BIRN/ TemA
Në Shqipëri manipuluan me Fahri Balliun. Kunata e tij ishte administratore e kompanisë dhe zyrtare e lartë e shtetit shqiptar. Gazeta TemA ka zbuluar skandalin vite me pare. Një hetim një vjeçar i BIRN zbulon prapaskenat e zgjerimit të rrezikshëm të gjigandit të ndërtimit “Alpine Bau” në rajonin e Ballkanit dhe se si ky zgjerim qe faktori madhor i shkatërrimit të tij.
Shqipëri: paratë e transferuara në parajsa tatimore
Rrjeti i njohur i gazetarisë investigative në Ballkan, BIRN, ka hetuar veprimtarinë e kompanisë “Alpine Bau” në Ballkan dhe mes të tjerash në Shqipëri, duke zbuluar se kompania përveçse ka fituar miliona euro nga buxheti i shtetit shqiptar, i ka transferuar ato në parajsat fiskale jashtë vendit. Adminstratore e kompanisë në Shqipëri ka qenë Blegina Agolli, kunata e Fahri Balliut, i afërt me Lulzim Bashën në atë kohë. Falë ndërhyrjes së tij, kompania mori disa nga tenderat më të mëdhenj në vend, mes të tjerash, mbikalimin e Tiranës, rrugën Levan- Vlorë, segmentin Fratar- Tepelenë, që nuk e bëri kurrë, si dhe TEC-in e Vlorës. Të gjitha këto investime të ofruara nga buxheti i shtetit kapin një shumë rreht 150 milion euro.
Sipas BIRN, në Shqipëri, 1.4 milionë euro janë transferuar gjatë vitit 2012 te një kompani misterioze nga Qiproja e quajtur “Windforce Estate Limited”, e cila ishte në pronësi të një kompanie tjetër guackë, e rregjistruar në Ishujt Marshall. Pronësia më vonë është bartur te punonjësit e një zyre ligjore qipriote.
Transfertat u vunë në pikëpyetje në një raport të “Deloitte”, e cila qe ende e punësuar si auditor në degën e “Alpine Bau” në Tiranë më 2013 dhe që u sigurua nga DATUM dhe BIRN.
Pagesat për “Windforce” gjatë tërë vitit 2012 ishin për punë të tilla si “përfaqësimin dhe këshillimin, asistencën materiale në të gjitha takimet, diskutimet dhe informimet”, sipas faturave të siguruara nga reporterët.
Faturat i drejtoheshin menaxherëve të Tiranës, Manfred Deppe dhe Amadeo Garcia, mirëpo auditorët nuk ishin në gjendje të gjejnë dokumente të tjera që kishin të bënin me marrëveshjen, duke përfshirë një kontratë ndërmjet “Alpine Bau-t” dhe “Windforce-s” sipas specifikimeve të dhëna në fatura.
Puna konsultuese e “Windforce-s” lidhej me dy autostrada që po ndërtonin dega e Tiranës e “Alpine Bau” dhe partneri i saj grek “AEGEK”, pasi “Alpine” fitoi kontratën më 2008. Këto projekte janë paguar nga fondet e BE-së dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Por, projektet për rrugët në mes Vlorës, Tepelenës dhe Levanit filluan të kushtonin gjithnjë e më shumë, duke e detyruar qeverinë që t’u drejtohet donatorëve për më shumë para. Por, edhe pas kësaj, projektet vuajtën nga probleme teknike dhe shkaktuan protesta të dhunshme nga fshatarët, të cilët ishin pronarë të tokës ku po ndërtohej.
Një segment vazhdon të jetë i papërfunduar gati pesë vjet pas datës së pritur të përfundimit më 2010.
“Deloitte” u ankua se kompania e konsulencës “Windforce” nuk ka ka dhënë ndonjë provë të punës së kryer bëri që “Alpine Bau” të mos kalonte auditimin financiar për Shqipërinë për vitin financiar 2012.
Auditorët vërejtën që përfituesi i pagesave dhe aksionari i vetëm i “Windforce” kishte vdekur në një spital grek në prill të vitit 2013 dhe si rrjedhojë nuk ishte në gjendje të ofronte hollësi të mëtejme të shërbimeve që i kishte ofruar.
Nuk dihet se kush ishte pronari i vërtetë i “Windforce Estate”, meqë ata që aktualisht janë në listë të punonjësve si sekretarë, drejtorë dhe aksionarë janë punonjës të një zyre juridike në Qipro – taktikë e rëndomtë ligjore për të siguruar anonimitet në parajsat famëkeqe fiskale.
Një ish-anëtare e lartë e degës së “Alpine Bau-t” në Tiranë, e cila tha se kishte parë çdo kontratë që qe nënshkruar, tregoi: “Kam punuar për vite me radhë për ‘Alpine’ dhe jam e tronditur për shumën e parave që i kemi paguar kompanisë ‘Windforce Estate Limited’, për shkak se nuk pashë kurrë një kontratë apo dokument relevant të lidhur me këtë kompani”.
Ndërsa paratë e thata derdheshin jashtë kompanisë drejt parajsave fiskale, nënkontraktuesit u lanë me borxhe shumëmilionëshe.
Kompanisë së ndërtimit “Alban Tirana” i detyrohet 2.5 milionë euro, pasi ajo fitoi një çështje në gjykatë ndaj Degës së Tiranës të “Alpine Bau” me pretendimin që kompania austriake padrejtësisht i kishte hequr atë në favor të “AEGEK-ut”. Kjo kompani nuk ka marrë ende as edhe një cent dhe ka frikë që nuk do të marrë kurrë asgjë.
E-mailet e shkëmbyera ndërmjet menaxherit të degës së “Alpine Bau” në Tiranë dhe likuiduesve shqiptarë gjatë muajit maj 2014 të siguruar nga “DATUM-i” dhe BIRN-i tregojnë që “Alpine” në Shqipëri nuk ishte në gjendje të aplikojë për falimentim edhe disa muaj pas falikmentimit të filialeve të saj më 2013.
Në fund, “Alpine” në Shqipëri nuk kishte fonde të mjaftueshme për t’i paguar tarifat e duhura për të aplikuar për falimentim.
Skandali financiar i Bashës dhe Balliut
Lulzim Basha, ish- ministri i Transporteve në atë kohë, ka vënë në lëvizje qeverinë shqiptare përmes një VKM-je në shtator të vitit 2007, për të paguar një shoqëri ndërtimi me vlerën 4.2 milionë euro, që përbënte dhjetë përqind të vlerës së projektit të rrugës Levan- Vlorë.
Blegina Agolli,(Kodra) kunata e Fahri Balliut, e cila ishte administrate e kompanisë “Alpine Bau”, një filial i bashkëdrejtuar me shtetasin serb Slobodan Markoviç), ka qenë në të njëjtën kohë dhe sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve prej vitit 2005 deri në vitin 2008, kur u detyrua të japë dorëheqje.
Pra, në vitin 2007, Agolli është paguar edhe si sekretare e Përgjithshme e Ministrisë, edhe si biznesmene me fonde publike të qeverisë.
Rruga Levan- Vlorë, e fituar nga filiali shqiptaro- serb i kompanisë “Alpine Bau”, kushtonte fillimisht 42 milionë euro, dhe u financua nga BERZH. Kredia për financim u miratua nga parlamenti shqiptar në dhjetor 2007. Por, Lulzim Basha vuri në lëvizje qeverinë shqiptare që të paguante dhjetë për qind të këtij projekti qysh në shtator 2007, ende pa u lidhur kontrata me financuesin. Kjo shkelje e rëndë ligjore, për të cilën Kontrolli i Shtetit bën përgjegjës Lulzim Bashën, vazhdon me një shkelje tjetër të rëndë, që ka të bëjë me Blegina Agollin, e cila në kohën kur është paguar nga qeveria si administratore e “Alpine Bau” në Tiranë me 4.2 milionë euro, ka qenë dhe sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
E njëjta situatë është dhe me segmentin tjetër Tepelenë- Fratar, ku ajo ka marrë fonde publike nga qeveria, ndërkohë që ishte zyrtare e lartë e saj.
Ky është rasti më flagrant se si një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar paguhet me miliona euro prej qeverisë për bizneset e tij, dhe nuk ka ende një hetim penal për të.
Lajme te tilla nuk perbejne asnje sensacion per publikun. E dime sh mire se kush ishin keta e cbene po spo kuptojme kta te rinjte se cpo katranosin! Asgje me shume se prangosja e njerezve fakira. Tabi presim Bracen dhe Taulant Pallen te na shpjegojne se si kane vjedhur keta!
Fahri balliu ky mosnter i medias se shkruar qe nuk di tamam gjuhen shqipe dhe qe ka qene nje spiun i kohes se mosnizmit, pas demokracise u hodh ne ane te kundert dhe ka vjedhur kete shtet aq shume aq shume, kjo ceshtje eshte shume flagrante per kunaten e tij qe punonte ne shtet dhe vilte ne te njejten kohe parate nga shteti. ky eshte nje rast flagrant per prokurorine, ne nje vend perendimor do ishte hapur ceshtja duke i futur ne burg keta njerez qe nga lul basha qe ka vjedhur kete shtet kaq shume, dhe tani vjell aq vrer qe te behet i besueshem , por ky njeri eshte nje hajdut qe vendin e tij do ta kete ne burg shume shpejt.
aldo
po per kryeprokurorin llalla bejne lajm??????
o Kuq e zi (se e di a ke per frutat e Apexit emrin apo per flamurin) un nuk e di ne cilen bote jeton ti, po une jetoj ne Shqiperi ku shqiptaret i dhane qeverise 85 vota ne parlament pikerisht qe te bente shtet! Llalla shkarkohet shume kollaj, i propozohet presidentit. Mqse presidentin keta se shkarkojne dot se duhen 93 vota i bie qe Erion Bracja e Taulant Palla te na tregojne histori e 5-6 vjet te tjera! Shteti behet si Saliu qe edhe me 71 vota e bente corap si i donte qejfi. Kta tonet e PS jane akoma ne autobus!
Ne qoftese genjen autori i gazetes futeni ne burg dhe nese eshte e vertete sekuestrim pasurie hajduteve dhe po vendoset nje trekendesh tek sheshi ne qender qe kur te shikojne ndonje qe te valevitet si flamur nuk i shkon mendja tjeter njeriu per poshtersira.Cfare degjojme,shikojme e lexojme kjo nuk eshte DEMOKRACI por HAJDUTERI.
dhe fajin e ka Edi Rama ,qe do te shpetoje shoqerine nga hajduteria .
dhe fajin e ka Edi Rama ,qe do te bej shtet !
shtypjani koken serbeve te qelbur…..
po tani a e dini se me se meret kjo Kodra,
Me nje funksion te rendesishem ne administrate, nuk eshte e thjeshte te jesh kunate e … shokut xhemal apo jo
Na e shpifet me keto lajme. Me vjen te uleras: Fahri Balliu, me pamje debili spiun i te gjithe regjimeve…….
Ju lutem mos jepni me lajme te tilla pervec se kur te futen ne burg…ne qofte se do te futen ndonjehere!!!!!!Bobo Fahriu me ate surat debili….
Pune muti kjo moe njerez.
Kjo nuk duhet te jet dicka e panjohur per shqiptaret . Dihet se kush kane qene ne pushtet ,ata e kane ndermjetesuar Firmen Alpin bau ne shqiperi .
Ne nji bised me disa miqe ne nji Bar ,nji nga te pranishmit i cili eshte nji shtetas prej Luxenburgu, por qe punon e jeton ne Austri me tregoj qe nji miku tij ka kontaktuar direkt me vajzen e kryeministrit Shqiptare berisha (pra behet fjal per Argita Maltezin) per ndertimine disa hidrocentraleve etj kontrata . Pra dua te them te gjithe duhet ta ken te qarte se gjithcka ka kaluar nepermjet Familjes berisha . Perse ja merr mendja dikujt tjeter te hynin firma te tilla te fuqishme ne shqiperi pa “viston” e kryeshkerdhates se shpelles ?! blliu dhe sumahollandeze basha dihet qe kan qen masha e birishit per te nxjer pataten nga zjarri .Por nji dicka eshte . Kjo nuk eshte e gjitha , Miljarda jane shperdoruar nga familja e kryekriminelit te shpelles . Rrnofshi e nigjofshi
Asgje te re s’na thote ky shkrim!
Dihet qe Balliu nuk leh kot se koti.
Sidomos shqiptaret duhet ta dine se cdo shoqeri pseudo austriake,pseudo amerikane apo pseudosviceriane Jane te familjes berisha and co me bashkpronar serbe!
O po cnuk kane bere keta rrugace vampirat e Saliut. O ZOT denoi perjete se gjykatat tona jane po ata njerez te Saliut qe kane vjedhur, vrare dhe masakruar jeten tone. Paskemi qene te forte qe i kemi duruar keta moonstra.
Edi Rama,hiq presidentin, ndertoni gjykate te re dhe kalbini ne burg keta vrases. Na moren ne qafe ne dhe femijet tane. Edi Rama , duam shtet. Jam shume e bindur qe po tu jepet njerezve alernativa jete me e mire apo burg per Saliun dhe ndyresirat e tij, jam 100% e bindur qe te gjithe jane me te cliruar dhe ndjehen me mire sikur te ndodhe kjo e dyta, pra burg perjete per kete pjelle te keqe te Sali bishes dhe kompani. Po te eleminohen ata dite me te mira do te vine per te gjithe ne.
PERDERISA SA RAMA SKA FUQI TU MARI PARAT E POPULLIT DHE TI FUSI BRENDA ATEHERE GRI SALLAT TI MERO DHE RAMA …………………
U lodhem me lajme te tilla…. thjesht per te bere zhurme…
A DO TE KETE KALLZIM NE PROKURORI PER KETE SHKELJE KAQ TE MADHE ..apo do perdoret thjesht per te degraduar kundershtarin dhe per te furnizuar gazetat me lajme bombastike …
U lodhemmmmm
Coje ne prokurori,,, Akuzo Bashen..
Ju po ndiqni politiken e ‘ katovices’ …’ Shahuni, grinduni beni sikur do ti beni varrin njeri tjetrit dhe ndani gjithshka mes vedit’ Asnje nuk preket… Tamam teater perpara popullit..
U LODHEMMMM MOS NA MERRNI ME PER DELE….
Keto jane mashtrime per publicitet, pse bar han qeveria dhe prokuroria. Ato ja tregojne vendin ne burg emrave qe permenden, nqs do ishin shkelje, sic i quajne keta gazetaret. Qeveria fut ne burg per 100000 lek drita e jo me per keto shkelje dhe vjedhje kaq te medha qe pretendohen. Duan te ulin figurat e ndritura te Lulit, Blerines dhe Fahros.
E po pastaj se vodhen ca ju duhet ju…….
Ky eshte nje shtet superhajdut dhe nuk mund te burgose tentakulat e tij, keshtuqe kot lodheni, vetem nje gje eshte per te ardhur keqe dhe turp qe fytyra primitive dhe ordinere si Fahro, Luli, Blerinat, Manushaqet etj, shkaterrojne te tashmen dhe te ardhmen e popullit.
Populli do rezultat (d.m.th.) kush ka vjedhur PRANGAT dhe jo llafe koti.
Eshte e kote te besh “propagande” nuk i ha kush keto sepse qe te dyja si PS-ja e PD-ja keshtu kane bere si kur kane qene ne pozit e opozite !?…
Duhet BURG dhe SEKUESTRIM PASURIE E VJEDHUR.
Smeret pra ky palloshi gjate kryeminister me keto gjera, sa shpejt e harroi mbikalimin e hyrjes ne Tirane ku Basha i groposi 1 milion dollare kot, le Grdecin, le rrugen e kombit, le Fazllicin e si kjo qe shkruan Tema, shkon e meret me bishtin me hajdutet e vegjel te energjise dhe me verandat e bizneseve, burracak qe ka frike Saliun eshte ky ndaj e ka humbur popullaritetin me pash.
O NJEREZ E DINI PSE SI FUSIN DOT NE BURG OPOZITARET E SOTSHEM .SEPSE PO VJEDHIN KETO QE JANE NE QEVERI SOT. PAS VITIT TE RI U SHPJEGOJ ME SHUME PER TAULANT BALLEN COMPANI QE PO NDERTON ME INVESTITORET ITALIAN KETO DITE NE TIRANE .KALOFSHI MIRE TE GJITH NGRIHUNI NE PROTESTA E JO NE KOMENTE
Me te drejte komentuesit shajne grinden revoltohen akuzojne qeverine Rama Meta per shurdh memece ndaj vjedhjeve te tilla maramendese !A thua jan shpifje un them jo pse ateher nuk veprohet un them sepse kushtet e vena nga opozita se gjoja na rahen dhe ecejaket ne bruksel deklaratat te perditeshme duam garanci nderkombetare!Ja garancia ju dha nga p.p.dete evropjane mos te preken te kthehet jeta normale te kthehn ne parlament!EC E PREKI PO DESHE ATA NUK DENOHEN SE E KANE MROJTJEN GJETKE DHE SHUM TE FUQISHME NDAJ CIRONKAT DO HNE BURGUN PESHKAQENET NEMROJNE MILIONAT DHE TALLEN ME KOMENTET E GAZETAVE