Fatos Lubonja komenton papagallin e Ramës: Ne jemi të varfër, duam një kryeministër që të na dojë

11 Dhjetor 2014, 15:01Politika TEMA

Fatos Lubonja ka komentuar foton e dy ditëve më parë të kryeministrit Edi Rama me një papagall.

Sipas Lubonjës, me atë papagall Rama tregonte se sa i kënaqur është, por ai thotë se shqiptarët janë një popull i varfër dhe kanë nevojë për më shumë dashuri nga kryeministri.

Sapo pashë këtë foto mu kujtua një tregim i Floberit, të cilin më është dashur t’ua komentoj disa nxënësve. Ka një libër ai, “Tri rrëfenja”, dhe është njëra prej tyre që titullohet: “Një zemër e thjeshtë” ose ndryshe “Një shpirt njeriu”. Ajo është historia e Felicitesë apo në shqip e Lumturisë. Feliciteja është një grua e thjeshtë, e cila ka shërbyer me shumë dashuri, ka dashur nipin, ka dashur një vajzë aty ku ka shërbyer. Është një njeri që jep dashuri pafund, por këta njerëz që do, i vdesin me radhë.

Në fund fare, lidhjen e fundit që ajo pati, e kishte me nje papagall që quhej Luluja. Feliciteja, sa ishte gjallë papagalli, e donte si  fëmijën e vet sepse aty e projektoi dashurinë. Pastaj i vdiq papagalli dhe e ballsamosi. Dhe kur vdes Feliciteja, në vënd të pëllumbit i shfaqet papagalli si simboli i shpirtit të shenjtë, pasi dashuria për papagallin ishte shumë e madhe.

Pra, këtë e thashë për të treguar se si e interpretoj papagallin. Ai kujtimi që më dha mua kjo foto, është ai kujtimi i nevojave që ka njeriu për të dashuruar, për të bërë mirë. Ne jemi popull i varfër dhe kemi nevojë që kryeministri të na dojë.

Mirëpo, tek ajo fotografia, ai duket shumë i kënaqur, nuk i mungon dashuria e njerëzve të tjerë dhe i kanë lënë papagallin. Ai duket i kënaqur se e do gjithë bota dhe papagallin e ka për t’u tallur. Ndërkohë që ne, një popull i varfër, kemi nevojë për një kryeministër që të na dojë. Të na japë një çikë më shumë dashuri, siç jepte ajo zemra e thjeshtë e Felicitesë. Ky është asosacioni që bëra unë“, thotë Lubonja për ABC News./b.l

38 komente në “Fatos Lubonja komenton papagallin e Ramës: Ne jemi të varfër, duam një kryeministër që të na dojë”

  1. Gentile... says:

    Paret ju a dha Kryeministri ,si cuna tirone qi jeni .
    Tani cfar kerkon akoma Tosi etj, ti japi edhe noj puthje kryeministri ?!
    Oj kuje zeze . Ndohsta ndonji hu boothve do ju shkonte me mire

    1. edi says:

      …kryeministri yne po meson papagalcen…

      1. Gentile ... says:

        edi ,
        hecmo…kane edhe kto magjin e vet .
        Nga te tille zogj inteligjent si Ara , ke c’meson ?

  2. Gentile... says:

    Paret ju a dha Kryeministri ,si cuna tirone qi jeni .
    Tani cfar kerkon akoma Tosi etj, ti japi edhe noj puthje kryeministri ?!
    Oj kuje zeze . Ndoshta ndonji hu boothve do ju shkonte me mire

  3. Edi says:

    O toso a e morre 10 milionshin dje.. Ti i varfer nga mendja ndoshta

    1. albina says:

      o edi kemi 24vjet qe paguajme per burgaxhinjte se prinderit tane te ndershem qe i dhane dhe shpirtin shqiperise nuk moren asgje dhe ai zgjyra merr dhe fut ne xhep 10000000lek gaboi dhe u denoa ashtu ishte sistemi dhe cfare kemi ne qe duhet te paguajme taksa dhe me to shteti paguan burgaxhinjte kur do vihet ne qender te vemendjens njeriu i drejte e punetor dhe te marre dhe ai shperblime si burgaxhinjte nga 10000000lek qe prinderit tane si kane pare tere jeten e tyre dhe ai monstra ne cdo dalje ne tv merr minimumim 400.000lek ne cdo dalje
      dhe sngopen ky pop jemi ne dhe mire na e bejne.

      1. skandaloze says:

        Pikerishte kjo eshte farsa e Rilindasve se ne vend qe te menaxhoj mire me efektivitet buxhetin e shtetit dhe finyncojne ne prirjoritete/nevojat e institucione, qe ti vijne ne ndihme ktij populli ,sapo erdhen ne pushtet filluan moren Miljona kredi gjithandej bankave te botes per te paguar dificitet e sali berishes . Dhe e filluan me biznesin qe ishte debitor berisha ,(gje e cila ishte nji mashtrim ,qe rilindasit bene nji sy qorr ,sepse heh..kuptohet ,perfitimi personal miljona) sidhe tani po demshperblejn figurat me te peshtira te shoqerise shqiptare pra gjithe psuedove e llapaqenerise shqiptare . Asgje nuk kane bere per pronaret ,asgje nuk kan bere per ti ardhur ne ndihme ktij populli .Perkundrazi kto pare i kane marre kredi ne bankat europiane apo x bank ,qe do te thote rriten borxhet pro shqiptare ,sepse shtetti shperblen miqte e vet. Fuck Rilindje mashtruse.

  4. EleΥΘeriskeΨi says:

    I sakt z. Lubonja!
    I krekosur dhe i kapardisur karshi papagallit te jep pershtypjen se ka humbur lidhjen me realitetin dhe ka dal jashte orbites.

  5. Eraldi says:

    Nje kryeminister qe luan me kukulla leshi, duke u paguar nga parate e Shqiptareve pa ofruar asnje vlere pervecse faktit qe eshte kryeminister, ose eshte nje psikopat ose ka nje mbeshtetje per interesa te kunderta me ato te popullit qe ai perfaqson. Do ta shikojme ne kohe se c’fare eshte kjo, por mendoj se jane te nderthurura te dyja bashke. Dava politikanesh Shqiptare kjo pune!

  6. njera says:

    nuk po di me si te bej me kete lubonjen, jam bere si muc nano, s’po di, te qesh apo te qaj. po i lyp dashuri kryeministrit ne emer te shqiptarve!? lypa faqen e zeze ka, pa gjo nuk t’len – keshtu thote i madhi popull.
    po te isha kryeministri do t’i thosha;
    KUSH TE shan TE DO, pale kush te rreh, = luan menc per ty
    reagimin e lubonjes, pas kesaj, si gjithmone do te ishte MISTER….uuuuuuuu
    ky dhe tak njgjela xhanem, vari leshte jane bere

  7. Sinani says:

    Une nuk mund ta detyroj dike te me doje, por te me respektoje si njeri po! Edhe Rames nuk i kerkojme te na doje, por te na respektoje! Kete e ka per detyre! Nese do te na donte aq me mire, por mua me duket luks i tepert. Qe nga koha e Enver Hoxhes, kur une kam lindur asnjehere udheheqesit nuk e kane dashur dhe respektuar popullin! Ndaj dhe ky qe kemi ne krye nuk do te beje perjashjtim! Megjithate ne duhet te kembengulim me shume force qe ai te na respektoje! Sa per Lubonjen, edhe ai ben pjese ne grupin e njerezve qe jo vetem nuk e duan dhe respektojne popullin, por e infektojne me lloj lloj virusesh te dala nga paranojat e tij, fatkeqesisht te kohes se komunizmit!

  8. Billy1 says:

    Nuk e ke gjet dicituren? Te vuri Rama ne pune.

  9. tos gallata says:

    Popull leshi,
    ngeli tere jeten duke u morr me kto papagajt tosi,fevziu,mucua, cili etj . Te ishte ndryshe kjo shoqeri kta te gjithe sot kushedi ku do ishin ke kodrat e sharres apo ne noj strehim te padukshem .
    popull gallate qe srri dot pa gallataxhijt .

  10. frank says:

    Edi Rama nje narkicist dhe pjelle e mbeturina kamuniste.le te hajne njerezit kostumet e rames nga 5mije euro dhe pordhet e tij neper bote sikur eshte kryministri i norvegjise.njerezit ne shqiperi ka dy zgjedhje para greminen apo mbrapa permbytjen.rama eshte nje politikan i keq dhe njeri i lindur dhe i rritur ne komunizem pra gjakpires pa zot.ta gezoni thonjepaprerin homo.

  11. ciftja says:

    O Lubo shko e bej qejf me leket e internimit, dhe leri prallat pa pike lidhje. Ne nxorre mallin e Foma Fomicit tek “I Huaji” i Dostojewskit. Po e perseris, Kina te qifte ropt tyedhe meros qe publikon brackullate tu. Dhe beje nje kurs italishteje tani qe te morre leket, se dukesh si klandestin ne shtepine tende me ato terminologji italiane qe perdor… Pra mos harro kinen…

  12. titi says:

    Tosi edhe i jati i mori te gjitha kestet,tani i duhet edhe nje kryeminister qe te bej dashuri.
    Po nje pyetje kam per Tosqorrin:po ata qe persekutoi i jati i Tosit pse nuk po i marin?ja kete beri salikomunisti qe jo vetem pd e mbushi me komunist dhe sigurimsa(dhe u bene milioneret me te medhenj),por edhe te persekutuarit komuniste qe kishin persekutuar me qindra,u demshperblyen te paret.Prandaj edhe tosqorrit i duhet nje kryeminister si saliserbi.Po ne gjurmet e salisheshelit po ecen edhe edpalloshi.

  13. Wendy-B says:

    Nga “inati” s’ te ka bo syni drite cuno, e kishe fjalen “narcissist”???

  14. Claus says:

    Ka qene nje nga mbremjet me mbreselenese, ajo nate, kur bashke me disa miq te mi pame per 100 minuta filmin “Nje zemer e thjeshte” sipas krijimit “Tri rrefenjat” te Gustave Flaubert.
    Ishte nje mbremje mbreselenese, ku pothuaj te gjithe ata pjesemarres sollen interpretimet e tyre ne ate salle te vogel, por plot shpirt njerezor.
    Dhe ja Lubonja sot me nje te “papritur” te kendshme me ktheu prapa ne kohe duke me sjelle kujtimet dhe mbresat e atij filmi, mbi te cilin te thuash se vura gjume ne sy eshte pak.
    Nga shtresa dhe botekuptime te ndryshme vinim ne ate mbremje, si dhe une qe Balzac-un dhe perfaqesues te tjere te realizmit francez i kisha lexuar ne shqip, por ne nje gje bashkoheshim te gjithe:
    Ne njerezoren!

    Sa shoh sot ne Shqiperi “Felicitas”, gra dhe vajza pa arsmim, te varfera, qe kane pesuar fate aq te dhimbshme ne jete, gra dhe vajza qe behen therror per prinderit e tyre te varfer, per femijet e tyre, per cdo gje qe me mundin dhe gjakun e tyre duan te dalin nga skamja dhe mjerimi ku i ka mberthyer jetesa ne ate shoqeri te ftohte dhe inhumane, tek te cilat askush nuk sheh, qe edhe ato kane ne shprtin e tyre pasuri te medha dhe zemer te madhe.
    Ato mund te ngrihen me shpirtin dhe zemren e tyre te thjeshte me lart se ca pasanike te ndyre dhe plot shemti, ngrihen me lart se ca femra qe nepermjet asaj bukurie botoxiane rrezatojne mjerim shpirteror.
    Dilni pak nga “blloku” dhe shihni per ca minuta mediat vizive qe te bindeni.

    Ja ajo, Felicita, qe ne jete pati vetem deshtime dhe fatkeqesi, se ciles i humben njerezit e saj me te dashur, se bashku me ate papagall qe e vuri ne vend te “shpirtit te shenjte” te cilin ne fund e takoi larg ne qiell duke fluturuar, kur edhe ajo vete mbylli syte, kishte nje bote me te pasur me te plote, me dinjitoze, se sa shume personazhe politiko-mediatike, perfshi dhe kryeministrin, qe vec neverise nuk te ngjallin gje tjeter.

    Sa kenaqesi ndjen Rama, perballe atij papagalli me ate pellush te ngrohte duke te dhene pershtypje e nje femije te vogel qe gjen ngrohtesi ne atmosferen e pragkrishtelindjeve, kur nenat ne ato vende te ftohta ne Veri te Europes cojne femijet e tyre ne shtrat me ndonje kenge si “Nate e qete, nate e shenjte” dhe ata me ate pellush ne duar plot lumturi mbyllin syte.

    Eshte nje kenaqesi “migjeniane” ketej nga anet tona ose “floberiane” andej nga anet e frengut, te cilet ata plot art dhe humanizem na i kane sjelle ne, brezave te ardhshem.

    Migjeni me “Nje balade Qytetse”, Flaubert-i me “Nje zemer e thjeshte” dhe …kryeministri i cili argetohet me ate papagall me pellush.

    Ja, kjo eshte piktur-sarkazma me e hidhur e shoqerise tone, ne kete prag dimri te ftohte.

  15. england says:

    Ne fakt kur nje kryeminister del ne nje foto me papagallin,cdokush mund ta interpretoje kete foto sipas oreksit te tij.Por qe ti kerkosh dashuri kryeministrit kjo eshte e teperuar!dashurine ta dhuron familja perfshi dhe shoqerine,nese ekziston nje e tille!pra jane nena babai,motra,vellai,apo vajza dhe djali ato qe merr dhe jep dashuri,kryeministri te garanton siguri,mirqenie apo punesim.Perfundimisht Fatosi por dhe ky Claus-i i kane dhene trurit leje te perjetshme…

    1. MARA says:

      Claiusi dhe Fatosi jane perhere tendencioze. Nje gje qe e ke thene njehere edhe sheqer te jete nuk te shijon me po e perserite. Kjo eshte nje melodi e vjeter

  16. Sukoli says:

    Ik ore zorre e trashe.

  17. . says:

    O Tos-Toci akoma vazhdon te flasesh keq per mikun dhe shokun tend Tirans ?

    Pse kaq i keq nga shpirti … kur me Gjergj Zhein keni ngrene dhe pire tek shtepia e Z.Rama sa here keni dashur ?

    Ndrysho “kurs” se je ne drejtim te gabuar … dhe boll degjove Plakun-Mere Sal Bishen.

    Shoku nuk harrohet kaq shpejt.

  18. !!!!!!!! says:

    Ky ka dale si nje femi i gezuar qe ka marre nje papagall dhurate per ditelindje ,Nuk ka asnje Kryeminister ne bote ,qe bene selfie me papagall loder .Ljm Shwiperia per kete Rr….

  19. Vunoi says:

    Kryeministri praktikohet me papagall,degjon veten
    Lubonja psikollogjis zogjte,nxjerr konkluzione per udheheqesin.
    Dear leader Kim jong un,ne kohen e lire.

  20. Vullneti says:

    Thone qe njerezit duan ato kafshe qe i afrohen me shume personalitetit te tij. Duhet te jemi te kenaqur qe ka pozuar me nje papagall dhe jo nje kafshe tjeter. E shumta qe mund te beje jane pallavrat.

  21. ben says:

    Kryeministri eshte i kenaqur se parardhesi i tij ka zene vendin e papagallit dhe normalisht kjo nuk ju pelqen juve prandaj na tregon histori me Hirushe. Mbaj per vete se ne nuk duam ti degjojme, sidomos nga ju qe pak ndryshim keni nga ai qe mban nedore Kryeministri.

  22. Nivica says:

    Shoh nje Rame kapadai, sarahosh, fodull, mendjemadhe, mosperfilles, i kenaqur me veten, qe se can bythen per popullin, te varferit. Nje nje nga ata qe ne Malesite e Veriut i mallekojne “Te hyrte vetja ne qejf Kolo”, qe perfundon ne “The qafe”. Sic duket keshtu do perfundoje.

  23. Tope tope papagalli says:

    Mbaj mend kur nje mik me ftoi qe te shkoja ne fushaten qe bente Rama ne rrethin e Vlores. Rastisa ne Llakatund dhe Kanine. Ato qe tha ne Llakatund, i perseriti si papagall edhe ne Kanine me pike e me presje (sidomos ceshtjen e ujit), nderkohe qe e shoqja Gjermane e Klosit kishte hipur ne rrenojat e kalase se Kanines per te shkrepur foto te rrethi qe rrethonte papagallin.

    Me beri pershtypje fjalimi i papagallit dhe qe atehere e kuptova qe ishte fol te flasim sa per tu bere Kryeminister me votat e budallenjeve qe e rrethonin.

  24. Opinionisti says:

    Fatos Lubonja eshte nje emigrant italian per mendimet e te cilit nuk eshte se me plas shume.

  25. LexuesiTemes says:

    Ti je kokrra e trapit o Tosi.
    Tani e kuptoj une Enver Hoxhen pse ju ka denuar, se kur jeni te lire ti 8ju9 e paskeni keqperdorur.
    E cna plas ne si e perjeton ti nje foto? Pse duhet patjeter ta botosh ose ta thush ne lajme..? GJa ti je njeriu i zgjut!
    Ik o pallosh!

  26. adi says:

    Pse mos të jesh i kënaqur o Edi. Populli ç’ka kërkuar k

  27. adi says:

    Pse mos të jesh i kënaqur. Populli çka kërkuar ka gjetur. Mirë ja ke ba atij populli.

  28. H Malo says:

    Fatosi e ka gjetur padashur diçituren. Ajo ka te beje jo me permbajtjen e tregimit te mrekullueshem te floberit, por me
    emrin e papagallit ne ate tregim.

  29. Tomorr says:

    Nese ke nje motiv per te jetuar vitet qe te kane mbetur ti Zoti Lubonja -ke urrejtjen ndaj Rames.Oh sa humane per ty kjo ndjenje.
    Po edhe Rama qe nuk merret me ty po ta mban ndezur me shume kete motiv.

  30. Emigranti says:

    Tosi ti u shperbleve per burgun qe bere ne baze te ligjeve qe vuri babai jot keshtu qe ti duhet te jesh i kenaqur,paguhesh mire dhe kur ben Analistin duke hedhur balte mbi Skenderbeun edhe kur mbeshtet ate kelyshin sigurims bashke me mikun tend Percin qe edhe ai duhet te shperblehet se e kane trajtuar keq sigurimsat.
    Ju te gjithe jeni per te qare hallin ,mjer ne te shkretet me ke kemi te bejme,ah harova ty nuk te ftoj ne shoun e mjeraneve te Fevzos qe dukesh si Zvaranik I lengezuar.

  31. sali maloku says:

    O TOSI sa leke more me kestin e trete

  32. Akil says:

    Nuk eshte naiv K/m per nje foto te tille
    -Sa naiv je luba !
    -Fol e fol e u katandise ne nje mesues fshati.
    Kjo foto eshte nje kurth Nga ana e K/ministrit
    sepse ai s’ka te beje me tallje per popullin fukara!
    Por tallje me lul bashen qe e imiton si papagall
    Ky eshte kend veshtrimi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje