Gënjeshtrat e mëdha të Berishës për dhjetorin ‘90

11 Dhjetor 2014, 15:03Politika TEMA

Një nga obsesionet e Sali Berishës ka qenë gjithmonë tendenca për ta rishkruar historinë ashtu siç do ai. Këtë ka bërë edhe në rrëfimin e tij të gjatë për nëntorin ’90. Dje emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut ka ritransmetuar tregim të ish kreut të PD-së lidhur me atë që ndodhi në vitin e parë të demokracisë. Dhe aty Berisha gënjeu disa herë. Dhe fjala gënjeshtër nuk përdoret për interpretimet, por për faktet. Ndoshta është e drejtë e doktorit ta paraqesë si një akt heroik, mbledhjen e intelektualëve me Ramiz Alinë. Ndoshta është në lirinë e interpretimit të tij të thotë se mendonte që në atë kohë donin ta burgosnin, apo të justifikojë qëndrimet e para pro ramiziste të PD-së me kujdesin për të shmangur gjakderdhjen.

Por, ai nuk mund të gënjejë për faktet.

Së pari Berisha tha se rënia e monumentit të Enverit ishte një ngjarje e planifikuar nga PD-ja ndërkohë që ajo qe një lëvizje spontane e studentëve dhe qytetarëve të Tiranës që e la udhëheqësinë e PD-së në bisht të saj. (deri më sot nuk ka asnjë provë, asnjë dokument që të vërtetojë ashtu sikurse thotë Berisha se edhe data e rrezimit të monumentit qe e planifikuar nga PD, për atë ditë).

E dyta, Berisha gënjeu kur tha se qe në shesh dhe se i takonte të qe vetëm aty, në momentin kur u rrëzua Enver Hoxha. Edhe kjo është e pavërtetë. Ekzistojnë pamje filmike (Fevziu I’a përmendi gjatë intervistës) që tregojnë se Berisha vetëm kalon në shesh me makinë, më shumë për të kuptuar se çpo ndodh, si një njeri dhe një lider të cilin paparashikueshmëria e turmës e ka lënë disa hapa pas.

E treta, ai tha se nuk ka pasur as rivalitet dhe as mëri me Pashkon. Por kjo është një e vërtetë që e dinë të gjithë, se, që pas prishjes së qeverisë së stabilitetit ata u bënë armiq. Berisha gënjeu rëndë për mocionin që i bënë kundërshtarët e tij duke e paraqitur atë si një nismë që u votua dhe nuk fitoi. Ata donin të krijonin parti tjetër dhe nuk u përjashtuan tha ai në kuadrin e rrëfimit për Pashkon.Por ai harroi me qëllim të përmendte që me urdhër të tij, sapo u krijua parlamenti i ri, Gramoz Pashkos iu hap një çështje penale për një problem banal ndihmash.

E katërta, qëndron në marëdhënien e tij më Azem Hajdarin, për të cilin tha se nuk ka pasur kurrë probleme duke e harruar përplasjen e tyre të madhe kur Azemi donte të ngrinte sindikatat, apo kur u fut në grevë me të burgosurit politikë. Berisha harroi të përmenddte sulmet mediatike që iu bënë me urdhër të tij dhe me ndihmën e Gazidedes, Hajdarit, të cilin gazetat Albania dhe RD, e cilësonin thjesht si një kontrabandist. Të gjitha këto Berisha i mbuloi me shprehjen « ne na mbante bashkë PD-ja, Azemi nuk e imagjinonte të largohej prej saj ».

Lapsi.al

26 komente në “Gënjeshtrat e mëdha të Berishës për dhjetorin ‘90”

  1. X says:

    Amon mer, nuk u lodh ky popull me kte njeri anormal ,
    kte fallsitet njerezor ?!
    Mblidhini bashk mer te gjithe grupin e llapaqenve salen me fevziun me tosin , me cilin me mucon e te bejne llogje gjithe diten ne noj TV , qi t’knoqen tifozat e anadollake ,qe s’rijn dot pa kto tipa ,qe per nji bote te qyteteruar do ishin tashme ne kazanet e plehrave te historise.

    1. To be or not to be says:

      Sa komik qe jane,jo vetem keta po dhe ne populli qe vazhdojm i lejojm te nderhyjne ne te drejtat tona themelore dhe nuk veprojm si me causeshkun ne rumani me saliun e nexhmijen te gjithe me radhe.
      Jemi me te vertet shume qesharak ne lejojme dhe nje gazetar spiun servil,kopil qe ka cdo gje,pluku i lushnjes i kujton gje blendi fevziut,apo jo thoni ju????ja kush eshte blendi se ndryshe nuk shpjegohet se si nje katunar nga nje fshat i lushnjes ka arritur deri ketu!!!
      Ja cfare shkruan kastriot islami per fevziun
      http://spiderinformazione.blogspot.it/2014/09/kastriot-islamikush-eshte-blendi-fevziu.html?m=1

      1. Denisa says:

        Nuk eshte Kac Islami por Kastriot Myftari qe ka shkrujt per Blendi Fuksziun!

  2. Pilo Lala says:

    Jam shume kurioz qe Tema vazhdon te botoje cdo veprim, apo thenje te Berishes.
    Fakti qe analizohet kaq imtesisht intervista, eshte qe Shqiptaret vazhdojne ti kene syte nga Berisha, cfare tha, cfare hengri, cfare veshi, ke vuri ne Facebook.

  3. FATION says:

    Levizja e vetme qe i dhe fund komunizmit nuk ishte dhjetori por ambasadat qe filluan te dergonin para dhe mallra ne Shqiperi si edhe te tregonin sa mire jetohesh ne perendim. Ketu erdhi fundi ndryshe asgje nuk dfo te kishte ndodhur dhe hapja do te ishte me elastijke. Mbase do te ishte me mire se nuk do te shkaterroheshin fabrikat, kopshtet, stallat pularite dhe e gjithe industria shqiptare si edhe shteti shqiptar duke perfumnduar ne anarshi totale pa ligj dhe pa asnje vlere morale….

  4. Ja ke fut kot says:

    Nje dite para hedhjes se bustit, Blendi Gonxhe ne mos gaboj do te thoshte: te te them nje fjale tek veshi, o Enver me mire ik vete naten nga sheshi o enver. Pra, qe ishte dicka e planifikuar dhe iu be thirrje qe ta hiqnin. Nuk e hoqen, atehere populli i Tiranes e morri zvarre dhe studenet as kishin lidhje fare me bustin dhe rrezimin e tij. Busti u rrrezua dhe u terhoq me nje makine skode. Sa per sqarime mbi ato qe ose bejne sikur nuk i dine, ose i pelqejne te manipulojne cdo gje

  5. ARI says:

    SEKRETARI I PPSH;I lodhur nga rregjimi prej te cilit gezoj me te mirat e mundeshme,perveshi menget per te shkateruar kalane e ndertuar nga Ai vete,Ju futi brylat dhjet-oristeve dhe mori timonin ne dore per te drejtuar katrahuren,MERITA e Tij me spektakolare eshte se edhe ate pak te djathte te mbijetuar e xeroi,per te sunduar te qete ishet.

    1. Sulo Permeti says:

      te ndjerit Gramoz Pashko,jo vetem ate e shkateroj,por edhe te jatit te tij ja hoqi eshtrat nga varri,dergoi bandat e sali lushes (nipi i tij)dhe i perdhunoi vajzen e tij-ky eshte mostra sali!!

  6. ARI says:

    Sekretari i PPSH;i cili gezoi te gjith te mirat e mundeshme te atij sistemi,perveshi menget per shkateruar ‘kalane’ e ndertuar prej atij vete
    E vetmja gje per te cilen duhet te dekorohet eshte ‘xerimi’ i asaj pak te djathte qe mundi te mbijetoje,mision te cilin e kreu ne menyre prefekte duke lene ishet ta shkerdhejne kete vend.

  7. albani says:

    Ku na u be si ajo plaka me shami ne koke e me nje hundë te sajuar sa të ketij merumit.po hik mor te ikshin leckat e mos u duksh.po hik or plak matuf me alziajmër qe gbithnjë flet për art e broçkulla.

  8. pronari says:

    Xhahili Berishe ose kelyshi i fshatarkes Sheqere eshte jo vetem genjeshtar por edhe hajdut.Do te mbahet mend gjate ne histori si kusar dhe shkaterrues i vendit te tij,Ka aq shume fakte per bemat e ketij fshatari te pagdhendur sa une nuk e kuptoj se cfare presin qe ti tregojne vendin e duhur me gjithe kopilat e yij. Urimi im per kete monser vafsh ne hell son of the bitch.

  9. Qyteti "Student" says:

    ai karagjoz vjedh,falsifikon e genjen si profesionisti pinoku

  10. Astrit says:

    Po ne hale kur shkon Berisha o Mero, si e ben? Se mbas bythe i ke ndejt per sh vite!! Lere Berishen e meru me gafat diletanteske te Rilindesve buzequmesht nqs e mban veten per intelektual. Berishen e morem vesh kush eshte. Demasko rilindasit se qekan shumefish me te rrezikshem

  11. era says:

    Ti FATION ke te drejte por kurvelliku i shqiptareve (nuk e konsideroj fare politiken se dihet qe eshte nje Kurve e madhe)eshte se bejne sikur nuk e kuptojne se kjo qe erdhi nuk ishte demokraci por anarshi per cubat horrat, kriminelet, hajdutet, te licensuar nga kryekurva perendimore qe e deshte Shqiperine FERTELE, si placke tregu per pazaret e veta si dhe per ti treguar botes se ja ku te con komunizmi.
    Nje komentues ka thene per kete Fevziun se ngjan si ashtu.. lere fare.. ka te drejte, ashtu ngjan.

  12. Kruja says:

    Njeriu I Papergjegjshem gjithmone flet sipas deshires. C’fare ka ketu dicka te re per Berishen.

    Ky gjithmone keshtu ka folur, sic I ka ardhur per mire. Njeri I Papergjegjshem.

  13. . says:

    Ky malok-psikopat, Ky plaku-Mere

    nuk do t’i shpetoje Drejtesise per gjithe ato bema,
    vrasje dhe eliminimesh te intelektualeve te mirefillte
    te civilizuar qe u larguan jashte Shqiperise sot mbushur
    vetem me Maloke dhe Provinciale injorante pa shqiptare te civilizuar.

  14. X says:

    Kur do t’a shohim ne burg kete moster shpellash me zemer egeresire ?

    E keni pare si po ja ben ZOTI fytyren ?

    “GERXHE me GROPA si SHPELLAT e zeza” …

    dhe shpirtin gati per ne FERR.

  15. titi says:

    Komunisti me i eger,me i ndyre,me servil i komunizmit behet kryetar i pd dhe turmat komuniste dhe sigurimsa i shkojne mbrapa,qe ketu ketij populli duhet hequr vize.

  16. Treviso says:

    Une habitem me koke zbathurin qe e merr ne interviste kryekriminelin dhe tradhetarin e popullit. Kryekrimineli munde te merret ne interviste vetem nga prokuroria. Kupa e tije eshte mbushur qe me formimin e piramidave ne 1995. Kryekrimineli duhet te ishte arrestuar ne shkurt te 1997, pasi falimentoi shteti. Po te ishte arrestuar ne kete muaj nuk do kishim hapjen e depove te armeve, nuk do kishim eksode.Nuk do tu mbyste ne Mars 1997 ania me 123 persona ne kanalin e Otrantos. Nuk do tu vrisnin me qindra tropojane. Do te jetonte dhe Azem Hajdari,Remzi Hoxha. Nuk do te merrte permasa te medha ligji i Leke Dukagjinit. Nuk do te kishte vlla-vrasje. Kryekriminelit i peshojne mbi shpine 10 mije viktima. Te mos llogarisim shkaterrimin e ekonomise dhe shkaterrimin e imazhit te vendit. Lind pyetja: Kur do te çlirohen shqiptaret nga ky malukat, shume irrezikshem per njerzimin. Kam qene dhe mbetem gjithmone opozitare. E kam pelqyer gjallerine e qeverise Rama, por dhe ka bere shume gabime. Veshtirsite jane shume te medha per kapercimin e kesaje situate ekonomike, qe gjendet vendi. Pa u riformuar institucioni i drejtesise nuk rregullohet edhe gjendja ekonomike, nuk rregullohet shteti.

  17. Gezimi says:

    Nuk e kuptoj, si kane durim njerezit ta degjojne kete cpecie, kur kane kembe te ikin!

  18. lili says:

    Vertet mero pse ende na lodhe me kete nje ri:ti ia di ma mire se ne gjithe poshtersite,pra pse lodhesh me historia kot,behu Burr edhe ti edhe tregoj gjithe rastet kur bashke me te kemi punuar ne de te shqiptareve!
    Per berishen spiun ka dos je.fatkeqesia eshte se kur dollem me keto régime ,ti e albania e mbrojtet,

  19. zyber says:

    Komunizmi shqiptar rrezoj vetveten. Komunizmi ishte shembur ne vendet e lindjes qe ne vitin 1989. Berisha me shoket e tij e vonuan shembjen e komunizmit ne shqiperi. Historite e tij per shembjen e komunizmit jane si ato te rregjimit komunist per luften nacionalclirimtare.

  20. I shqetsuari says:

    Gjithe jeten ka genjyer dhe nuk di te flase ndryshe pse duhet ta beje kete gje kete radhe.

  21. gerti says:

    isha gjimnazist i asaj kohe te sami frasheri mbaj mend qe kishim vajtur te qyteti studentit nga mbrapa dhe berisha mbante fjalim ne nje moment na beri thirrje per te hedhur ne ajer librin e ppsh me kopertine te kuqe gje qe e dinim para se te arrinim aty , besoj se duhet te jemi gjithnje te sinqerte , berisha per ate kohe kishte meritat e veta me genjeshtrat e domosdoshme,, ndersa per sot me duket se spartak ngjela i eshte afruar me shume pershkrimit te figures se berishes kur thote se ”e perkraha po ku e dija une qe do te vidhte me mijera hektare ”

  22. Siguria says:

    Lereni te flase ky e mbylli ciklin!Apo perben lajm me interes.Mos e hutoni popullin me Berishen sepse sipas shenjave do kujtohet me gjate ky i gjati me keto qe po ben.

  23. Leone-53 says:

    “Te lumte” butha Sali Berisha ku ke 24 vjet qe tallesh me shqiptaret e nuk te ndodh asgje per keto poshtersira qe ke bere e po bene !…
    Komentet e tjera jane te kota !…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje