Braçe apel ministrave: Falenderoni, dëgjoni dhe ndihmoni qytetarët që po paguajnë energjinë

13 Dhjetor 2014, 12:06Politika TEMA

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, deputeti socialist Erjon Braçe i ka drejtuar një apel anëtarëve të Këshillit të Ministrave që të falenderojnë qytetarët që po shlyejnë detyrimet ndaj OSHEE për faturat e prapambetura të energjisë elektrike, t’i dëgjojnë ato dhe t’i zgjidhin problemet.

Përmes një komenti në Facebook, Braçe gjithashtu shkruan se kreun e PD-së Lulzim Basha nuk po e dëgjon njeri, pasi ata që duan të jetojnë ndershëm po shlyejnë detyrimet.

“Ministra! Shkoni e takoni njerëzit që po paguajnë energjinë në pikat e OSHEE, dëgjojini, zgjidhuni problemet, falenderojinii!!

Aaaaa po; Lulzim Bashën nuk e dëgjon më kush, ata që duan të jetojnë ndershëm po shlyejnë detyrimet!!

Për më shumë se një orë sot, qëndrova në Qendren e Kujdesit për Klientin të OSHEE në Lushnje!!

Njerëz të zakonshëm, të varfër e të këputur që rrinin prej më shumë se një ore në rradhë për të paguar detyrimet e vjetra të energjisë elektrike të konsumuar.

Me halle plot;

Dy gra,familjet e të cilave ishin në skemën e ndihmës ekonomike më thanë se po prisnin të merrnin paratë e ndihmës për tetorin e nëntorin që të shlyenin deri në fund detyrimet;

Kryetari i bashkisë së Lushnjes Tushe, meë tregoi se të hënën Këshilli merrte vendimet e duhura për ndihmën ekonomike;

Një djalë i ri kryefamiljar, kishte shlyer gati njëzet fatura sipas muajve respektive faturat e energjisë, por punonjësi i postës i kishte derdhur ato jashtë afateve mujore; pikërisht për këtë shkak ishte llogaritur kamatvonese;

Drejtori i Shitjeve në Agjencinë e Lushnjes nisi të bëj verifikimin faturë më faturë duke kontrolluar datat e vulave të vendosura në faturat origjinale dhe kamatvonesa u rrëzua;

Një bujk i mirë, nuk kishte marrë në muaj të posacëm faturat sepse punonjësi i postës që mbulonte fshatin ku ai banonte kërkonte 500 lekë për të cuar faturën në shtëpinë e tij por edhe të lagjes ku ai banonte; debia e mbledhur për këtë shkak arrinte në 410 mijë lekë të vjetra;

Drejtori i Postës Lushnje mori emër e mbiemër të punonjësit të tij për të verifikuar rastin e për ta larguar përfundimisht nga puna; njëherësh drejtori mori pergjegjësinë e hartimit të një urdhri për punonjësit e tij peër të derdhur paratë e mbledhura në kohë e për të dorëzuar faturat shtëpi me shtëpi;

Një pensioniste me pension 80 mijë lekë, kërkonte një marrëveshje për të shlyer debine e vjetër me një pagesë 25 mijë lekë të vjetra në muaj plus faturën korente të muajit;
Përgjegjësi i zyrës e ndihmoi të nënshkruantë një kontrate të re me këto kushte, pagoi për herë të parë debinë e faturën e vogël të muajit dhe u largua;

Nje djale i ri nga Divjaka, kishte akumuluar një debi mbi 2 milionë lekë të vjetra, bashkë me kamatat arrinte deri në 3 milionë lekë, kishte 13 ditë pa anergji, tre dite më pare kishte shlyer të gjithë debinë përvec një gjobe të cilen e kishte ankimuar në Gjykate; kerkonte ti lidheshin dritat;
Pergjegjësi Juridik i Beratit-drejtori nga varet Lushnja!!!!!!!!!, dërgoi juristin e tij për të zgjidhur problemin e urdhëruar lidhjen e energjisë pas verifikimit të kryerjes së pagesës së debisë;

Një burre në moshë, kishte vetëm një fature pa paguar, në Prill të vitit 2010, në të shkruhej “energji e pamatur”; mbante bashkë me të një vendim të ERE të nëntorit të atij viti që të tilla fatura i kishte shpallur të paligjshme dhe kishte gjobitur kompanine CEZ;

Komunikova vetë me administratorin Cela për të kërkuar ligjshmeri deri në fund dhe marrjen parasysh të të gjitha vendimeve të ERE që kanë të bëjnë me faturimet;

Nje moshatar me mua, thërriste e ulërinte se kishte një sahat me vula të jashtme të rregullta por që pasi ishte verifikuar kishte rezultuar pa vula të brendshme; për këtë kishte një debi të akumuluar në disa qindra mijë leke;

Këtij i ktheva përgjigje vetë; i thashë që më fyente duke më kujtuar budalla; i shtova se mungesa e vulave tregonte qartësisht vjedhje dhe i tregova dhjetëra pensionistë në rradhe që po paguanin dhe kamatat e dy ditëve vonesë, ndaj duke e turpëruar i tregova rradhën për të paguar energjinë që kishte vjedhur ne vite.

Kjo ishte ajo që pashë dhe bëra sot në qendrën e klientit në Lushnje!!

I përulur pafund para atyre njerëzve të varfer që paguanin energjinë.

Por njëherësh, kërkova hapjen e një qendre të dyte në Divjakë për këtë proces dhe do ndodh brenda këtij muaji;

Por njeheresh, mendova dy palë;

Lulzim Bashën- atë se dëgjon kush kur thërret “mos paguani se ju s’keni para”; kërkush vec militanteve të partise se tij, jo ata që duan të rrojne ndershmërisht;

Ministrat e Qeverise sime-shkoni në këto pika e dëgjoni njerëzit që paguajne, ndihmoini, zgjidhuni pune, pse jo-FALENDEROJINI!!”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook. /gj.k/

8 komente në “Braçe apel ministrave: Falenderoni, dëgjoni dhe ndihmoni qytetarët që po paguajnë energjinë”

  1. Diaspora says:

    Roland Gjoza
    ATDHEU NUK LEXON
    atdheu nuk lexon
    ka hedhur nje batanije supeve
    dhe mbi gjunje nje tjeter
    ka kohe qe s’i paguan faturat e dritave
    debora bie se ka kohen e vet
    vec cmimet s’bien
    sikur vuajne per rekorde
    atdheu nuk lexon
    po tani botohen me shume libra
    ta dinin shkruesit se cmimi i bojes eshte ulur krejt
    dhe eshte ngritur shume ai i bojaxhiut
    s’do te cuditeshin
    dhe prap s’do ta linin shkrimin
    se nuk pyet shpirti
    atdheu nuk lexon
    atdheu nuk punon
    rri dhe merret me kujtime te trishtme
    qep dhe shqep flamurin
    s’ia del me kater flamuj te huaj
    qe s’qepen te flamuri i tij
    kjo e ben te vuaje atdheun tim
    pa gjymture
    trungsakat mitologjik
    ia preu europa, ia griu
    ne kembet i puthim
    te kembet i shtrihemi
    si lypes therrimesh dhe lutjesh
    qe te na pranoje trungsakat sic jemi
    turp! turp qe s’falet! fishta gjalle te ishte
    s’do te na bekonte me krisht
    me kryq dhe fjale perendish klasike!
    flamuri, ku eshte flamuri, o atdhe i semure
    ti ke armiq dhe brenda njerezve te tu
    s’ta duan flamurin
    e njejta race me kater flamuj te huaj
    ti do dru!
    qe perulesh ne pragje te huaj!
    atdheu nuk lexon
    atdheu s’paguan dot faturat
    kjo eshte me e dhimbshme se apokalipsi
    ai ka pak qiell, re
    ai ka shqiponjen ne flamur
    qe i kane marre gjysmen e folese
    atdheu nuk lexon
    ka hedhur nje batanije supeve
    dhe nje tjeter mbi gjunje
    se s’ka zjarr te ngrohet
    dhe para te paguaj faturat
    atdheu nuk lexon

  2. zambi says:

    O z.Brace, dikur lexonim “Perralla te mocme shqiptare”. Perse nuk fillon te shkruash nje permbledhje “perralla te reja PS” sebashku me ministrin Veliaj. Kaq bukur sa sajoni historite, suksesi librit eshte i garantuar.

  3. Leonardo says:

    Një fillim i mirë është gjysma e punës thotë populli me sa duket nuk qënka e vështirë të vendoset ligji

  4. Tomorr says:

    B R A V O Brace .
    Falemnderit Brace, keshtu duhet te punoje cdo deputet. Je modeli i deputetit i njeriut te talentuar ne politike. Senator i perjetshem> Keshtu sikurse ti punojne deputet e partive politike ne perendim

  5. socialist i zhgenjyer says:

    …dhe kryesisht ata qe kane teseren e PS.
    Po ku ti gjejne ministrat o koqe te takosh nje minister duhet te rrish nje muaj ne Tirane dhe po munde.

  6. elkjer says:

    Po z. Brace, shume mire qe paguajne ata qe jane debitore.Por ndershmeria duhet te jete e dy aneshme.Pse nuk e pyete ate pensionistin pasi te paguante kamatevonesat cfare do te shtronte ne tryezen e Vitit te Ri,cfare dhurate do tu bente niperve dhe mbesave,cfare do te blinte dicka te re per vete.Nuk e kuptoj si ndjehesh i lumtur kur ai pensionisti rri ne rradhe per te permbushur detyrimet ndaj shtetit, dhe shteti i kthen krahet. Kemi nevoje per shtet ligjor por edhe shtet social.Tani e keni rradhen ju, tju shikojme ne rradhe per te bere dicka per keto njerez.

  7. E verteta says:

    I nderuar deputeeet/Mos duhet ti jepni edhe nje medalje trimerie atyre qe u kujtuan te paguajne pas 5 a 10 vjet energjine?,Po ne qe kemi paguar rregullisht cdo muaj, sigurisht do na shpallni tradhtare te atdheut besoj?.Keto ide mund t’i gjesh vetem ne frymezimet lejfeniste.Gjynah per moshen qe ka ky njeri, por ka mentalitete 80 vjecari e kooperativisti,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje