Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes komenteve në rrjetet sociale deklaratave të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha mbi rrugën e Arbrit.
“Rruga e Arbërit ishte gati? Po, mu si gjithe gropat e tjera të borxheve zinxhir në qafën e shqiptarëve! 1 vit negociata për të mos rënë brenda.
Tani po, është gati me 1 formulë të re partneriteti që do promovohet nga kryeministri kinez në Samitin e Beogradit si një financim inovativ!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbërit do të nisin vitin e ardhshëm dhe do të jenë financimet kineze të cilat do të vënë në jetë projektin.
Kryeministri Edi Rama i cili njoftoi firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit me bankën kineze “Chinese Exim Bank”. Sipas tij, Rruga e Arbërit do të jetë vetëm projekti i parë i një bashkëpunimi të ri mes dy vendeve.
“Rruga e Arbërit, fruti i parë i një epoke të re. U nënshkrua mbrëmë memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjeton social Facebook.
Memorandumi u nënshkrua mbrëmjen e së hënës nga ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i Transporteve Edmond Haxhinasto. /gj.k/
Mos ja kujto se i dridhe mishi kur kujton rrugen e kombit dhe thote ah qe nuk e pata fatin edhe tek rruga e arberit.
Shih c`brockulla leshon.
Financim inovativ!
A me gjeni ne bote ndonje financim inovativ, ne shqip “borxh inovativ”?
Sido qe te jete inovativ apo joinovativ ajo eshte nje kredi me kushtet e saj qe nje dite duhet shlyer dhe pike.
Demagogji rilindase, qe vetem ky di ti beje.
Miqte e mi, çdo investim qe vjen nga nje aktivitet menaxherial, apo nga çdo lloj menyre transparente eshte per te gjithe ne. Mos me cinizem (te gezosh per fatkeqesine e tjetrit), shohim qe veprimet me te huajt jane shume here me te lehta se veprimet brenda nesh. Po vrasim veten dhe po harrojme qe ka me mijera qe hane “opingat nga fukaralleku”. Leket ketu jane ne kete glob qe quhet TOKE, por, vecanerisht te papunet dhe fukarejte nuk i kane dhe nuk i ndjejne.
Ndreqni administratat se jane kthyer ne “Big Brothers” o Edi Rama, duam te paguajme taksat vendore dhe fatura vjen nme emrin e atij qe e ka shitur pronen para shume kohesh. Por kur na thone qe shkoni dhe ndreqeni vete ndryshimin, kur duhet te kete nje kordinim te mire midis institucioneve qe jane te detyruara per te bere perditesimet nga data base.
Fukarenjeve absolut bejuani direkt ne fature cmimin e reduktuar dhe jo me rimbursim (gjithmone mbi bazen e nje vertetimi te sakte te te ardhurave financiare per fryme/familje).
Vendosni ne krye te institucioneve njerez fortesisht profesioniste, ndryshe o QEVERI dhe JU o EDI RAMA sot apo OPOZITARI neser do te kene gjithmone dhimbje koke.,, e tj
hahahaaah ! prap e nxore bllof dordolecin e shqup !
Po per ne njerzit e ndershem te Shqiperise,,,qe kemi 24 vjet tuj mbush gropat dhe humnerat e mender pushteteve ,te cilat garonin se kush mund ta shqyente dhe zhvaste me shume pasurine dhe parane publike shqiptare,,,a keni ndonje fjale zoti Kryeminister?????
A do te konfiskohen dhe denohen kusaret-pushtetare,qe desh na varrosen te gjitheve ne keto gropa dhe humnera 23 vjecare????
Une gezoj shume qe Rruga e Arbrit nuk ra ne kthetrat e pergjekura te brekedhjerit te historise dhe mekembesit te tij papagall,,,dhe uroj me shpirt qe kjo te jete e para rruge e paramatrave me moderne,te pakten te Rajonit tone.Ne te kunderten,po te binte kjo rruge ne duart e qoftelargeve do te kishte me siguri fatin e atij linesit te turpit kombetar ,mu ne Sheshin Skenderbej,,,apo te tortes se legenave.
TUNG,zoti Kryeminister.
Po do Zoti e kane seriozisht kesaj rradhe se boll e kane mashtruar popullin per efekt votash,, e cila kjo rruge duhet te ishte mbaruar me kohe. respekte
Mbajtja e shumices se premtimeve nga qeveria eshte gjeja me pozitive.Per rastin konkret , ndertimin e rruges se Arberit eshte veprimi me i drejte, pasi rruga do te lidh qarkun me te populluar te verilindjes, sic eshte dibra, me resurse nentokesore dhe mbitokesore te medha qe mund te shfrytezohen me mire nga dibranet punetor dhe mos ta shikojne te ardhmen e tyre vetem duke u larguar ne drejtim te qyteteve te medha.Kinezet sot jane fuqia me e madhe ekonomike boterore dhe afrimi i saj ne plotesimin e infrrastruktures se munguar si ne porte, aeroporte, rruge dhe hekurudha ka rendesi per vet faktin, qe kinezet japin kredi shume me te favorshme ,se amerikanet dhe europianet, kujtoni vetem rrugen e kombit ku Bodja dhe Saliu moren kredi me 13 perqind.E fundit kjo rruge do te lidhet dhe me me dibren e madhe qe pothuajse eshte e izoluar per shkak te mungese se rruges. Bravo Rama dhe leri qent te lehin, se jane mesuar vetem te vjedhin dhe te rrejne cdo dite dhe nuk lodhen.