DOSSIER/ 12 dhjetor ‘90, themelimi i Partisë Demokratike

11 Dhjetor 2014, 19:09Politika TEMA
DOSSIER/ 12 dhjetor ‘90, themelimi i Partisë Demokratike

Ismail Kadare përshëndeti nga Franca: “Lulja çeli në dimër” ndërsa ish i burgosuri politik, shkrimtari Kasëm Trebeshina artikuloi pak ditë më vonë një tjetër mesazh: “Foshnja lindi e vdekur”

 

Nga Luljeta Progni

Pardesytë e bardha spikasin në fotografinë e podiumit ku u shpall themelimi i Partisë Demokratike.  Ishte një uniformë që kishte domethënie. Kur veshën “Pardesytë e bardha”, ata kishin vendosur të përballen në front të parë me sistemin komunist. Ishte imazh, një hap i parë për tu identifikuar si opozitarë, përballë pardesyve gri apo kaf, me të cilat identifikoheshin zyrtarë të regjimit komunist të fundviteve 80. Një pardesy e bardhë sigurisht nuk mjaftontë për të qënë pjesë e “heronjve”. Duhej më shumë se sa aq. Rruga nëpër të cilën do të ecnin, ishte e panjohur për ta. Hap pas hapi ngjyra e bardhë do të merrte nuance.

Themelimi i Partisë Demokratike, përballë alternativës tjetër, Partisë së Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj

Partia Demokratike nuk ishte opsioni i vetëm, në momentet e para të shpalljes së pluralizimit politik. Themelimi i Partisë së Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj, ishte një alternativë, që kishte avancuar më shumë deri atëherë. Një grup studentësh e pedagogësh, përfshi këtu edhe liderin e lëvizjes Azem Hajdari, kishin përgatitur të gjithë infrsatrukturën e mundshme për atë kohë, për të shpallur Partinë e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj. Ideja kishte lindur në momentin kur Ramiz Alia i dha të drejtë organizatave të ndryshme të hyjnë në garë për zgjedhjet e rradhës, të përcaktuara fillimisht më 15 dhjetor, të cilat më pas, për shkak të zhvillimeve, u shtynë për t’u zhvilluar në datën 10 shkurt 1991.

Ndërkohë, lista me firmëtarët e kësaj organizate kishte tre javë që qarkullonte në rrethet studentore dhe atyre të pedagogëve. Këtë e dëshmon edhe një prej tyre, pedagogu i mjekësisë në atë kohë, Edmond Trako.

“Lëvizja Studentore për Demokraci nisi nga rruga, natën e errët të 8 dhjetorit, për të na çuar si përfundim tek 11 dhjetori 1990, në rënien e regjimit monopartiak dhe themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në atë periudhë, në Qytetin Studenti qarkullonte që prej 2-3 javësh një letër për t´u firmosur, ku bëhej thirrje për krijimin e një organizate, që do të quhej Organizata e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj”, thotë Trako.

Në ato orë të para të shpalljes së pluralizmit, protagonistët e lëvizjes përballë PPSH-së ishin ndarë kështu, në dy pjesë. Gara e protagonizmit u shfaq që gjatë rrugës që përshkoi dërgata e studentëve drejt pallatit të brigadave, ku i priste Ramiz Alia. Një pjesë e pedagogëve dhe studentëve të këtij grupi, kishin vendosur që në atë takim të shpallnin partinë e ideuar prej tyre ato ditë, Partinë e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj.

Zef Brozi, pedagog i Juridikut, ishte përfaqsuesi i këtij grupimi në dërgatën e studentëve. Arben Imami rrëfen, se gjatë rrugës për tek Ramiz Alia, ai kishte shkëmbyer disa fjalë lidhur me këtë çështje.

“Ka pasur presion që produkti i Lëvizjes Studentore të ishte një parti/organizatë politike studentore. Mbas mbledhjes konsultë të përfaqësisë dhe para se të niseshim për në takimin me Alinë, në një hapësirë kohe më ftuan në dhomën e disa pedagogëve, besoj Selami, Brozi. Kishte rënë drita dhe më thonë, se më kërkonte dikush në korridor. Dal, dhe duke u afruar dalloj një bashkëstudent timin, L. B., që kishte një pozicion të lartë në hierarkinë e kohës. Më thotë, “dëgjo Ben, kjo është një punë studentësh. Le të bëhet një organizatë e tyre…”. Iu përgjigja, se sigurisht ishte në dorën e tyre se çfarë do të bënin. Njëri prej tyre, në çastin kur po hipte në autobuzin që do të na çonte tek Alia më tha: “Mos fol, mos u përziej në këtë punë, ne e kemi të vendosur…” Mendova, që meqenëse këta e paskan të gatuar këtë punë, le të flasin vetë. Kur hymë te Ramiz Alia, ai foli, por për çështje që nuk kishin lidhje me pluralizimin politik. Kur shkuam në takim dhe pashë që ata nuk po flisnin vendosa, që relativisht vonë, afër fundit të takimit të flas për këtë çështje. Bëra aty dy pyetje, të cilat dihen publikisht. A do të lejohen parti të tjera politike përveç PPSH-së? Kërkova që e majta dhe e djathta të funksionojnë normalisht si parti, larg ekstremeve për një Shqipëri më të mirë se sa ishte deri në atë kohë”,thotë Imami.

Vendimi i parë i partisë së pashpallur

Në takimin e parë të themeluesve, i cili ndodhi mëngjesin e 12 dhjetorit, vendimi i parë i mbledhjes, ishte pikërisht përjashtimi i mundësisë së shpalljes së kësaj partie si organizatë studentësh e intelektualësh, siç dhe ishte projektuar më herët. Arben Imami shprehet, se ky është një moment mjaft i rëndësishëm, që i dha drejtimin e duhur zhvillimeve. Themelimi i më shumë se një partie opozitare duhej shmangur, pasi kjo do të shpërndante fuqinë e opozitës ndaj PPSH-së.

“Pas datës 11 dhjetor, kur u shpall pluralizimi, të nesërmen në mëngjes për të hartuar programin ishin ftuar edhe disa intelektualë të tjerë, por ishte dimër dhe kishte rënë grip. Gjithsesi, në disa telefonata na u sugjerua, se një organizatë e studentëve nuk do të të ishte e pamirëpritur. Ky ishte vendimi i parë dhe më i rëndësishmi dhe brenda ne të pestëve kishte ngurrim dhe paqartësi. Por vendimi ishte i drejti dhe i duhuri”, thotë Imami.

Sipas Imamit, një prej drejtuesve kryesorë të kësaj iniciative, kishte qenë Azem Hajdari. Si një prej njerëzve më me influencë për zhvillimet e momentit, tërheqja e tij nga ajo iniciativë luajti një rol vendimtar për përjashtimin e alternativës të krijimit të partisë/organizatë, atë të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj.

“Një rol deçiziv luajti Azemi, që me intuitën e tij gjeniale e perceptoi, se plani i parë – ku me sa duket, edhe nga ato që i tha Alisë, se do të formohej një parti studentësh e intelektulësh të rinj, ku ai vetë ishte një aktor i rëndësishëm – ishte tashmë i kapërcyer për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme që lëvizja studentore gjeti nga qytetarët e Tiranës. Dhe u mundësua për shkak, se midis meje dhe Azemit ekzistonte një lidhje besimi, ndryshe do të ishte e vështirë që të kalonte lëvizjen nga e studentëve në të Dhjetorit.”, thotë Imami.

 

Akti i themelimit

Partia e sapokrijuar do të quhej Partia Demokratike, rreth së cilës u bashkua shumica e pjesëmarrësve në shesh, gjatë natës së 12 dhjetorit. Ideja e themelimit të partisë së Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj, kosniderohej e tejkaluar. Arben Imami shpalli nga foltorja

Në datën 11 dhjetor, pasi në shesh u dëgjua biseda mes studentëve dhe Alisë, Arben Imami bëri thirrje, që kush dëshironte të përfshihej në organizimin e partisë së re, ishte i ftuar. Ai tregon sot, se thirrjes nuk iu përgjigjën shumë të pranishëm, por sigurisht nuk e refuzuan, Sali Berisha, Gramoz Pashko dhe të tjerë intelektualë, apo studentë. Pas pak orësh ata ishin themeluesit e Partisë Demokratike, të parës parti pluraliste pas 46 vitesh të një sistemi monopartiak në Shqipëri.

“Kur u kthyem nga takimi në sheshin e Qytetit Studenti, aty ishte gjithë Tirana dhe diku në mesin e turmës një grup qytetarësh thërrisnin me të madhe: Partia Demokratike. Nuk kishte rrugë tjetër, përpos rrugës së faktit të kryer dhe artikulova në atë shesh, atë mbrëmje, se do ta kemi Partinë Demokratike dhe shumë shpejt programin e saj, madje të nesërmen mbasdite. Asgjë nuk kishim gati. Nuk kisha ambicie politike, përveçse bindjen time të thellë, se një parti tjetër, ciladoqoftë ajo përballë, do ta thyente monopolin e PPSH-së. Në atë moment ndërpremë mitingun dhe vendosëm të dëgjohej biseda që kishim bërë me Ramiz Alinë. Pas kësaj ftuam secilin nga ata që ishin pranë. Pakkush u përgjigj. Shkuam te godina mbi Pallatin Studenti, në sheshpushimin e katit të dytë. Ishim unë, Saliu, Gramozi, Mond Budina, si dhe grupi i studentëve, Azemi, Tefalini, Ben Lika dhe të tjerë (ndër të cilët dikush shfaqi edhe pakënaqësi, sepse me sa duket aksioni politik po zgjerohej dhe nuk mund të kishin të njëjtin autoritet a kontroll mbi të), gjithsej dhjetë-dymbëdhjetë persona. I them Saliut: Çfarë do të bëjmë tani doktor?”, thotë Arben Imami.

Shtëpia e Gramoz Pashkos, selia e parë e Partisë Demokratike

Situata dhe pjesemarresit ne foltore qe u vetedeklaruan themelues

“Vendosëm që ta shpallim partinë, si Parti Demokratike. Një pjesë e madhe ishin të lëkundur, ose nuk ishin dakord për arsye nga më të ndryshmet. Ndoshta edhe për arsyen, se disa prej tyre, që kishin projektuar Partinë e Intelektualëve të Rinj, menduan se iu iku monopoli mbi themelimin e partisë së re. Së dyti, ramë dakord që të nesërmen në mëngjes të shkonim te shtëpia e Pashkos, sepse kishte një kompjuter në shtëpi dhe ta shkruanim aty programin e partisë. Atë natë fjeta te godina 15 dhe të nesërmen në mëngjes me Azemin zbritëm poshtë për tek Gramozi. Mbërritëm tek Gramozi. Pas pak erdhi Leka Meksi, të cilin e kishte ftuar Gramozi me sa duket. Më pas erdhi edhe Saliu. Dhe filluam punë si pesëshe. Pra ishte pesëshja e parë që nisi të shkruajë programin e PD-së. Mandej, gjatë gjithë ditës erdhën edhe shumë të tjerë kur po përgatitej programi dhe jepte secili kontributin e vet për gjërat që dinin më shumë. Na ka ndihmuar një djalë i ri që punonte në ministrinë e jashtme. Na solli kartën e Helsinkit dhe disa dokumente të tjera, të cilave ne ju referuam lidhur me disa çështje specifike, që lidheshin me liritë e të drejtat, ekonominë e tregut etj. Më pas na u prish kompjuteri dhe meqë një fqinj aty pranë kishte makinë shkrimi, e përgatisnim me shkrim tekstin nëpër copa fletësh dhe i çonim aty për t’i shtypur. U përgatit një tekst, i cili nuk dihet ku është tani. Në fakt ai tekst ishte gjysëm i shkruar me makinë shkrimi dhe gjysma me shkrimin tim të dorës. Vendosëm, që hyrjen e tekstit ku shkruhej edhe shpallja e PD-së, ta lexonte Azemi, pasi hyrja ishte e shkruar me makinë shkrimi dhe pjesën tjetër e lexova unë pasi edhe shkrimi ishte i imi. Policia ishte nëpër rrugë, patëm frikë se na ndalon e na lë pa atë kopje të vetme të programit. Turpëroheshim, sepse nuk do të kishim ç’të lexonim para qytetarëve, kështu që i ramë një rruge të gjatë, nga “Mihal Grameno” lart, te kaldajat, me Lekën e Mondin dhe zbritëm në shesh, ku Azemi dhe unë shpallëm Partinë Demokratike dhe programin e saj të parë. Kjo ka ndodhur më 12 dhjetor, ora 16 00”, thotë Imami.

Kur Imami flet për përgatitjen e programit dhe shprehet, se “një djalë i ri nga minsitria e jashtme solli disa dokumenta që na duheshin”, është fjala për pedagogun e jashtëm të Ekonomikut, në atë kohë nëpunës në Ministrinë e Jashtme, Sokol Neçaj. Në të njëjtën linjë me Imamin ai jep detaje të hartimit të programit të PD-së, por edhe detaje nga aktivizimi i secilit prej protagonistëve në atë mbledhje.

“Me 12 dhjetor, me Eduard Selamin, që ato ditë kishte filluar punë në drejtorinë tonë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, morëm Kartën dhe Dokumentet e Kopenhagenit, kemi shkuar tek shtepia e Gramoz Pashkos. Aty gjetëm veç Gramozit, edhe Aleksandër Meksin, Arben Imamin, Sali Berishën, Genc Rulin, Edmond Budinën, Azem Hajdarin, Mimoza Ferrajn ndoshta edhe ndonjë tjetër, që nuk e kujtoj. Arben Imami shkruante dhe të tjerët diktonin. Rreth një tavoline pune të Gramozit ishin ulur Arben Imami, Besnik Hado, që ishte bërë gati për t’i daktilografuar faqet që mbaroheshin, Aleksander Meksi që përpiqej të mbante rendin e punës dhe strukturën e materialit. Këtij grupi iu afruam edhe une e Edi, që filluam të shkëpusnim dhe të përshtasnim konceptet e Kartës së Kopenhagenit me një program politik. Sali Berisha dhe Azem Hajdari ishin ulur në një kolltuk përballë tavolinës tonë, në anën tjetër të dhomës. Gramozi si zot shtëpie, perpiqej të ishte sa tek ne që shkruanim, sa tek telefoni që binte pa pushim. Tek ne atë ditë, mbizotëronte një mosbesim i madh lidhur me atë, nëse lejimi i pluralizmit ishte i vëretetë, apo ishte një lojë e Ramiz Alisë. Për këtë qëllim Gramozi, që në mëngjes ishte lidhur me disa kontakte që kishte në BBC, Reuters etj. Qëllimi ishte, që ata ta shpallnin krijimin e partisë opozitare, duke e bërë fakt të kryer përpara se të mund të ndodhte një mbledhje forcash konservative të PPSH-së dhe ta shtypnin edhe këtë lëvizje. Një kontakt i Gramozit, Laura Silber, gazetare e Financial Times e shpalli lajmin që në fillim. Pas kesaj të gjitha agjencitë kryesore, njëra pas tjetrës i binin telefonit dhe komunikonin me Gramozin. Puna për programin mori disa orë, nga ndërprerjet e herëpashershme, nga debatet, ndonjëherë edhe pa rëndësi. Meksi, Gramozi dhe ne të tjerët vazhdonim të fokusoheshim në hartimin e programit”, thotë Neçaj.

Dëshmitare në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në shtëpinë e Gramoz Pashkos është bashkëshortja e tij, Mimoza Pashko. Ajo jep detaje të rrugës së secilit prej hartuesve të programit, drejt banesës së saj. Shumë prej tyre nuk e kishin vizitë të parë dhe Sali Berisha ishte një ndër ta, i cili u shoqërua në rrugën për tek shtëpia ku po themelohej PD-ja nga Mimoza Pashko.

Ajo tregon se është takuar me Sali Berishën mesditën e datës 11 dhjetor në sheshin e mbushur me studentë. Zonja Pashko thotë në rrëfimin e saj, se Berisha i kishte kërkuar të takonte Gramoz Pashkon, i cili ndodhej në atë moment në shtëpinë e tij. Daljet e Gramozit jashtë banesës ishin kufizuar, shprehet bashkëshortja e tij, pasi rrezikohej për shkak të qëndrimeve që kishte mbajtur. Zonja Pashko rrëfen, se kishte bërë bashkë me Sali Berishën rrugën drejt banesës së saj, pak metra larg Qytetit Studenti.

Pashko e Berisha kanë qëndruar rreth tre orë gjatë drekës aty dhe më pas janë drejtuar për në sheshin e Qytetit Studenti, ku po pritej kthimi i dërgatës së studentëve nga Ramiz Alia. Pashko e Berisha njiheshin më herët mes tyre si intelektualë në zë, por nuk kishin ndonjë lidhje specifike.

Pas përfundimit të programit, nëpërmjet rrugicave të ndryshme, protagonistët u shfaqën përsëri në sheshin e Qytetit Studenti. Programi minimal mori miratimin e asamblesë së studentëve. Pak minuta më pas, themelimi i Partisë Demokratike u shpall në atë shesh, pasditen e 12 dhjetorit të vitit 1990.

16 komente në “DOSSIER/ 12 dhjetor ‘90, themelimi i Partisë Demokratike”

  1. enxhi says:

    Partin qe e mori kryeservili i komunizmit, sali berisha.

    1. toni says:

      A ja vlen te kujtohet ne kete gjendje qe eshte se un them jo, e mbushur me kriminele e me te korruptuar e me spiun te komunizmit besoj nuk ka kuptim te kujtohet e te flitet per te.

  2. kaurri realist says:

    Studentet e parysun e te papjekun ne politiken bizantino-mutlimane te Skipperise socialisto-islamo-komuniste rane ne rrjeten e merimanges te ngrehun prej haxhì Ramizit e haxhì Sales. Takimi i pare u krye ne shpine e……komunistit Gramoz Pashko.

    Kshtu (ri)lindi Partija…..

  3. Giacomo Pucini says:

    Dhjetori, ky muaj i zi polli qenien me te neveritshme, Partin fashiste shqiptare si zgjatim gjysem shekullor i shpirterave te zinj te luftes se dyte Boterore.

    SHENDREU ME TE TRETUR
    NE I THEMI MUAJ i Zi

    Ju kujtojne gje keto vargje??

    1. Wendy-B says:

      Giacomo, nuk ka faj dhjetori, nuk eshte aspak muaj i zi.
      Rrenjet e te keqes qenkan shume me te thella se çe mendonim. Ndoshta brezi i femijeve tane mund te ndryshoje ndopak. Keta qe jane tani nga te gjitha ngjyrat jane dush per gogla, nje corbe dine te gatuajne, si te pasurohen me shume.

      1. Ruli says:

        nismetaret humben si kripa ne uje.
        Puen e madhe dikush do ta krojonte

  4. PLAKU says:

    Nje lloj po i beni furça si edhe 8 Nentori kur sh Enver themeloi PKSH .Si nuk ndryshuat me gjithe keto peripecira ,si nuk keni nje fije krilimtarie ndryshe ,keni harruar ditlindjen e themeluesit te partise shokut Mao
    Nostalgjike qe ju pelqen te rrini para pasqyres gjithe kohen se vet-pelqeheni

  5. thru says:

    Vazhdoni prrallat popull vari-qari ,nuk keni te ngopur ju kurr .
    Pa kto idiotizma nuk jetoni dot .

  6. populli says:

    Kriminelet dhe shkaterrusit e Shqiperise festojn pasurimin e tyre dhe shkaterrimin e arritur ne kte vend gjate 24-vjeteve ,ne kurriz te ktij populli duke shkelur mbi jetet e ktij populli .
    Sa injorant mundet me qen nji popull ,qe te lejoj akoma kta kriminele te bejn lojen si me qen nji Parti poltike,nderkoh qe dihet tashme hapur se cilet jane ,qe vrasin cdo vite nji nga pjestaret e grupit te bandes.
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuuu te shkerdhefsha shtetin e albakeve te botes . Nga ana tjeter kryeminsitri Rama pyet te huajt ? Cfar duan me opozita qe te vijne ne parlament ? AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ,kerkojn tju shkerdhejn juve te gjitheve bashke mbase ,se shqiperise si lan gje pa bere ne kto 24 vjet o politikane te ndyre kanceri ktij vendi.

  7. Dhjetori, pas Nentorit says:

    Deshmitaret jane te sinqerte, te vertete ne ate qe deshmojne:
    jane te tere bij komunistesh ose komunistesh kriminele
    perderisa ishin mbledhur ne Vilen e Pashkove (prone qe nuk iu kthye kurre pronarit te vertete, as pas ardhjes ne pushtet te PD-se)
    jane te tere heronj Fals, ne mos te vetvetishem ne rrugen e vazhdimit te krimit
    qe kishte nisur prej kur fatet e vendit i mori ne dore komunizmi…

    mjere ata qe kane mbetur ne dore te tyre

  8. Kultim Traga says:

    Amerika e ka mbeshtetur Enver Hoxhen https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  9. jim says:

    Shtepi e Gramoz Pashkos selia e pare e PD….”

    …Trupi gjykues me kryetar major Niko Çeta dhe prokuror Josif Pashko, dënoi me varje në litar Shefqet Bejën, inxhinierët Riza Alizoti dhe Sulo Klosi, dhe me pushkatim 16 të tjerë. Kurse me burg të rëndë 26 intelektualë dhe patriotë shumica e të cilëve vdiqën në qeli e burgje.

    Read more: http://illyria.proboards.com/thread/22623#ixzz3Lga4c2gL

  10. p says:

    HIKU MUTI,ERDHI KAKA
    MJER SHQIPTARËT.

  11. Gezimi says:

    Kam mendimin se ne kete date nuk u krijua Partia Demokratike, por Banda e Demokracise!

  12. spartaku says:

    Sa mire do te ishte sikur te mos krijohej kjo parti demokratike,(qe vetem emrin ka demokratike),sote do te ishim me mire,se nuk do te kishim nje parti terrorriste,me ne krye terrorristin Sali Berishen.Kjo parti shkaterroje totalisht shqiperine.Nga kjo parti populli po vuan te zezat e ullirit,padrejtesit,korupsion pa kufi,vrasje naten dhe qarje diten,tradheti ndaj atdheut etj.etj.qe nuk kane fund te keqijat e saj.Iu shofte emri.Parti bastardesh,antipopullore.Shkofshin te gjithe keta te pd-ke ne ferre.

  13. Faqe Zi says:

    Kujtese e cunguar or i C’nderuar! Perse “dikush” dhe nuk jep emra, apo se te kane rene ndesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje