Rrëshqitja në Ibë e ka bërë zonën e pasigurtë. Evakuohen 30 familje

16 Dhjetor 2014, 23:02Kronika TEMA
Rrëshqitja në Ibë e ka bërë zonën e

Pas analizës së grupit të ekspertëve të ngritur për menaxhimin e situatës shkaktuar nga rrëshqitja e dherave në zonën Ibë, ditën e shtunë, grupi ka konkluduar se zona akoma konsiderohet me potencial shumë të lartë rrëshkitje.

Prej këtij vlerësimi rruga do të mbetet e bllokuar dhe duke vënë në plan të parë sigurinë e jetës së 30 familjet e banorëve të zonës, ata do të vazhdojnë të jenë të evakuar. Familjet janë të siguruara me vendbanime, për një afat 1 mujor, ku kontraktori ka ofruar  pagesen për qeranë e këtyre vendbanimeve.

Ndërkohë është përgatitur plani i masave për veprim. Duke filluar nga dita e nesërme, kompania kontraktore  do të ndërhyjë për të filluar me ritme të shpejta heqjen e dherave nga pjesa e sipërmë e masës së rrëshqitur.

Qarkullimi i këmbësorëve pranë zonës së rrëshkitjes së dherave do të jetë i ndaluar.

Po vlerësohet mundësia për ofrimin e një rruge provizore, për të mundësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Për këte do të njoftohet publiku në vazhdimësi.

Përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Brendëshme, të Prefekturës së Tiranës, të ARRSH-së, dhe Emergjencave Civile janë angazhuar maksimalisht për të menaxhuar këtë situatë dhe publiku do të njoftohet në vazhdimësi për çdo masë te re, që do të merret.

4 komente në “Rrëshqitja në Ibë e ka bërë zonën e pasigurtë. Evakuohen 30 familje”

  1. illyrians says:

    Evakuohen??? Ca dmth???

  2. geo says:

    e ndertuat rrugen dhe nuk u mor parasysh fare studimin gjeoteknik…qe erdhi nga ai fakultet qe duan ta heqin…

    me shtresa qymyrmbajtse sic eshte masivi I Krrabes te ndertosh tunel eshte si puna e hidrocentralve te sali babes qe do ndriconte tere boten me perroin e bistrices dhe perroin e gjadrit….

    rreshqitja ka ndodhur ne planin e rreshqitjes si pasoje e shtresave argjilore qe kane pjerresi te mjaftueshme per te krijuar nje plan rreshqitje perfect. Masa qe ndodhet ne krye te meses qe ka rreshqitur nuk ka ku te mbahet dhe graviteti do te beje punen e vet…

    I gjo nuk e kuptoj…cfare pi..n e nones do ministria e permrenshme dhe prefekti I tirones…
    sillni nje specialist se keta ministra dhe prefekta nuk I hyne ne pune as drreqit….

  3. ndue says:

    kush eshte operatori I mirmbajtjes ?
    apo u more leket tani dhe vari ka…n

  4. Vito says:

    Sa shpejt harruat te gjith sa jeni qe kjo rrug esht INAGURUAR nga ish-Kryeministri ne QERSHOR te 2013.
    sa shpejt harruat q keto studimet gjeofizike i ka bere qeveria e shkuar
    sa shpejt harruat qe ket kompanin e ka zgjedhur qeveria e shkuar
    sa shpejt harruan banoret e zones qe kane duartrokitur e brohoritur rrugen e perfunduar ne qershor te 2013
    duket qe banoret e zones kan me sh hall me kap ndonje lek se ate te siguris se jetes dhe femijeve
    duket qe me banoret e zones po shoh nje deja vu alla gerdec
    duket qe mediat kan hall se po ecin njerezit 2km e ne kemb e asnj nuk kujtohet qe dherat mund te rreshkasin serish dhe te kushtoj jet njerezish
    Sh mir qe e mbyllen fare rrugen edhe per kembesoret, SIGURIA JETA E NJEREZVE ESHTE PRIORITARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje