Zgjedhjet vendore, skenarët që mund të përdorë PD për bllokimin e procesit

14 Dhjetor 2014, 11:56Politika TEMA

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të bllokojë zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, nëse ato do të zhvillohen në bazë të ndarjes së re territoriale. Në një kohë kur pritet që Gjykata Kushtetuese të bëjë publik vendimin e saj, i cili është përfundimtar, mbi ndarjen e re territoriale, Partia Demokratike ka shtuar presionin mbi bllokimin e procesit.

Zgjedhjet vendore në bazë të kodit zgjedhor dhe Kushtetutës përcaktohen me dekret të Presidentit Bujar Nishani, i cili duket se është në pritje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi ndarjen e re territoriale për të bërë publike datën e zhvillimit të tyre.

Kodi Zgjedhor përcakton se data e zgjedhjeve caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të cilat shtrihen nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve  jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit apo të të zgjedhurve vendorë.

Por cilat janë rrugët që Partia Demokratike mund të përdorë për të bllokuar procesin e zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor parashikon mënyrën e organizimit të procesit që nis nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe më pas janë KZAZ dhe KQV si hallkat që do të merren me organizimin e procesit zgjedhor në bazë të udhëzimeve të përcaktuara nga KQZ.

Në këto kushte, nisur edhe nga kompozimi i Komisioneve, demokratët mund të bllokojnë procesin në të gjitha rastet kur ato kanë shumicën e tyre, por edhe në rastet kur kanë minorancë, përfaqësuesit e opozitës mund të mos marrin përsipër bazën materiale. Një tjetër aspekt ka të bëjë me listat e zgjedhësve, të cilat përgatiten nga zyrat e Gjendjes Civile, që varën nga pushteti vendor.

Në një situatë të tillë, demokratët referuar edhe Kodit Zgjedhor, por edhe precedentëve të mëparshëm në proceset zgjedhore mund të bllokojnë procesin përmes 3 instrumenteve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Së pari, aktualisht opozita (PD dhe PR) kanë 4 anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke përbërë shumicën e anëtarëve të këtij institucioni. Një dorëheqje e 4 anëtarëve në momentet e fundit do të fuste procesin në ngërç duke mos krijuar në këtë mënyrë kuorumin e nevojshëm në vendimmarrje. Gjithsesi ky ngërç do të mund të zgjidhet në rast se Kuvendi do të bëjë zëvendësimin e anëtarëve në momentet e fundit. Por Kodi Zgjedhor parashikon se të gjitha aktet e nxjerra nënshkruhen nga Kryetari edhe nga Zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshme.

Së dyti bllokimi që opozita mund t’I bëjë procesit zgjedhor është përmes KZAZ-ve. Kodi Zgjedhor parashikon që  KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme:

a) dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë;

b) anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve objektive të bazuara në:

i) përzgjedhjen rastësore;

ii) shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor;

c) sekretari i KZAZ-së duhet të jetë jurist dhe propozohet nga partia, e cila propozon zëvendëskryetarin e KZAZ-së;

ç) 30 për qind e anëtarëve të propozuar përkatësisht nga partia më e madhe e shumicës dhe partia më e madhe e opozitës, në shkallë vendi, duhet të jenë nga secila gjini.

Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së zgjidhen nga KQZ-ja, me propozim të KZAZ-së. Në KZAZ-të ku anëtari i shtatë i përket partisë kryesore të shumicës parlamentare, kryetar zgjidhet njëri nga anëtarët e KZAZ-së, përfaqësues i partisë kryesore të shumicës parlamentare, kurse në gjysmën tjetër zgjidhet njëri nga anëtarët e KZAZ-së, përfaqësues i partisë kryesore të opozitës parlamentare. Zëvendëskryetari është i përkatësisë politike të kundërt me kryetarin.

Referuar kësaj, opozita ka të drejtën e shumicës së KZAZ-së në gjysmën e tyre, çka do të thotë se ajo mund të mos paraqesë kandidatë si anëtarë të këtyre komisioneve, por edhe atom und të japin dorëheqjet në momentet e fundit dhe opozita mund të mos paraqesë zëvendësues, çka do e fuste procesin sërisht në një ngërç.

Komisionet e Qendrave të Votimit

Gjithashtu, procesi mund të bllokohet në Komisionet e Qendrave të Votimit, ku sërisht ka një balancë. Në 50 përqind të tyre shumicën e ka mazhoranca dhe në 50 % të tjera opozita.

Sipas Kodit Zgjedhor, 1. KQV-ja përbëhet nga 7 anëtarë, ku një anëtar ushtron detyrën e sekretarit. KQV-ja formohet sipas mënyrës dhe kritereve të nenit 29 të këtij Kodi për çdo lloj zgjedhjeje, me përjashtim të shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 29 të këtij Kodi.

Anëtarët dhe sekretari i KQV-së emërohen vetëm për periudhën e zgjedhjeve. Propozimet për anëtarë dhe sekretar të KQV-së bëhen jo më vonë se 30 ditë para dates së zgjedhjeve dhe në rastin e zgjedhjeve të pjesshme apo të parakohshme 20 ditë para datës së zgjedhjeve. KZAZ-ja emëron anëtarët e KQV-ve jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve, kur konstaton se propozimi është në përputhje me kërkesat e neneve 37 dhe 38 të këtij Kodi. Në çdo rast emërimi i anëtarëve dhe sekretarit bëhet jo  më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Kryetari dhe sekretari i KQV-së zgjidhen nga KZAZ-ja. Në KQV-të ku anëtari i shtatë i përket partisë kryesore të shumicës parlamentare, kryetar zgjidhet njëri nga anëtarët e KQV-së, përfaqësues i partisë kryesore të shumicës parlamentare, kurse në gjysmën tjetër zgjidhet njëri nga anëtarët e KQV-së, përfaqësues i partisë kryesore të opozitës parlamentare. Sekretari është i përkatësisë politike të kundërt me kryetarin.

Kur  vendi i një anëtari ose sekretarit të KQV-së mbetet vakant, ai plotësohet brenda 3 ditëve, por jo më vonë se 24 orë para hapjes së procesit të votimit.

Listat e Zgjedhësve

Listat e zgjedhësve janë një tjetër hapësirë që opozita mund të bllokojë procesin atje ku bashkitë apo njësitë vendore kryesohen nga përfaqësues të saj. Kodi Zgjedhor parashikon që çdo zyrë e gjendjes civile është përgjegjëse për përgatitjen e listave të zgjedhësve të zonave të qendrave të votimit nën juridiksionin e saj, në përputhje me aktet nënligjore të nxjerra nga ministri që ka në varësi shërbimin e gjendjes civile. Zyra e gjendjes civile ka akses të plotë në RKGJC mbi përbërësit zgjedhorë të shtetasve të njësisë vendore, individualisht dhe në tërësi, dhe ka përgjegjësi të plotë për saktësinë e administrimit dhe ndryshimit të tyre.

Zyra e gjendjes civile, pas fillimit të procesit të hartimit të listave, i raporton një herë në muaj kryetarit të njësisë vendore për numrin dhe llojin e ndryshimeve që janë kryer në përbërësit zgjedhorë, shtimin apo pakësimin e numrit të zgjedhësve, si dhe i dorëzon për shpallje listën e zgjedhësve.

Listat e hartuara nga zyra e gjendjes civile shpallen nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka në juridiksion zyrën përkatëse të gjendjes civile. Çdo faqe e listës së publikuar përmban nënshkrimin dhe vulën e përgjegjësit të gjendjes civile. Në rast mospërmbushjeje brenda afatit të këtij detyrimi nga ana e kryetarit, zyra e gjendjes civile njofton menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila shpall listat. /gj.k/

9 komente në “Zgjedhjet vendore, skenarët që mund të përdorë PD për bllokimin e procesit”

  1. Labi Vlore says:

    Zgjedhjet do te zhvillohen,pavaresisht nese PD-ja e deshiron ose jo dicka te tille.te gjitha te tjerat jane Brockulla.Une ne fakt,uroj dhe shpresoj qe PD-ja mos te hyje ne zgjedhje.Kjo do ishte e vlefshme per mbare popullin Shqiptar.Sa per bllokimin e tyre,jam i sigurte se nuk ka institucion dhe as hile qe mund te bllokoje qytetaret te votojne.Kete e bejne vetem diktaturat.Ne Pluralizem kjo eshte thjesht dhe vetem e pamundur.Mendoj se edhe Gjykata Kushtetuese nuk do behet kamikaze e PD-se dhe kunder ineteresave te Popullit Shqiptar.Reforma Territoriale eshte votuar me 88 vota pro,nderkohe qe Kushtetuta e parashikon Reformen Territoriale me vetem 84 vota ne Parlament.Uroj dhe shpresoj qe Gjykata Kushtetuese te mos e hedhi ne ere vehten e saj.

    1. kujtesa says:

      Ne momentin qe Gjykata Kushtetuese eshte shprehur,te gjitha palet jane te detyruara te zbatojne vendimin e saj.
      Cdo hamendesim tjeter,eshte humbje kohe. Mos marrja pjese ne zgjedje,eshte penalizim per forcen politike qe e ben ate zgjedhje.

      Ato variante qe thuhen me lart,vihen ne zbatim ne nje shtet rrum palle sic e kishte maloku.

      Iku dita e tij.
      Tani flasim per baza te forta te ndertimit te nje shteti si gjithe bota demokratike.
      Lulushi e di fundin dhe pregatitet qe te mbaje fort postin e kryetarit me pretendimin naiv qe do thote: “-une e dija qe do humbja ne tavoline me ate ndarje teritoriale. Nuk keni pse me gjykoni dhe mos kerkoni doreheqje nga posti i kryetarit”.

  2. elson says:

    PD e di qe do humbase keto zgjdhje edhe shume te tjera prandaj nuk ia mban qe te futet ne zgjedhje

    http://bit.do/opozita-nuk-do-te-futet-ne-zgjedhjet-vendore

  3. albani says:

    Te gjitha jane skenaret e Saliut per te mos hyre ne burg se e di qe do humbase thelle.
    Edi Rama,tregohu i zgjuar per ta hedhur ne HALE edhe kete rradhe Saliun e bajgat e tjera te vjeter e te rinj (bile ketu te hujne edhe plerat e Leshelise=LSI),qe te shpetojme njehere e pergjithmone.

  4. zylyf says:

    Pas bojkotit pese mujor ,nese behen percapje per bllokim te zgjedhjeve vendore PD DEFAKTO behet e jashteligjeshme .
    Forca te tjera duhet te dalin ne mbrojtje te KAUZES popullore dhe jo tete inkriminuareve te etshem vetem per pushtet dhe para .
    Luli do te dije edhe kete here te sillet si udheheqesi legjitim i forces opzitare duke e shmangur perfundimisht edhe kete farse ne dem te popullit.

  5. Billy1 says:

    Te gjitha variantet e bllokimit jane lehtesisht te zgjidheshme. Per bllokimin nga KQZ, nderhyn menjehere parlamenti me zevendesimin e anetareve, ose me ane te sekretarit te pergjithshem te KQZ qe eshte i emeruari qeverise dhe komandon administraten e cila eshte pergjegjese per shperndarjen e bazes materiale. Mos harroni gjykaten zgjedhore ne kete rast. Por precedenti qe zbatoi PD, i ka lene rruge te lire te majteve qe para zgjedhjeve te marin shumicen e KQZ/
    Per KZAZ DHE KQV kodi zgjedhor e ka te zgjidhur. Mungesat i zv KQZ me emerime te pergjitheshme.
    Gjendja civile komandohet nga ministria e brendeshme. Nese kryetari i komunes ben naze, kompetencat i mer drejtoria e pergjitheshme e gjendjes civile.
    Ja pra, qe PD nuk mund te bllokoje dot procesin.

  6. NJE MILION QELBESIRA says:

    KOKEDERRI RAMA DHE KRIMBAT E TEMES PO TI LEXOJNE MIRE NENET DO KUPTOJNE SE KETO ZGJEDHJE JANE TE PAMUNDSHME PA PD

  7. Lexova komentet e mesiperme.me habit komenti i disa ripjellsave.guxojne dhe flasin ne emer te kodit zgjedhor.Kodi zgjedhor ne cdo nen te tij shprehet per balancim politik.dhe ne radt se njera nga forcat politike nuk mer pjese ne zgjedhje nuk eshte e mundur zhvillimi i tyre.Ne rast se do zhvilloheshin do ishin njesoj si ne kube apo kore.pra nuk do kishim zgjedhje por farse.Ed rama ska ku e lu bythen ose iken per lesh.tung

  8. aldo says:

    E dini kush partia e dyta me me shume deputete ne opozite?

    Eshte PDIU!

    Dakord?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje