Këshilli Drejtues i RTSH/ Nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit

13 Dhjetor 2014, 12:16Politika TEMA

Komisioni Parlamentar i Medias pritet të nisë të hënën procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio- Televizionit Shqiptar.

Pas zgjedhjes më 4 dhjetor nga Kuvendi të pesë anëtarëve të KD-së të propozuar nga mazhoranca, tashmë parlamenti vijon procedurat për zgjedhjet e kreut të këtij bordi.

Këshilli Drejtues i RTSH-së përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit.

Në këtë post drejtues zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvend. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje