Edi Rama shkon në luftë

16 Dhjetor 2014, 10:20Politika TEMA

Nga droga tek ndërtimet pa leje, nga diplomat universitare tek pagesa e energjisë elektrike, nga kërcënimet me burg e deri tek hedhjet në erë me tritol, një listë me gjithë betejat e pamundura të Edi Ramës. Bilanci: një portret i pamenduar më parë qeveritar, shqiptarë që nisin të kenë frikë ligjin dhe përballë, një opozitë që mbetet të bëjë vetëm rolin e viktimës

 

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

 

Ka vite që në Shqipëri, sportelet ku shkëmbehen para me letra të shkruara kanë qenë të mbyllur. Që në kohën e piramidave të dikurshme. Sot, janë rikthyer sërish sportelet dhe rradha e gjatë përpara tyre… në zyrat ku paguhen detyrimet për energjinë elektrike. Një gjë gati e paimagjinueshme më parë, në një vend ku energjia elektrike rrallë është konsideruar si mall që shitet e blihet, por si një shërbim që mund të këmbehet edhe me vota e votim, kryesisht për të djathtën e Doktorit.

Me dashje apo pa dashje, batutë apo një e vërtetë e vërtetuar me kalimin e kohës, fraza e famshme e Ramës, “Dale, dale se nuk keni parë asgjë akoma!”, do të jetë diçka që nuk do të harrohet lehtë. Sepse shqiptarët në përgjithësi, miqtë, por dhe kundërshtarët, optimistët dhe skeptikët, po shohin ditë mbas dite një model ndryshe të Ramës, një profil të pamenduar më parë që ka të bëjë kryesisht me forcën që po demonstron për rivendosjen e ligjit në Shqipëri. Rrumpalla e dikurshme e llojit, mos merr leje, por ndërto ku të mundesh, merr energji e mos paguaj, prodho hashash dhe të kapin vetëm rastësisht se njeri nuk të nget apo dhe gjej një kioskë dhe prodho diploma universitare, po merr një përgjigje të sforcuar. Njëherë politike si fillim dhe pastaj policore si vijim. Duke lënë pas kosto njerëzore dhe habi, por gjithashtu, duke pasur si epilog një tokë të çliruar gati-gati pa kthim nga rrumpalla e dikurshme. Që do të thotë se në Lazarat apo gjetkë do ta kenë shumë të vështirë të rimbjellin hashash edhe në dhomat e gjumit apo në Kamëz, Kashar e Fushë Krujë do të jetë shumë herë më e vështirë dhe aventurë për të hedhur beton pa leje qoftë dhe për një dhomë gjumi më tepër. E gjithë kjo trajektore e kryeministrit ka shkaktuar shumë dilema dhe kundërshti, ka ringjallur shumë llogari dhe ka hapur llogari të reja, kryesisht politike. Për atë se çfarë do të ndodhë nesër dhe sa do të kushtojë nesër dhe me çfarë do të vijojë të nesërmen. Një gjë është e vërtetë: Shqipëria nuk është më ajo e vitit 2013. Ajo që ka mbetur pas është ndryshe, qoftë kur u afrua si shpresë, qoftë kur u prit si nevojë. Me një diferencë që në thelb është mjaft e dukshme: kufinjtë mes të majtës dhe të djathtës teorike në vend janë krejt të shuar dhe sot, përballë Edi Ramës që drejton PS-në, Basha dhe Berisha ngjajnë si ekstrem i së majtës sociale.

 

 U nis me Lazaratin

Më parë, në krye të herës, megjithatë u bë një provë gjenerale e mënyrës sesi mund të përdorej policia e shtetit për operacione gjigante. U zgjodhën lojërat e fatit. Rreth gjashtë mijë policë u dyndën në çdo skaj e cep të Tiranës dhe të gjithë vendit dhe mbyllën me shirita të verdhë të gjitha lokalet e lojërave të fatit dhe kazinotë. Dhe të mendosh se ato ishin gati-gati po aq në numër sa dhe dyqanet që shesin bulmet në lagjet e qyteteve. Ato u bllokuan, por me kalimin e kohës nuk u morr vesh mirë se çfarë fundi pati ai operacion, përveç një detaji: kolaudimit përfundimtar të përdorimit të policisë. Dhe koha erdhi në qershor të këtij viti, kur shumica e sotme ndërmorri atë që mund të mendohej basti më i egër dhe më i vështirë i saj, ndërhyrja  në Lazarat. Shpesh armiku më i rëndë për t’u mundur është armiku psikologjik. Dhe në këtë rast, pothuaj askush nuk e mendonte se shteti do të zbarkonte në Lazarat. Fshati rebel në jug të vendit quhej një realitet i pandryshueshëm dhe i pandreqshëm. Por kush mendonte kështu nuk i kishte bërë llogaritë me kokëshkretësinë e të majtës zyrtare për të fituar me çdo kusht dhe çdo çmim këtë betejë. Ajo nisi kur nuk e priste askush dhe përfundoi ashtu siç nuk e priste pothuaj askush. Lazarati mbas një “qëndrese” me armë të një grupi banditësh nuk mundi të bëjë gjë tjetër veçse të dorëzohet për të vërtetuar dhe njëherë thënien e vjetër profetike që me zjarrin, ujin dhe qeverinë nuk duhet kruar shumë. Qindra e mijëra kilogramë cannabis, dhjetra të arrestuar dhe mbi të gjitha, një tokë e lirë nga damka jeshile që mbante prej vitesh, ky ishte përfundimi i operacionit që vijoi më pas dhe në zona të tjera të vendit. Dukagjini ishte një nga ta dhe mbas tij edhe zona të tjera më sporadike në kultivim u vunë nën kontroll. Lufta kundër prodhimit të drogës vendase e bëri Shqipërinë që të dalë nga harta e vendeve që e prodhojnë atë dhe që e luftojnë fenomenin në mënyrë të suksesshme dhe të vullnetshme. Sepse çfarë ka ndryshuar në Shqipëri me qeverisjen mund të përmblidhet edhe në një detaj të vetëm në këtë drejtim: vullnetin politik për ta bërë. Paraardhësit thjesht nuk e kishin këtë vullnet.

 

Universitetet

Je 18 vjeç. Ke një dëftesë pjekurie në xhep mbas 12 vjetëve shkollë. Normalisht je kontigjent për tregun e punës, por ku? Në Shqipëri, si dhe në gjithë Perëndimin kjo grupmoshë është tërësisht e ekspozuar ndaj papunësisë. Diku kjo është një e vërtetë që shihet në sy, kurse në Shqipëri u tentua të zgjidhet ndryshe. Me liberalizimin e arsimit të lartë. Që do të thotë? Do të thotë licensa pafund universitetesh me emra nga më groteskësh që në këmbim të disa mijëra eurove mbanin në “tiro” këtë brez të rinjsh për katër vjet të gjatë, së paku dhe e transferonin hallin e punësimit të tyre për katër vjet. Bashkë me ta, jetonte më mirë edhe një fashë të ndrojtur inteligjence universitare që jepte mësim sa diku, diku gjetkë duke shpërndarë me ta qindarka nga të ardhurat e fituara. Më pas, natyrisht, mbas licensës kishte dhe zgjidhje tipike shqiptare të llojit: paguaj për të marrë diplomën pa ardhur fare në shkollë. Gjithkush e dinte një realitet të tillë, por pakkush guxonte dhe kishte dëshirë ta thoshte. Sepse ishte një sistem që ushqente pothuaj të gjithë. Vetë Edi Rama kur nisi të fliste kundër këtyre lloj universiteteve në zgjedhjet e 2009-ës dhe të 2011-ës, sidomos, thjesht humbi vota. Këneta ishte bërë më e fortë se nevoja ulëritëse për ndryshim. Dhe vetëm një vit mbasi erdhi në pushtet, Rama projektoi “hakmarrjen” e tij pikërisht mbi to, nëse termi hakmarrje në këtë rast do të dëshmonte vullnetin për të zhbërë kioskat universitare. Një ndërhyrje e ministrisë së arsimit dhe vetë qeverisë, në prag të vitit të ri arsimor shkaktoi të pamendueshmen. Një numër i madh universitetesh humbasin licencën e tyre dhe mbyllin dyert për studentët. Shumë studentë, madje, zbulojnë befas se kishin bërë sikur kishin studiuar në fakultete fantazmë, tërësisht të panjohur nga qeveria shqiptare dhe të paakredituar. Mijëra euro të paguara nga prindërit të shkuara dëm dhe mbi të gjitha, vite që pësojnë të njëjtin fat. Kostoja e shkaktuar është e pamatshme, kundërshtitë ndaj qeverisë që ndërmorri këtë hap ishin pafund, sepse askush nuk e pranonte mënyrën direkte me të cilën ju tha: copa e letrës që keni në dorë nuk ka asnjë vlerë. E megjithatë Rama nuk u tërhoq, edhe pse betimet se nuk do ta votonin më, nuk dukej se e mundonin.

Në vitin 2005, një skrap i ministrisë së ndërtimit, gërvishti fasadën e një pallati në qendër të Tiranës, që ishte pronë e një deputeti socialist. Dy – tre pallate të tjerë, kryesisht në themele dhe disa lokale në pronësi të deputetëve socialistë, gjithashtu u dëmtuan në aksionet e atëhershme kundër ndërtimeve pa leje. Berisha që betohej për ruspa e buldozierë e bëri të vetën, por deri këtu. Sepse askush, përfshi dhe Berishën vetë, nuk mendonte që një pallat, i ndërtuar qoftë dhe pa asnjë leje, duhet të prishej. Tetë vjet më pas Edi Rama mendonte tërësisht ndryshe. Në tre akte të njëpasnjëshëm tritoli qeveritar në Tiranë, me ndërtime shumëkatëshe, një sasi tritoli do të zhgënjente dhe më skeptikët: hidhet në erë në Vlorë një pallat që mendohej gjerësisht se i përkiste familjes së kryetarit të opozitës. Më shumë se gjithçka tjetër sinjali që ishte dhënë ishte lexuar se duke arritur në këtë limit, askush tjetër që së paku kishte probleme me ligjin në ndërtim, nuk ishte i sigurt. Nga vera e shkuar ka kaluar shumë kohë dhe tani INUK-u është bërë një realitet urban. Godina të tëra, lokale në Tiranë e në bregdet, ndërtime anësh rrugëve nacionale dhe kudo tjetër gjetkë janë hedhur në erë ose janë shembur. Mijëra njerëz kanë humbur bizneset e tyre, që kryesisht ishin ngritur në tokë publike, në mënyë të shëmtuar. Ngjan se lufta e dikurshme për parkun Rinia është transferuar në çdo cep të vendit. Si një luftë për estetiken dhe për rivendosjen e ligjit. Ky ishte dhe momenti i parë kur Rama nisi të artikulojë fjalën burg. Edhe pse ligji e parashihte, në Shqipëri ngjante e çuditshme të arrestoheshe dhe aq më pak të dënoheshe nëse ndërtoje pa leje,. Sepse një gjë të tillë e bënin të gjithë. Por dhe arrestimet ndodhën dhe policia nisi të shërbente si pararojë e buldozerëve që nuk duket se ndalojnë më. Rezultati: sot është gati e pamundur që dikush me dy pare mend në kokë të vendosë të ndërtojë pa marrë më parë leje. Të majtët mundën më të në fund të stopojnë metastazat e kancerit që po shkatërronte pa kthim territorin. Edhe me frikën që sjell “terrori” i ligjit.

Energjia dhe uji

Por kishte dhe një aneks të rëndësishëm të jetës së vendit, në të cilin ishte planifikuar të ndërhyhej. Prej vitesh, harta politike e Shqipërisë kishte një përkitje të çuditshme: raporti mes atyre që paguanin dhe nuk paguanin energjinë elektrike dhe preferencat e tyre politike. Por ky është një diskutim tjetër. Problemi që dilte përpara qeverisë shqiptare ishte se gropa që krijohej mes shitjes së energjisë që shteti apo privatët prodhonin dhe pagesës që i bëhej asaj shkonte në rreth 150 milionë euro në vit. Që vinin kryesisht nga mospagesa e energjisë elektrike. Dhe kështu, mbas një paralajmërimi sipas stilit të tij në Kuvend, Edi Rama nisi ndoshta betejën më epike të mandatit të tij. Atë të ndëshkimit të abuzuesve të energjisë elektrike. Duke e nisur me ata që i qunte biznese që paguanin sikur ishin abonentë familjarë në rastin më të mirë dhe për të vazhduar më pas me abonentët e vërtetë familjarë, kryesisht në zonat informale. Njerëz që nuk kishin paguar kurrë energji elektrike në jetën e tyre papritur panë se jo vetëm energjia ju ndërpritej, por edhe se arrestoheshin. Rezultati: për herë të parë krijohen rradhë në sportelet që paguhet energjia, mijëra lidhje të paligjshme të ndërprera dhe dhjetra të arrestuar. Raporti mes kostos njerëzore dhe përfitimit është vështirë të bëhet, por një gjë është e qartë. Më së fundi është kuptuar se dhe në Shqipëri dhe për këdo se energjia është mall dhe si i tillë duhet të paguhet. Madje për një gjë të tillë mund të humbet edhe vendi i punës. Kështu ndodhi me dhjetra gardianë burgjesh dhe e njëjta gjë do të ndodhë dhe me shumë punonjës policie dhe të tjerë. Veprime në kufi të ligjit, por përtej kufirit të zbatimit moral të tij: kush vjedh, ndëshkohet.

Mbas energjisë, uji. E paralajmëroi dhe siç duket, do të jetë vetëm çështje kohe kur do të nisë operacioni kundër atyre që abuzojnë me ujin. “Një histori e tmerrshme që duhet të marrë fund. Një gropë edhe më e madhe se gropa e energjisë”, thotë Rama, që tashmë ka përcaktuar se vullnetin e tij për të rivendosur ligjshmërinë në vend e mbështet tek lufta që nuk njeh llogari. Një luftë që ai po e bën sikur nuk do të këtë më kurrë një ballafaqim elektoral. Sepse siç pohon dhe vetë së paku, i intereson ndërtimi i shtetit përpara llogarive elektorale.

 

Opozita

Eshtë ana më fatkeqe e kësaj historie. Pothuaj viktima perfekte e saj. Për shkak të moskuptimit. Për shkak të zakonit të vjetër të të gjitha opozitave në Shqipëri që kundërshtojnë çdo hap që bëjnë qeverisjet. Duke nisur me Lazaratin. Ishte qesharake sulmi që i bëhej atëherë nga Tirana policisë që ndodhej në jug të vendit. “Pse qëllojnë në ajër mijëra fishekë?”, çuditi atëherë gjithë dynjanë Doktori. Por asnjë fjalë për rivendosjen e rendit në atë skaj problematik. Mund të ishte afruar dhe opozita të bëhej pjesë e atij suksesi shqiptar, por sa nga naiviteti, sa nga pamundësia, ajo e la qeverinë të vetmuar në suksesin e saj. E njëjta gjë me arsimin e lartë. Atë sistem idiot piramidal diplomash e ndërtoi opozita e djathtë në tetë vjetët që qeveriste vendin. Shkatërrimi i saj, për aq sa u bë, e gjeti opozitën sërish në udhëkryq. Foli thjesht për faturën sociale, por pa treguar nëse në thelb qeveria kishte të drejtë apo jo në çmontimin e kiokave universitare.

Nuk ndryshoi as në përballjen e saj me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Opozita nuk pranoi rivendosjen e kontrollit mbi territorin, por u fokusua në detaje të llojit, prishje selektive apo kur është ndërtuar e çfarë po prishet. Sërish shumë larg thelbit të çështjes, opozita u tregua më pak se vështrimshkurtër. Kurse në rastin e energjisë elektrike, ajo po luan me kartën sociale. Duke folur për dramat e panumërta që ekzistojnë realisht të dhjetra familjeve vërtet të varfëra që po jetojnë në errësisë. Por sërish pa kapur thelbin dhe sërish duke bërë opozitën mistrece: kundërshto në bllok çfarë bën kundërshtari! Megjithatë ka dhe një të vërtetë tjetër që mbetet: për herë të parë në gjithë vitet pluralizëm, opozita që frymëzon Berisha ka mbetur në mbrojtje. Hapin e parë e bën kundërshtari. Opozita e Bashës, pastaj, është tjetër gjë. Dhe Rama në këto momente, më shumë se çdo gjë tjetër mund të numërojë si fitore të tij pensionin përfundimtar politik që i dha armikut të tij të hershëm me të cilin u ndesh për herë të parë në dhjetor 1990, plot 24 vjet më parë. Atëherë e përzunë, sot, mbasi i morri zyrën, i morri dhe revanshin.

67 komente në “Edi Rama shkon në luftë”

  1. milo says:

    Excellent Edi! Vazhdo keshtu, ktheje Shqiperine ne nje shtet modern. Sali Babe Rrumpalla = Haxhi Qamilin. Saliu, fshatari i pagdhendur i Vicidollit, do te mbetet simboli i hajdullekut, rrupalles e kaosit.

    1. mija refik says:

      vdekt ishalla

    2. Devolliu says:

      EDI RAMA, QEMAL ATATURKU I SHQIPËRISË, MË NË FUND DO TË BËHET SHTETI.

      1. Po çna ngatron me Turqit o Devolli, nuk të vete truri të krhasosh me ndonjë shtet për të qënë po me Turqinë që na la aq prapa sa spo marim veten dot ka 200 vjet .Ku dhe 1 nga ato pasoja është dhe BASTARDI Sali GOMARI Turk. Dhe unë nga Devolli jam po mos i bëj këto gabimë.Ke shumë shtete që janë sot modernë dhe te pasur që mund ti marësh shembull .Të përshendes I.FIFO. BILISHT. Sot jeton në New York. USA.

    3. :) says:

      Ja perse thuhet puthu me Milon.

    4. lala says:

      Bjeri Edi mo te lumte dora….O Njaizi” ndro rruge mor Njazi”nuk kalohet jeta nuke bere badakçi…..

  2. elas says:

    une mendoj se te gjitha keto jane per te bere nje shtet ligjor
    por prape eshte shume larg pritshmerive

    http://bit.do/edi-rama-shkon-ne-lufte-ne-Beograd

    1. enter says:

      Roma nuk u ndertua ne nje dite.

      1. ---------------------- says:

        Nuk ja ka kerkuar njeri kete. Ai i ka fyer rende njerezit qe e kane perkrahur dhe kjo nuk i falet edhe pas vdekjes! Edinim per AS por na doli Pras!

        U duk qarte se nuk ka asnje vizion dhe prandaj i le gjerat ne mes, sepse nuk ka asgje te shkruar. I ka robtuar njerezit ne hartime programesh e paztaj sapo mori pushtetin u jepte doren me syte nga qielli e keto jane pordhe firauni. Te behen sot zgjedhjet ai mer vetem voten e tij. Dhe te distancohet nga njerez te rruges, mashtruesa ordinere se na i shpifi!

        Nivel gabelesh te veshur me kostume…

        1. Trik says:

          Nuk ka vend te zhvilluar pa ligj dhe per sa kohe ju koketrashe mezantrope nuk do te shihni me larg se hunda juaj ai vend nuk do behet kurre. Ju merreni me vogelima ku do i gjeje leket te paguaje energjine nje i panune, me se do jetoje ai qe ju prish biznesi i paligjshem qe funksiononte ne ne ndertese te paligjshme etj. Por, kush te pyet se nuk ke lek kur kapesh duke vjedhur? Nuk ke lek te paguash energjjine, nuk eshte fundi i botes te ndricohesh me qiri, ndoshta keshtu nje pjese i vijne mendte dhe fillon te kerkoje per ndonje pune. Ai biznesmeni qe humbi vendin e aktivitetit po te jete aq ndermarres i zoti do gjeje nje vend tjeter ku te zhvilloje biznesin prandaj mosi qani hallin.

        2. stefan says:

          Ik or demokrat qyravec,po te behen zgjedhjet prap PS me Edi Raman do fitojne,sepse Edi po punon,po ben shtet,po ben ligje,po i jet frumarje shqiperise.Haroje PD se do vije ne qeverisje tani afer.Mbas 16 vitesh mundet,ne qoftese nuk do jen ne opozit keta qe jane tani.Me keta qe jane teni PS e ka te sigurte qeverisjen.Sa per prasin qe permend eshte mire ta mbash ne goje,po smunde fute ne prapanice.

        3. Adrian says:

          ha ha ha prasi te hyfte e mos te dalte o pasardhesi i Sales

      2. Thupra says:

        As stani nuk ndertohet me hajdute.
        Romen ne e kemi ndertuar,perandorine e varferise dhe korrupsionit te Europes

  3. Ermal Petushi says:

    As bojaxhiu im nuk e perdor furçen kaq me mjeshteri e pasion sa Lorenci…

    1. Mira says:

      Edhe ti Ermal qeke bos?
      E mjera Shqypni

  4. lex says:

    Ke harruar luften kunder shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, prerjes se paligjshme te pyjeve, shfrytezimit pa kriter te shtrateve te lumenjve per inerte, gropave te gelqeres, plehrave pa fund. Nga vellimi dhe shtrirja e reformave Edi Rama mund te krahasohet me Pjetrin e Madh (per permasat e Shqiperise)

    1. Bledi says:

      Po po. Jo vetem me Pjetrin e Madh, por edhe me Shen Pjetrin ?

      1. Partia says:

        Jo,ai krahasohet me te pjerdhurin e madh ENDVER.

  5. BERTO says:

    LORENC;po ta ke gjet nje rrashte per te lepire apo jo?se punen e lepirjes e qane fare.

  6. Edi says:

    Nuk janë fürça,por eshtë një realtet që të tmerron ty Petush dhe gjithë idiotët e tjerë si ti…Por gjeni vrimë ku të futeni,sepse nuk keni parë gjë akoma…

    1. POPULLI I VARFER says:

      PSE TI EDI MASKARAJ QE MBAN EDHE EMRIN E TURPIT TE KOMBIT KUJTON QE DO E BESH LAKURIQIN KIM JONGUN E SHQIPERISE HARROJE MASKARA I NDYRE MILITANT I FELLIQUR TI DO KERKOSH VEND PER TU FUTUR BASHKE ME SHOKUN MERO DHE LAKURIQIN SEPSE URAGANI POPULLOR DO VIJE SHPEJT KOHA JUAJ PER DIKTATURE DHE VIJA TE VERDHA KA MBARUAR NJI HERE E PERGJITHMON

      1. putori says:

        ua sa jeni merxite qe keni humbure postet dhe ofiqete qe kishite duke mashtruar popullin se gjoja ishite ju qe do sillnite demokracie dhe begatine e tija tani e keni mesuar se nuke ju besone me njeri dhe perpeliteni si sardele ne rer pa uje posi te nxe goja dhe i thua rames se mbane emrind nderi i kombite po sipas jushe kushe eshte sala dhe ofiqi i tija a te mjeret ju qe bene sikur zhozhe thua no nje gjer te madhe dhe kushe ju halet e haleve sa pe tiu kujtuar se sa te zote jeni ju jo qe te hani mutin dhe te putheni dhe buthen ne raste nevoje por dhe e jepni buthen ju bythe………. e pederasta qe keni dhe goje e flisni mbudheni halen se na vjen prt te vjedhe fdheqesira

      2. nora says:

        O ti POPULL I VARFER qe poshfryn kunder Edit vetem i varfer nuk je. Ti ke bere parate per 7 breza ne kohen e Sales dhe tani te duhet qe ti harxhosh ato se Edi ti preu koqet dhe nuk nxjerr dot me sic nxirrje ne kohen e Salushit tend.
        Shani ju kafshet e Sales sa te doni, po ky Edi me i forte behet se na ka me vete ne qe duam shtet dhe ligje dhe e duam vendin shume here me te mire se ajo germadhe qe na beri dhurate ai turpi i kombit qe ti e ke aq per zxell. E more vesh o POPULL I VARFER? Me vjen keq qe tu prene krahet. Mbase na lumturon zoti akoma me shume me te tilla prerje krahesh.
        Zoti Edi Rama, je me i miri. Jemi me ty , dhe as mos e caj fare ca thone se po humbet voatat. Na beso votat e ketyre npisave nuk i kishe as atehere. Edi do beje atdheun dhe ne te gjithe do te kthehemi atje,

        1. Xhaxhai says:

          Nora,te qofte udhe e mbare moj bije,befsh hair,detin kos do e beje Edvini,me floriri do e shtroi Iliri.
          Gjithe te tjeret,qe thua moj zonje,jo me me presh te gjithe fluturojne

  7. fisheku says:

    rruge e veshtire por e drejte dhe e duhur per nje popull dhe mentalitet shqiptar.nje faleminderit 1 milion votave dhe ndryshimit me te vertet te paimagjinueshem me pare.ndiehet era e kultures,rregullit dhe e ligjit qe po krijohet dhe qe eshte baza e nje bashkejetese demokratike. por eshte shume per tu bere. me e rendesishmja reforma tek DREJTESIA

  8. Jola says:

    Edi Rama ka shku per lesh more lorenc, jo per lufte. Dhe kete qe them une do ta vertetosh pas zgjedhjeve lokale. Ky Don Kishot, po lufton me mullinjte e eres sepse me ckuptoj ky hajvan eshte ne ajer. Eshte nisur per te luftuar cdo gje pa nje strategji te qarte. Pra i ka hyre luftes me informalitetin, pa patur ne xhep nje zgjidhe, nje platforme, nje strukture dhe transparence. I shperndare ne beteja si Hitleri, po tenton te marri gjithcka por do mbyllet ne Bunkart shume shpejt. Nese nuk ul varferine qe sot eshte e tejskajshme dhe qe eshte shkaku kryesor i te gjitha paligjshmerive, ky do perfundoje si mos me keq. I gjithe ky vrull do ti perplaset si ortek e do ta hedhe tutje.

    1. enter says:

      Varferia qenka shkaku i te gjitha paligjshmerive????

      Me falni, por kjo eshte nje idiotese. Si mund te quhet i varfer ai qe nderton nje shtepi te paligjeshme me 2-3 kate??????

      Shkaku i paligjshmerise eshte mungesa e respektimit te ligjit, sepse pas 90 ne Shqiperi u prodhua nje brez qe pikesynimin kryesor kishte korrupsionin.

      Te akuzosh varferine eshte nje lajthitje.

      1. x says:

        Bravo! Ndaj te njejtin pikepamje me ty dhe prandaj nuk para komentoj ne faqe te tilla. Ne, shqiptaret, kemi trasheguar nje fryme te keqe pas viteve 90, korrupsion, droge, vjedhje, vrasje, analfabetizem!!!
        Mgjt, e ka then shume mire njeri me siper, Roma nuk u ndertua brenda nje dite

    2. Eraldi says:

      Shume i sakte komenti Jola, por Rama edhe Basketbollist kur ishte me Dinamon ka qene shume faullxhi dhe nuk e perfundonte kurre nje ndeshje te sakte. Po ti shtosh kesaj edhe vitet dhe Kokainen, imagjinoje vete se c’fare produkti del. Per te tjerat No Comment. Por le tja leme kohes, se jam i bindur qe keta qe e lavderojne do ta shajne me liber shtepie me ne fund, sepse tani nuk e kuptojne qe veprimet e qeverise se 1-Milion votave jane totalish kunder atyre 1-Miljoneve qe votuan. Nuk me merrte mendja kurre qe te konsumohej kaq shpejt Rama, por si faullxhi qe ka qene ndoshta eshte e justifikueshme. Megjithate, Edi ju fut nje loje te te tjereve e cila do ta nxjerre bllof me ne fund te konsumuar totalisht si politikan, plus pensionin si zyrtar dhe deputet.

    3. GAMORI says:

      ju hongshin QENT e sales ju SORRAT e e PD qe doni Shqiperine vetem Kuplara!

    4. aiii says:

      edhe sikur mos ta votoin me dhe ta flakin tutje, do i kete lene dicka shqiperis dhe jo si doktorr rrompalla qe la pas vetem ferra dhe rrompall shqiperis, po hietoria do e vlersoi se edi ramen dhe doktorr rrompallen. dhe dicka, jo qe nuk do ta votoin por mandatin tjeter ka per te patur me shume deputeta vete PS.

  9. ----------------------------- says:

    Lorenc! Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti?????????

  10. Albi says:

    Kryeministri duhet inkurajuar per vendosmerine ne vendosjen e shtetit ligjor dhe duhet kritikuar per njerzit qe ka pergjedhur per te bere kete .
    Nuk mundet kurre po kurre asnjehere qe me njerez te inkriminuar , me predente penale te mepareshem , te perzgjedhur pa asnje lloj kriteri , te dale nga menga e “dikujt” dhe per kete nuk me duhen shume hamnedesime , te beje kete qe ai preaznton .
    Te shohim kush do te triumfoje!!! Peshorja nda mendoni Ju te dashur mendimnares me mua nga do te peshoje ?

    1. ------------------------- says:

      Sigurisht nga demagogjia e mashtrimi nuk do anoje……

  11. kaprolli says:

    Lorenci gjithmone me ka pelqyer ne analizat e tij, duam apo sduam, me te mire a te keq, shqiperia ka filluar pak te drejtohet nga zhvillimi, por mos te harrojme se rama po nxit shume pakenaqesite midis popullit duke perdorur militantet injorante ne administrate, zhvillimi behet nepermjet profesionisteve dhe jo nga idiotet, 1 milion votat pro ti enderrojne rama ne zgjedhjet e tjera
    Respekte

  12. Albani says:

    Dakord vellezer,por ama vazhdoime te kete akoma me shume fukarallik,e fukaralliku eshte i keq,ai mund te tera te mirat e Rames bashke,ato qe permenden me lart i kishim ne kohen e Enverit ne menyre te perkryer,nuk kishim droge,ndertime pa leie,kishim aresim,shendetesi,energia ui paguheshin por ishte FUKARALLIKU QE E RREZOI DIKtAtUREN,PRA RAMA MIRE E KA NISUR,POR PO NUK ZBUtI VARFERINE,MIRE QE NUK NDRYSHON,POR ESHtE DHE ME I KEQ NGA DIKtAtORI.

  13. @ Jola says:

    ah me Jola,jola….
    shko lepi bY.e malokut te qelbur se qenke nje mize kali qe vetem ate ke ushqim qe te mban gjalle.
    E,kur ke koken atje poshte (ne B.e saliut)nuk ke mundesi te shohesh me larg se aty se te zihen syte.
    Forca EDI.trimi,vetem te ty i ka syte Shqiperia e lodhur nga keta qelbesira

    1. Jola says:

      Bukurosh, une nuk jam nga ato qe lepijne bythe dhe kjo besoj duket sepse po kritikoj pushtetin, pra qendroj nga populli, jam nga ato qe kritikova me shume force dhe pushtetin qe u largua dhe votova me bindje kunder tij, por duke qene se nuk jam Meroja qe vazhdon i bie fyellit ne te njejten vrime, nuk merrem me me funderrina te rrezuar si Berisha qe e kane vendin ne burg , por me aktualitetin qeverises dhe me te perditshmen e veshtire.

      po flasim per kete fotokopjen e gjate te berishes, dhe po paralajmeroj humbjen e tij ne zgjedhjet lokale.

      Nese nuk beson ate qe them, bej nje xhiro, shko ne nje dyqan dhe pasi te blesh ushqime pyete se si i shkojne punet dhe se cmendim ka per lehtesirat qe po i ben qeveria e Rames, pyete po nuk pertove dhe se per ke do votoje.
      Pasi te mbarosh aty mundohu te takosh nje biznesmen te madh dhe beji te njejten pyetje, pastaj tako nje pensionist, tako nje veteran, tako nje ish te perndjekur, tako nje te punesuar ne administrate, tako nje socialist dhe do degjosh cdo te thote per kryetarin e vet. Mos rri( mfpsh ) duke u masturbuar ne shtepi me fotografite lakuriqe te Rames se nuk te ben mire dhe per shendetin!

      Une e kam zhvilluar kete minisondazh qe mund ta realizoje cdokush i shtyre nga kurioziteti dhe rezultati eshte i frikshem… rama ben mire ta kete bileten gati pas zgjedhjeve te 2015

  14. NO PASION says:

    JOLA TY CFARE ZGJIDHJE REKOMANDON DHE KUSH ESHTE AI QE MUND TI BEJ REALITET KETO REKOMANDIME PASI 20 VJET DEMOKRACI BERISHA DEMAGOGU DHE ME I PAAFTI NE PLANET VETEM SHTET NUK BERI APO NANO $ CO QE HALLAKATEJ KAZINOVE APO META $CO QE KA VESIN E VJEDHJES….DHE MOS U NGAZELLE NQS EDI RAMA HUMBET NJE BETEJE FRONTALE QE SYNON TE NA BEJE KRENAR QE JEMI SHQIPTAR…PASI SIC THOTE I PAUDHI BERISHE EDI RAMA VETEM POLITIKAN NUK ESHTE PRA ESHTE JASHTE POLITIKES GJE QE UNE DHE TY DUHET TE JEMI KRENAR PER NJE KRYEMINISTER TEKNICIEN…TE GJITHE JEMI KOSHIENT SE AI PO QEVERIS NE NJE FUSHE ME MINA TE PASHPERTHYERA .. QE DUHEN SHPERTHYER NEN KONTROLL ..PRANDAJ E DASHUR JOL MOS KONTRIBO PA DASHUR QE ME SHKENDIJEN TENDE TE VOGEL TE NA HEDHESH NE ERE TE GJITHEVE….

  15. Raelva says:

    Jola! Bej edhe ti nje gje per kete vend. Pastroje Shqiperine nga mbetjet. EMIGRO.

    1. Nexhi says:

      Raelva, Llumi me llumin
      Kush emigron shpeton nga Mbetjet

  16. like-qori says:

    Poshte moj nga cairet…..c,na rane xhevairet…….more bash-salaudbashi.

  17. Eraldi says:

    Nga nje psikopat, i cili mori pushtetin ne Shqiperi per vlerat e psikopatise se tij, nuk se c’fare pret me teper!

    Edi Ramen po e perdorin shume keq per interesa te tjera, bile shume shume keq, qe as ai vete nuk e ka kuptuar kete. Por, kjo nuk ka rendesi. Kur Edi Rama eshte nje psikopat i cili donte te behej kryeminister apo krye…kurve me c’do qellim, atehere te gjitha kanalet jane te hapura per ato interesa qe e realizojne kete ambicje egoiste dhe pa identitet te Edi Rames si kryeminister!

  18. Christ says:

    Jola & Co eshte nje bajge e cila duhet te perfshihet ne pastrimin qe EDI RAMA po i ben pislleqeve shqiptare.

  19. xhim kerry says:

    Lorenc!
    Ke harruar te permendesh qe deri dje, Kryeministri i sotem na mbushi mendjen qe jemi pa pune pa buke te pa veshur dhe ne dite te hallit. Na premtoi se do ulte cmimin e energjise, do bente legalizimet falas, do punesonte 300.000 veta nuk do te hiqte asnje nenpunes te afte nga puna do tregohej tolerant dhe bashkpunues me opoziten e te tjera e te tjera. Nderkohe qe me keto qe permende me lart del se populli nuk ka qene pa pune e pa buke por thjesht nuk paguante faturat. Asnje nga keto veprime qe permendni ju me lart nuk na jep buke dhe pune.
    Paskemi qene te pasur dhe paskemi jetuar ne kurriz te shtetit.
    Paguani dritat borgjeze te felliqur!
    Harrova subvencionet per bujqesine apo i ka harruar edhe kryeministri atoo….

  20. like-qori says:

    Poshte moj nga cairet.eeeee…..c,na rane xhevairet,eeeeeee.
    Rumpalla e saliudbashit me lulin e shkolles se kuqe.
    Hidhe moj hidhe moj kemken eeeeeeee…….se c,ma kepute zemren eeeeeeee
    Vazhdo dhe per temat e ardheshme Lorencoooooooo,se skemi pare gje akoma……..je i mirepritur si ngahera……se c,ma kepute moj zemren eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.

  21. ed says:

    hahahah
    Kujdes gazetaruc se do te ngelet era e keqe pastaj!

    Ka prish, po ka prish vetem te atyre qe nuk paguajne dot!
    Vazhdon avazi si me pare ne toke te shqipeve…

    Paguaj haraçin dhe rregullohen te gjitha! Vetem fytyra e kryeministrit ka ndryshuar, se Sandri dhe Gimja i Red Bullit vazhdojne avazin e tyre.

  22. Amerika says:

    boboboboboooooo po na dridhen leqet e kembeve nga rama sic thote nje idiot aty me lart dhe qe me gjuhen e rames dhe te vangjelit po shan te tjeret dhe po I kercenon se bobo cdo I gjeje dhe te gjejne vend te futen. O pika qe nuk ju bie juve sahan lepiresve te rames. Kujdes o vangjel se mos na fillon edhe ti si ai zagari tjeter veliaj duke e bere ramen udheheqesin e demokracise, juve jeni si ai spiun I sigurimit qe kishte vrare e kishte burgosur dhe pastaj I thoshte asaj studentes qe kam qene dissident I madh une se kendoja fol enver te lumte goja fol e mbro te drejtat tona. Si nuk hapet dheu dhe tju perpije nje here e mire juve zagareve te komunizmit dhe te sigurimit. Keni fytyre te shani ju dhe ti ktheheni dikujt duke I thene qe ke bere parate 7 breza ne kohen e sales. Po ju o te mjere ose prinderit tuaj I keni duart te lyera me gjak te pafajshem qe hidheni kaq shume ne sulem te neveritshem. Hapni syte o qorra se cbehet. Nje shtet qe kerkon ligjshmerine I jep mundesine atyre qe jane te varfer te paguajne se edhe ata vete nuk duan te mos paguajne por nuk kane buke te ushqejne femijet.

  23. era says:

    Ti Lorenc je djale i mire, edhe gazetar profesional, por nuk je i lire?!!
    Dhe per kete nuk ke faj as ti as gazetaret e tjere. Po nuk shkruajte me porosi, nuk te botohet gje gjekundi.Dhe ju duhet te ushqeheni dhe te mbani familje.
    Me pelqeu komenti i albanit, keto te mira ishin shume mire ne kohe te Enverit, madje edhe drejtesia pavaresisht se ne forme nuk ekzistonte por ne permbajtje ishte shume here me mire se sa ajo qe sot quhet drejtesi. E megjithate ne nuk e donim ate. Dhe plasem sa te vinte “Demokracia”.

    Si nuk ke shkruajtur dy djale per sistemin e drejtesise o Lorenc? Se tek e fundit, te gjithe ato qe permende, jane si shifra mbas presjes dhjetore, nuk kane vlere po qe se Drejtesia eshte Zero.
    Nuk ka nevoje te mbush mendjen pse Gazetaret jane TE VARUR.
    Kapitullin per universitete e trajtove nga bishti.

    Bijte e pushtave, cubave dhe hajduteve( me pak perjashtime) kane pasur para dhe kane paguar per te bere universitete te pavlera femijet e tyre. Femijeve te popullit fukara as u shkonte ndermend.
    Tani me reformen perseri do mbeshteten femijet e atyre qe kane para dhe Universitetit Publik po i vihet litari ne fyt perseri per te ndihmuar universitete private(ne mos qofshin te verteta gojet e liga per fondet qe do kalojne per to.

    Fytyra e nje shteti e nje kombi eshte vleresimi per ARSIMIN PUBLIK.
    MERRINI TE MIRAT ENVERIT se nuk ju shan njeri, perkundrazi.

  24. jani says:

    Edi Rama ne Shipni + Shpend Ahmeti ne Kosove dy yje shprese te kethimit te rrendit e ligjit ne keto troje.Shpresa jeni JU dhe PERPARA deri ne fitore .

  25. titi says:

    Per Jola, Eraldin & Co. Beni mire qe ja qani hallin popullit te varfer, se ashtu eshte, POR harroni se kush e solli ate ne kete varferi te skajshme! Shkojne e takojne popullin pa pike turpi, ua qajne hallet qe ua kane shkaktuar vete! Pafytyresi dhe hipokrizi, asgje me pak, por shume me teper.

    1. Eraldi says:

      Po mire ore zoteri, ata qe esollen jane maskarenj dhe dyfyteresha, ashtu si maskarenjte e Ramiz Alise qe sollen gjoja demokracine. Por a e ke idene ti ore mik se c’fare do te thote shtet? Me sa duket nuk e ke haberin fare, sepse po ta dije shteti nuk varet nga partite ne pushtet dhe mbi te gjitha shtet nuk behet me qep e shqep duke ju a faturuar njerezve ne fund maskaralleqet qe nuk ju takojne fare atyre. Kush i paguan te thyerat? Epo, ne nje shtet bordello dhe te papergjegjshem duhet ti paguajne njerezit doemos, sepse ai qe iku ishte burre me i lig nga ky qe erdhi dhe ai qe do vije do te jete burre me mire nga ky i tashmi, apo jo?

  26. xhelal says:

    arritjet e qeveris 1 energjin me te shtrejt ne rajon 2 nafta me e shtrejt ne bot sa per pagesen as nuk kam paguar kurr as nuk paguaj deri sa te paguajn bemet e tyre rama meta basha gjika mziu i zi e i bardhi.

  27. shqiponja.al says:

    o ju te mjere qe mburrni ket fundurinene qe po na qeverise ,,qe parat qe ka ber me lejet e ndertimit kur ish ne bashki i sollen kete sukses ,,dhe shani ate felliqesiren tjeter qe iku ,,,por qe te dy plehra jane oooo popull ,,po te na jet i mire ky zoterija pse nuk i fut ne burg ata pisat qe iken por i le te levadhisin ,,pse mban ne qeverin e tij te gjith njerzit e paskrupullt dhe injorant,,po mkjere ju o te shkret ,,,hale kemi qen dhe hale jemi akoma ,,,ooooooo popull chohuni more per te drejtat tuaja ,,per ato te drejta civile q i kerkon gjithe njerzimi ne vendet e zhvilluara ,,po qe se doni te hecni para ,,

  28. ERALD says:

    EDI.Rreze dielli per kete popull.do zoti te vazhdoje keshtu .se na e katandisen Shqiperin lecke, nenetoka plot diamant ne ecim zbathur si ne kohen e
    Migjenit .Me ate grushtin e fuqishem te ligjit bjeri keti mali korupsioni qe ngriten keta vocet .

  29. mersin kurti says:

    Nuk e di ku do te ndalet Edi Rama. Sa i perket opozites zoti Vangjeli them se i druhet vendosjes se shtetit ligjor. Qe nga Berisha e Lulii te paret duhet te pergjigjen perpara ligjit.

  30. Eraldi says:

    Nuk na intereson se kush parti eshte ne pushtet. Shteti Shqiptar te mbaje pergjegjesi per kthimin e prones, per vjedhjen masive te shtetasve Shqiptare me energjine ku futen mbifaturimet, faturat afrofe, kufizimet dhe difektet e rrjetit te amortizuar energjitik keto 23-vite. Te mbaje pergjegjesi per detyrimet e pensionit te vjedhura nga kontribuesit, sidomos ata Emigrante. Te mbaj pergjegjesi per faturat e ujit pa tubacion dhe te korrupsionit galopant ne c’do qelize. Te mbaje pergjegjesi per vjedhjet e ish-qeveritareve, qeveritareve, parlamentareve dhe njerezit e lidhur me ta.

    Kur Shteti Shqiptar te mbylli kete fature me popullin Shqiptar, atehere Edi Rama le te bej shtet dhe te kerkoj faturen e tij qe i takon, por jo pa kete sepse nuk ka shtet ne kurriz te atyre qe jane rrjepur me vite e vite dhe as na plas shume trapi se kush eshte ne kryeministri. Parave tona me mund e me gjak, do tu rruani trapin qe ketej e tutje. Mesoni si nxirren leket pa politike, dhiare!!!!

  31. Blerim says:

    Nje kryeminister qe cuan pjes te madhe te popullit kancer
    dhe thot qe do bej kimo-terapi mund te shpjegohet vetem me nje fjal PSIKOPAT.

    Vetem dikataturat luftojn popullin e vet me mynery extreme si kimo-terapia e Edi Rames.

  32. mondi says:

    Edi rama duhet te vendose ligjin ndaj te forteve e mashtruasave qe kane shkele ligjin ne vite e jo me te varfet qe nuk ke se cfare u merr pervec se shpirtin,nuk mund te besh shtet me rreckamane, kur ti si qeveri e parlament beni komuditet sheiku, me makina e ambjente te cilat nuk jane as ne perendim, te gjitha keto duhen te ecin baraz me ekonomine e popullit ,si mund te kete nje kryeminister nje makine te tille ne shqiperi, si mund te paguhen deputetet ne shqiperi ne kete menyret ku ka nje varferi ekstreme ne vend keto e shume gjera te tjera kryeministri duhet ti shohe dhe te mendojne per te gjithe e jo vetem per blokun ku ai eshte rritur.

  33. Astrit says:

    Sa per universitetet. pa merak se po rihapen te gjitha. Mjafton te dish ku te paguash “gjoben” dhe vazhdon punen i qete. Ashtu sic po shohim perdite shembjet selektive te ndertimeve

  34. Astrit says:

    Pse nuk e thua o Lorenc bythlepirsi qe pallati i Lulit ne Vlore u demshperblye nje me nje me vlere tregu dhe prandaj u shemb??????

  35. cani says:

    duhet ti fale te gjitha borgjet si dritat dhe ujn per te gjith ato qe qe can qen papun e pa as nje prespektive te pa pun popullin e perdorin vetem per vota se populli esht deklasu tmerrsisht se prindertit tan e can ndertu te gjitha hidoqentralet qeveria te paguaje borgjet qe can marr ne eorop se shqiperin e kan shit pies pies per veten e tyre ikan bankat plot neper bot qeveritar mevien keq per popullin e varfer
    me zi han buk edi ram sca qar ban vetem se te tieret ekan mendien vetem me ba lek sa me shum se njerzit qe punojn neper zyra vetem me lek mbarojn pun se marr nje qertefikat duhet me i dhan dymilek se per ndryshe te thon hajde neser
    nuk e can cuptu acoma zyrtart me nje ko pa u ofendu asnje kam qen 16 viq kam pas taku sekretarin e par te rrethit pa as nje problem sot persot nuk mund te takosh nje sekretar komune menderime nga te gjith refugjat

  36. Popull says:

    Nuk mund te nder thone per nje vit, ato qe Sali krimineli perishing per 24 vjete. Po si I thone nje fjale .. Me mire von,se kurre! Me hir apo me pahir SHTETI do behet me cdo cmim. Faleminderit Zoti RAMA !

  37. Mihal says:

    Sh Vangjel si opozitar ia vlente ta lexoje .., si super pro Qeveritar dhe lavderues maramendes I RAMES ….NATYRISHT JO !..
    Por pertej ironise sa per argument po i referohem Renimit/ Rilindjes se Teritorit qe vetem me faktet qe permend per Vloren kemi nje autogol spektakolar …
    Autori shkrimt haron autoret k/ bashkiake Rilindas te k qytetit Dhe Bregdetit qe me versionin SHPRONESIM ( miliona euro nga taksapaguesit) SHPETOJNE ata qe i krijuan dhe dhane Lejet …ironikisht dhe i padisin !..

    Kush e VODHI LOPEN o Vangjel / referoju ark Velos : K BASHKIAKET dhe BASHKIAKET Ku Rilindasit JANE pararoje dhe… Ju ia faturoni ne fakt taksapaguesve (AI qe nuk paguan taksa Nuk e kupton…dhe sajon fjale pa sens INUK etj…)

  38. eri says:

    o komunista te qelbur qe mbeshtesni kete kriminel qe shikon njerzit t vdesin dhe vazhdon ta shtrengoj ripin akoma o enverista te qelbur.me ate lazaratin na keni cmendur nuk dinte fatos nanua ta hiqte nuk dinte saliu ta hiqte ca mori armen ky dhe e hoqi vet t ter dinin ta fusnin policin atje po e lenin se sa qe buxheti i lazaratit esht 3 fishi i gjith shqiperis.dritat nuk dinin ti paguanin njerzit po nuk kan t ardhura t han buk o kafsh flen pa buk n dark pse nuk i vete ky n cdo shtepi ti pyesi kan t ardhura ne shpi jan n pun po vtet i shikon per dritat siguroi ti nj pun e psataj po nuk i pagoi ti fusi ne burg.ku jan ato vendet e punes qe u hapen se nuk i dim pervecse ata qe hoqen na puna dhe i zvendesuan me komunisat e tij.t gjith e duam shetin dhe regullin po m pare duam buk t ham nje pun t sigurt dhe do ta zbatojm ligjin.po do ta shikoni ne zgjedhjet qe do vin se sa vota do mari se ne cdo njeri qe t pyesesh ja ben nuk ham dot buk ne dark e nuk thot qe mir qe iku lazarati se kush do e gjen ashashin dhe e pi dhe tani e kush nuk e do nuk ja jepte lazarati me zor po ju jeni si enveri qe thoshte do hani bar dhe ky bar do na bej t ham do ta shikoni

  39. DRITAN H says:

    EDHE SIKUR RAMA MOS TE NA INTERESONTE, PERSONALISHT UNE DUA SHTETIN LIGJOR DHE TE SE DREJTES, BARAZISE PER TE GJITHE PA PERJASHTIM. UNE E DUA LIGJIN DHE RREGULLAT. UNE DUA SHTETIN. NUK E DI PER JU…!

  40. kadri seferi says:

    edi rama e ilir meta luftojne si haxhi qamili , qe luftonte shqiptaret duke thene luftoje per shqiptaret , ate po benejne dhe kto dy qamila theken me deklarata se luftojne per shqiptaret e shqiperin , por luftojne per serbin e greqine .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje