Gjykata Kushtetuese zbardh arsyet sepse ka rrëzur një prej ankimimeve që janë depozituar në këtë institucion për reformën territoriale.
Gazeta TemA zbardh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar ankimin e subkjektit Partisë Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë, e cila kërkoi nga Gjykata shfuqizimin e ligjit për reformën territoriale si antikushtetues.
PPKD në kërkesën e saj jepte të njëjtat argumente sikundër Partia Demokratike ka kërkuar nga Gjykata rrëzimin e ligjit për reformën territoriale, që parashikon ndarjen e vendit në 61 bashki.
Me vendimin nr 190, datë 20 nëntor 2014 në pikën 9 gjykata shpjegon se “në këndvështrimin e mësipërm, Kolegji vëren se kërkuesi ka detyrimin të provojë interesin e tij në lidhje me çështjen, lidhjen e domosdoshme që ekziston ndërmjet misionit që ka dhe marrëdhënies juridike të cenuar nga dispozitat përkatëse të ligjit nr. 101/2014, datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Po ashtu argumenton gjykata kërkuesi “përveç referimit në nenet 13 dhe 108/2 të Kushtetutës, nuk ka arritur të argumentojë në nivel kushtetues se në ç’mënyrë ligji objekt kërkese ndikon ne pozicionin e tij si subjekt politik në raport me zgjedhjet dhe cilat janë pasojat negative të ardhura për të”.
E për këto arsye shprehet kushtetuesja në vendimin e saj, është rrëzuar kërkesa dhe nuk është kaluar për shqyrtim në seancë.
Kushtetuesja rrëzoi pak ditë më parë kërkesën e PD për pezullimin e ligjit, por u shqyrtua kërkesa e dytë, për ta shpallur këtë ligj antikushtetues. Pritet që Gjykata të zbardhë vendimin në lidhje me këtë kërkesë të demokratëve, por fakti se argumentet e përdorur nga PPKD janë të njëjta me ato të PD, pritet që Kushtetuesja të rrëzojë edhe kërkesën e Partisë më të madhe opozitare. /gj.k/
Vendim nr. 190 datë 20.11.2014
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (Kolegji), i përbërë nga:
Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Fatmir Hoxha, Anëtar i “ “
Fatos Lulo, Anëtar i “ “
në datën 20.11.2014, mori në shqyrtim paraprak kërkesën me nr. 190 Akti, që i përket:
KËRKUES: PARTIA POPULLORE KRISTIANDEMOKRATE E SHQIPËRISË
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
PRESIDENTI i REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
KUVENDI i REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
KËSHILLI i MINISTRAVE
KOMISIONI QËNDROR i ZGJEDHJEVE
MINISTRI i SHTETIT PËR ÇËSHTJET VENDORE
OBJEKTI: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i ligjit nr. 115/2014, datë 31.07.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 115/2014, datë 31.07.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
BAZA LIGJORE: Nenet 4, 13, 75/2, 83/3, 108, 116, 124, 131/a dhe 134/1/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
Kolegji, pasi shqyrtoi kërkesën, dokumentet shoqëruese dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N:
3.1 Ligji për reformën administrativo-territoriale është hartuar në mënyrë të përshpejtuar dhe të njëanshme nga mazhoranca, si dhe pa konsensusin e opozitës;
3.2 Harta e re territoriale, e miratuar me ligjin objekt kërkese, çon në krijimin e grupimeve të mëdha që ndikojnë në: a) qeverisje joeficiente të pushtetit vendor; b) dëmtimin e mekanizmave të demokracisë përfaqësuese dhe dobësimin e instrumenteve të demokracisë direkte. Gjithashtu, ndarja e re territoriale çon në pengimin e politikave afatgjata të zhvillimit të infrastrukturës dhe lë pas dore zonat rurale.
3.3 Është cenuar parimi i decentralizimit dhe autonomisë vendore, pasi hartimi i reformës duhet të ishte paraprirë edhe nga ndryshimet në ligjin që rregullon funksionimin e njësive të qeverisjes vendore dhe reforma elektorale;
3.4 Në miratimin e ligjit nuk janë respektuar kriteret e parashikuara në nenin 108 të Kushtetutës. Në kuptim të paragrafit 2 të këtij neni, ligjvënësi duhet të kishte konsultuar ndarjen e re territoriale me popullsinë që banon në to, si një kusht paraprak, mungesa e të cilit ka sjell si pasojë antikushtetueshmërinë e ligjit objekt kërkese.
PËR KËTO ARSYE,
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në bazë të nenit 31 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
V E N D O S I:
Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
Gjykata Kushtetuese jep vendim nje faqe, SKANDALOZE. A te mjeret ne me keta jurista/gjykates/prokurore. Edhe gjykatat e Anglise ne shekullin 17 jepnin gjykime me te zberthyer se sa ky.
para se te publikoni lajme te tilla, merrni mendimin e ndonje juriste (nga ata te miret jo medioker partiak) dhe mos leni nam. Ky vendim eshte i drejte dhe kerkesa eshte rrezuar se kjo partia ska ditur te arsyetoje se pse ka interes te godase ligjin ne GJK. Injorante!