Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se marrja e statusit të vendit kandidat ka qenë lajmi më i bukur për këtë vit.
Gjatë fjalës së tij ai ka përshëndetur marrëveshjen për krijimin e qeverisë në Kosovë dhe ka thënë se mezi pret të takohet me kryeministrin e ri, Isa Mustafa.
Rama ndërkohë është ndalur edhe tek marrëdhëniet me Serbinë, duke thënë se jemi fqinj dhe duhet të bashkëpunojmë.
“Në 2015 Serbia merr kryesinë e OSBE, do e mbështesim dhe shpresojmë të shohim progres në lidershipin e fqinjëve, ta shohim progresin edhe në rritjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë. Serbia nuk është armiku ynë, por fqinji që duhet kthyer në bashkëpunëtor.
Nuk na falet të mos shkojmë përtej historisë së vjetër, të dyurueshëm në këtë marrëdhënie të vështirë por që është edhe në interesin tonë”, ka thënë Rama.
Rama ndërkohë ka thënë se Shqipëria nuk pret favore nga BE-ja, por vlerësim për ato që bën.
“Në nuk duam asnjë favor por kur çdo vend i rajonit të kryejë detyrën e tij BE të kryejë detyrën ndaj këtyre vendeve që duan të bashkohen me Europën.
BE të mbështesë projekte që s’do mund ti bëjmë dot kurrë pa mbështetjen evropiane.
Rruga e BE është e vetmja rrugë për të shkrirë Shqipërinë dhe ligjshmërinë, për ta vënë kufirin e lirisë së secilit aty ku fillon liria e tjetrit”, tha Rama.
Rama ndërkohë ftoi edhe njëherë opozitën t’i drejtohet jetës parlamentare dhe përsëriti sërish se nuk e di ende se çfarë ajo kërkon:
“Opozita nuk është në parlament. Kjo pengon vendin dhe cenon besueshmërinë. Nuk e di ç’mund të bëjmë më shumë, por di që jemi gati të bëjmë çdo gjë, nëse do na e thonë çfarë.
Ne jemi qeveria që jemi marrë më pak me opozitën në historinë e këtij vendi. Opozita ka pasur më shumë kohë të konsumuar në Kuvend se asnjëherë tjetër”, tha Rama./b.l
Ta them mo edo se cfare do opozita, do te bllokoje apo te zbeh cdo gje te mire qe po ben kjo qeveri per kte popull, nuk kane ndonje mision ne te mire te njerezve ata, si te mbushin xhepat duan ndaj mos u lodh kot te gjesh arsye pse bojkotojn.
Po ca pret ti te thone imagjino nxjerrin kac islamin te flase per moralitetin e bojkotit qe po bejne, kacin e zi qe e merr era nga do vete se per popull ska menduar kurre. Vazhdoni ne rrugen qe keni nisur ju se prandaj ju besuam ne ate menyre.
Papagallë, koktejle, dolçe vita….! Jeta e një Kryeministri…!
Bëj dhe një pritje me popullin se nuk bëhet hataja….!
Aresyet e opozites jan te stisura,por ajo do qe te gjunjezoj mazhorancen per te ngritur moralin e militanteve.Mazhoranca duhet ti hapi deren opoozites po jo ta shqyej per interesat e Sali Qenit.
Mos u merr me me ta.
Opozita eshte e shokuar nga vendosmeria e Rames per te bere shtet ligjor ku mbizotron ligji dhe te gjithe jane te barabarte para ligjit
Pozita e djesheme dhe opozita e soteme nuk mund ta pranoj qe ata te ndjekin dhe respektojn ligjin
PD=NO SHTET LIGJOR
Si mundesh apo pretendosh te besh Shtet z.Kryeminister kur cdo zgjidhje ti e kerkon nga te Hujat ? Nga Ambasadoret ?!
Kur ti nuk je i sigurt vet se si veprohet me nji bande kriminale qe ti e trajton si Parti politike ,sigurishte qe s’mundet te dish se cduhet ber me kte bande antishqiptare ,te cilen e quan opozite .
Perse duhet qe Shqiperia te qeverriset nga te Hujat akoma sot ?
Jemi ne nji shtet i pavarur ? Nji shtet qe gezojm te drejten per te bere/ndertuar Shtetin e se Drejtes sidhe europa apo ,kjo Deshire Shqiptare(per te cilen u betove)para votusit , varet nga interesat politiko-ekonomike te Ambasadoreve te Huaj !
Si nuk u ndate njiher nga ai mentalitet inferioriteti mor ..cfar duhet t’ju quajm neve ju politikaneve , se un sinqerishte nuk gjej dot fjalen e duhur ..si tju quajm ??? Cfar Rilindje mundet te jeni ju kur fatet e shqiptareve i vendosin te Huajt ?! Si mundet te besojme ne ne Rilindje kur ju si dilni dot Zote vendit tone ?! Ky eshte nji zhgenjim i madhe per gjithe ata qe ju votbesuan juve .Gjithcka keni bere gjate ksaj qeverrisje ka qen e dyshimte .Ne vend qe ju si qeverri te ndertoni stradegji ,mi qit robt PeDe-isteve pra mi qit jasht qarkullimi ne politike ju i dashkeni ti keni partner ! O Tempora O Mores . E pabesushme cfar luhet ne kte politike mashtrusash.Turp te keni.
Ate cfare kerkove ti per 4 vjet ne opozite shpejt e harrove
e mor ed, pse sdel hapur kur flet me popullin. Kerkesat e opozites jane te mos preken nga drejtesia sali serbi dhe benjamini i tij, lul hajduti 220milion dollareve. Dil e fol hapur para popullit or burr…