Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se lufta ndaj trafikimit të njerëzve mbetet prioritet i qeverisë.
“Viktimat e shfrytëzimit seksual, mbetet një problem serioz. Duhet të dallojmë punën reale të institucioneve tona. Bashkëpunimi është i nevojshëm për dimensionin real të fenomenit. Janë shtuar kërkesat për azil por është ulur pranimi i tyre. Janë shtuar kërkesat e falsifikuara për azil”, tha Tahiri, në konferencën “Strategjia e Luftës kundër Trafikimit të Personave”.
Ministri i Brendshëm ftoi jo vetëm institucionet por edhe shoqërinë për t’u bërë bashkë në luftën kundër skllavërisë moderne.
AZILI NË VENDET E BE-së – MISION I PAMUNDUR
“Shqipëria sot konsiderohet një vend i sigurtë ku te drejtat dhe liritë e njeriut respektohen, ku qeverisja është angazhuar për ti respektuar me një sistem mekanizmash institucional dhe ligjor që janë aty për të garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut , të gjitha këto çojnë domosdoshmërisht në refuzimin absolut të çdo kërkesa për azil në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe kjo është një çështje që duhet ta ndajmë si problem tonin dhe duhet ta trajtojmë si problem të qytetarëve dhe jo problem të partnerëve.Janë shtuar kërkesat për azil nga njëra anë, por janë ulur në mënyrë drastike pranimi i kërkesave për azil, siç janë shtuar vetë-deklarimet e falsifikuara për me demek viktima të shfrytëzimit seksual. T’ju marr vetëm një rast, në Angli janë vetëm këtë vit 97 për kërkesa ose vet deklarime për shfrytëzim seksual. Vetëm 4 janë të vërteta nga 97. Po shfrytëzohen këto shtigje për të bërë të mundur zgjidhjen e problemeve që në themel janë ekonomike, me që nuk mund të zgjidhen me këto instrumente as këtu, por mbi të gjitha në vendet e Bashkimit Europian”, theksoi Ministri.
FËMIJËT E LËNË NË BE, PËR TË PËRFITUAR AZIL
Ministri shtoi se mbetet një problem po kaq i madh është edhe çështja e fëmijëve të pashoqëruar ose e prindërve që shkojnë në Bashkimin Europian dhe kthehen duke lënë fëmijët atje.
“Ministria e Punëve të Brendshme, e konsideron këtë një vepër penale duke proceduar penalisht prindërit që lënë fëmijët në Bashkimin Europian me synim krijimin e kushteve më të mira ekonomike për ata. Kjo është një rrugë e pamundur tashmë e nëse ka një gjë që duhet të bëjmë mirë është ti shpjegojmë qytetarëve tanë se s’ka asnjë rrugë për të përfituar në vendet e Bashkimit Europian azil nëpërmjet mënyrave të falsifikuara apo të pavërteta”, deklaroi Tahiri.
SHKAQET QË NDIHMOJNË TRAFIMIN E QENIEVE NJERËZORE
“Shkaqet e vërteta janë të shumta sigurisht ekonomike, familjare, institucionale po të doni, mjafton t’ju them vetëm që vetëm këtë vit mbi 50% e ngjarjeve kriminale me pasojë humbjen e jetës së njeriut, pra vrasjet janë për motive familjare”, tha kreu i Ministrisë së Brendshme.
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka garantuar mbështetjen e SHBA-së për Qeverinë shqiptare në luftën kundër trafikimit të njerëzve, por kërkoi rezultate konkrete në këtë betejë.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë luftë për të ndihmuar në ruajtjen e dinjitetit njerëzor. Shpresoj të rritet numri i viktimave që ndihmohen. Përgëzime, Qeverisë, për luftën ndaj trafikut të njerëzve”, u shpreh ambasadori Arvizu.
Koordinatori Kombëtar në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, që drejtohet nga zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, ka hartuar një strategji afat-mesme, që shtrihet në vitet 2014 – 2017.
Prezenca e OSBE-së pohoi se do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj ndaj Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafikim, shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera për të ndihmuar zhdukjen e trafikimit të qenieve njerëzore në vend.
“Trafikimi përfshin mashtrimin, keqtrajtimin dhe shfrytëzimin afatgjatë të një personi, të mitur apo të rritur. Kjo mund të jetë e vështirë për t’u dalluar. Gjithsesi, është përgjegjësi e institucioneve që t’i trajtojnë çështjet strukturore siç është vulnerabiliteti ndaj shfrytëzimit dhe të krijojnë një mjedis ku trafikimi nuk mund të ekzistojë. Kjo kërkon përpjekje të koordinuara”, u shpreh ambasadori i OSBE-së Rauning.
Saimirin e ngre ne valle majmuni pri ameriqie dhe nr viktimave shtohet
Kurva dhe spiune do kete ne cdo vend pavaresisht nga sistemi politik. Kurva dhe spiune ka pas ne kohe te turkut, ne kohe te Ismail beut, ne kohe te Zogut, ne kohe te komunizmit te Enver Hoxhes, dhe ne kohen moderne te demokracise. Kuvelliku dhe spiunlliku jane te vjeter sa njerezimi.Nuk ka burre dhe minister apo ambasador qe te ndryshoje nje zakon biblik!
KRIMI NE FAMILIE!
Familiet sunite jetojne ne kope,djemte te martuar se bashku me nenen,baben,hallon,xhaxhon pa harruar edhe ndonje gjysh apo gjyshe te plakur me mustak……………te gjithe nen nje cati dhe me nje hale!
Te gjitha te keqiat e problemet ketu fillojne,mosshkuarie,injorance,grindie,pisllek,extremizem,pa harruar edhe ndonje ”tegel” kusherires,kunates apo edhe hallos teper te perhapura keto mes sunitesh.
Dhe papritur degjon se Hasani apo Hyseni i hoqi koken gruas ,madje ne prani te femijeve………..pune korrakesh!
Mendoj se nje nga arsyet kryesore se pse ka kaq shume kriminalitet, eshte dhe papunesia! Ngerci shume i madh ne thithjen e investimeve, korrupsioni gjigand ne qeveri, paaftesia e administrates shteterore, jane disa nga bombat e medha, qe nuk po na lene te ngreme koke!