Të hënën vendimi për ndarjen terriroriale, PD: Do bllokojmë zgjedhjet

13 Dhjetor 2014, 15:42Politika TEMA

Kjo fundjavë është vendimtare për të ardhmen e zgjedhjeve lokale, nëse ato do të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale apo ligji i ri i qeverisë do të shfuqizohet, siç e kërkon Partia Demokratike, dhe numri i njësive vendore nuk do të ndryshojë.

Paralel me debatet në Gjykaten Kushtetuese, në Partinë Demokratike është zhvilluar një konsultë mes kryetarit të opozitës, Lulzim Basha dhe grupit të ekspertëve demokratë, sipas llogarive të të cilëve ndarja me 61 bashki i jep fitoren në tavolinë koalicionit qeveritar.

Burime zyrtare nga Partia Demokratike konfirmuan për Top Channel se bazuar mbi këto llogaritje, opozita nuk do të pranojë atë që e quan “kapje të pushtetit lokal në tavolinë” nëpërmjet ndarjes së vendit sipas interesit politik të Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Të njëjtat burime pohojnë se duke e konsideruar miratimin pa konsensus të ndarjes territoriale si “asgjësim të bashkëjetesës demokratike” opozita është e vendosur jo vetëm të mos e njohë atë, por ajo do të përdorë të gjithë instrumentat për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale me hartën e re.

A do të thotë kjo mospjesëmarrje në zgjedhje? Burimet nga Partia Demokratike nuk konfirmojnë se është diskutuar për bojkot, por ato pohojnë se në konsultën e kreut të opozitës janë diskutuar intrumentat për bllokimin e zgjedhjeve lokale, që sipas afatit ligjor duhet të zhvillohen në fund të qershorit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka nisur një tur të ri kombëtar për takime me qytetarët, e ka cilësuar më herët ndarjen e re territoriale si një akt të njëanshëm që provokon konflikt civil dhe politik, i cili, siç thotë ai, mund të shmanget vetëm duke rikthyer konsensusin dhe dialogun mes palëve.

Dhe shansi i fundit për ta bërë këtë, sipas demokratëve, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese./TCH

8 komente në “Të hënën vendimi për ndarjen terriroriale, PD: Do bllokojmë zgjedhjet”

  1. kujtesa says:

    Pse,zgjedhjet vendore te para 4 vjeteve dhe zgjedhjet e pergjitheshme qe u bene para nje viti e ca,mos valle u bene me ndarjen e re teritoriale?
    Keta jane kaq legena,sa kane frike te pranojne berjen e zgjedhjeve sa qe edhe ne ender i del dita kur afrohen zgjedhjet.

    1. Toni says:

      PD eshte nje parti si gjithe te tjerat. Nese nuk duan te shkojne ne zgjedhje ne gop te semes vafshin bashke me Sali Pashe Toptanin. Populli vazhdon te zgjedhe ata qe ai desheron. Ju nuk mund te bllokoni zgjedhjet sepse ashtu ju do bytha juve. Koha kur ju merrnit vendimet ka ikur. Tani eshte koha e popullit qe votoj per Edi Ramen. Edi vazhdo punen vella dhe leri koqet te lehin. Ai qe blllokon zgjedhjet rrase ne burg sepse eshte kunder ligjit. Nese s’duan te marrin pjese, le te rrine si muti ne shi. Good buy, fuckers. Eshte koha per Shqiperine dhe jo per Toptanet e Zogollet. Fuck you all, nazi bastards!

  2. Bardhi Tolabi says:

    O Lulush!
    Mbetet tere diten dhe naten duke thene se qytetaret jane zhgenjyer nga ky koalicion qeverises,per bemat apo jo bemat e ketyre.Une te shtroj pyetjen:
    Perse ke frike nga zgjedhjet dhe thua me ton te ngritur,se ky koalicion i fiton ato ne tavoline me kete ndarje territoriale?
    Njera nga te dyja qendron:
    E para,populli eshte i kenaqur me qeverisjen e “Rilindjes” dhe do e rivotoje ate.
    E dyta,populli eshte i pakenaqur dhe nuk e rivoton “Rilindjen”.
    Ti duhet te jesh me njerin nga variantet qe eshte populli dhe mesa trumbeton,populli eshte i pakenaqur dhe nuk do e rivotoje “Rilindjen”.
    Ne kete rast,ti perse nuk do marresh pjese ne keto zgjedhje,te cilat sipas teje,do te jene vota te popullit te “pakenaqur” per forcen tende politike?
    Keshtu sic arsyetoni ju,PD-istat e Saliut,nuk tregojne forcen ne rritje te votave per ju,por friken e humbjes te sigurte.Ju do te gjeni ndonje “strazimir’ te ri,por ne ndonje variant tjeter,per te bojkotuar zgjedhjet per pushtetin lokal.Bejnei,se qenin e ngordhur te Tares do te fitoni ne kete rast.Populli do ju jape votat atyre qe bejne dhe realizojne shtet per te gjithe dhe jo per ndonje klan ala Berisha-Basha…

  3. Niko says:

    Gjykata Kushtetuese mendoj se nuk do gjunjezohet nga keto presione qe i behen nga opozita duke thene se nuk futemi ne zgjedhje. Cdo te thote nuk futemi ne zgjedhje? Kete i a kerkoni Kushtetueses? Gabim. Gjykata kushtetuese eshte ne gjendje te vleresoje,

    Se pari, kjo eshte nje nder reformat me te rendesishme qe i kerkohet demokracise shqiptare, si nevoje e brendshme por edhe si detyre e nderkombetareve si kusht per integrim

    Se dyti, kete e hertuan perfaqesuesit e 1 milion shqiptareve dhe askush nuk mund te luaje me vullnetin e ketij populli

    Se treti, per hir te Zotit, Edi Rama e Ilir Meta i kane bere thirrje te vazhdueshme opozites qe te merrte pjese ne komision, te ishte e barabarte ne numur dhe te kishte te drejten e vetos. Kjo nuk eshte pak. Bile eshte rasti i pare dhe i vetem qe prej 22 vitesh qe nje maxhorance i jep kete akses nje opozite.E mbas kesaj cfar kerkon kjo opozite? Kerkon vetem frenimin e reformave qe ne kemi shume nevoje.

  4. Pilo says:

    Cfare kerkojne?. Jane ne kerkim te nje alibie, qe te justifikojne humbjen e radhes,qe eshte e pashmangeshme. Me cfare do ndarje teritoriale PD del me Zero.

  5. Gjergji says:

    Ju të top-chan si nuk hoqët dorë nga komunizmi, po hyjm në 2015-ën! Si ka munci që vetëm komentus komunista nxirrni ktu, si nuk ia postoni ndonjë demokrati? Nejse..
    Mbështesim plotësisht deklaratat e Kryetarit L. Basha, jemi të gatshëm për të mbrojtur demokracinë dhe votën e lirë. Jemi të gatshëm që ne demokratët të fillojmë demostratat e fuqishme kundër qeverisë komuniste që është në pushtet, sepse tashmë De-Facto është krijuar Konfikti Civil! Kujtoni 1991-in, kujtoni 14 shtatorin 1998, së shpejti do mbrojmë përsëri demokracinë në 2015-ën!

  6. Gjergji says:

    Ju të gazeta Tema si nuk hoqët dorë nga komunizmi, po hyjm në 2015-ën! Si ka munci që vetëm komentus komunista nxirrni ktu, si nuk ia postoni ndonjë demokrati? Nejse..
    Mbështesim plotësisht deklaratat e Kryetarit L. Basha, jemi të gatshëm për të mbrojtur demokracinë dhe votën e lirë. Jemi të gatshëm që ne demokratët të fillojmë demostratat e fuqishme kundër qeverisë komuniste që është në pushtet, sepse tashmë De-Facto është krijuar Konfikti Civil! Kujtoni 1991-in, kujtoni 14 shtatorin 1998, së shpejti do mbrojmë përsëri demokracinë në 2015-ën!

  7. desar says:

    Vetem frika nga humbja e ben Bashen te perpelitet ne mospraninmin e reformes territoriale. Disa veqila te tyre, qe enderrjne te behen kryatere bashkish a komunash , prej kohesh perpiqen te manipulojune dhe mashtrojne votuesit per te mbajtur ndarjen aktuale me referendum. Eshte e pakuptimte kjo driteshkurtersi . Reforma administraterive teritoriale, kushtezon shume reforma te nisura prej kohesh dhe te lene ne mes te rruges. Te mos perkrahesh dhe te pengosh kryerjen e kesaj reforme do te thote te pengosh zhvillimin, integrimin e vendit. te shpresojme qe partite politike te promovojne kandidate te denjue per te drejtuar njesite e tyre ne funksionin e kryetarit te bashkise dhe keshilltare te mençur e patriote. Te punojme te gjithe per te fituar kohen e humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje