PD akuza Ramës: Mashtrove shqiptarët duke deformuar fjalët e zyrtarëve europianë

12 Dhjetor 2014, 12:46Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka deformuar deklaratat e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PPE Weber.

“Abuzimi dhe mashtrimi publik si tipar i Edi Ramës, u shfaq edhe me përpjekjen e tij për të deformuar deklaratat e kryetarit të PPE,  zotit Weber.

Një akt skandaloz e i paprecedentë, kur një kryeministër përmes zëdhënësit të tij tashmë të cerfifikuar si shpifës, shtrembëron, manipulon një bisedë, duke u rrekur të ndërtojë një realitet që nuk ekziston.

Kjo e ka detyruar  z.Weber të përgenjështrojë publikisht deklarimet e rreme të zëdhënësit të Ramës.

Manipulimet e Ramës në funksion të propagandës së tij, janë tregues i politikës aspak serioze dhe i amatorizmit në ndërtimin e raporteve me partnerët tanë të rëndësishëm europianë”, tha Zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Sipas saj, Edi Rama po bën gjithcka, deri tek deformimi dashakeq i përmbajtjes së bisedave me zyrtarët e lartë europianë, për të bërë të duket ndryshe, atë që nuk mund të duket ndryshe.

“Inkrimimimi i politikës dhe parlamentit është i papranueshëm për Europën.

Dhunimi i fjalës së lirë të opozitës në parlament nga deputetët e inkriminuar është i papranueshëm për Europën.

Moslejimi i opozitës për të ushtruar të drejtat e saj kushtetuese, është i papranueshëm për Europën.

Shkelja e Kushtetutës dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave janë të papranueshme për Europën.

Këto janë të vërtetat e mëdha, që e bëjnë kauzën e opozitës të drejtë, dhe e bëjnë mjerane përpjekjen e Edi Ramës me manipulime deklaratash përmes papagallit të tij Balla”, theksohet në deklaratën e PD. /gj.k/

6 komente në “PD akuza Ramës: Mashtrove shqiptarët duke deformuar fjalët e zyrtarëve europianë”

  1. astrit says:

    Ik moj fycke e News 24.

  2. Luka says:

    Rama po sillet sic jeni sjell ju

    http://tinyurl.com/popve3c

  3. filani says:

    Po flisni me nje gjuhe kaq te vrazhde, sidomos zedhenesit e “rinj” te grupimeve politike? Perse nuk jeni te afte te distancoheni nga retorika idiote dhe boshe, ofenduese dhe e tejkaluar e urrejtjes edhe ne komunikimin zyrtar?

    Boll me fjale e shprehje te rendomta rrugesh e kafeneshe, sillni nje fryme te edukuar dhe pozitive te pakten ju qe jeni pasqyra e vendit. Kur degjojme nje fjalor te tille, marrim me mend se kush ju voton.

  4. uuuuuuusssshhhhhtttttttt fare e keqe .

  5. Askushi says:

    Moj shoqe, na e trego videon ku e ke marre informacionin, se ne dime gjuhe te huaja dhe nuk kemi nevoje per ty si perkthyese e interpretyese. Interpretimin e bejme vete. Nqs kete deklarate e kishe per Bathiren, na fal, se te paskemi nderhyre kot.

  6. albani says:

    ik moj shu…raqe e dreqit.Ik moj turishpelare.Bej moj nje pune qe te vete me mire se punen e nje papagalli te pisave te PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje