Kush ndërton pa leje, nga një deri në tetë vjet burg

15 Dhjetor 2014, 16:09Kronika TEMA

Qeveria nuk do të tolerojë asnjë ndërtim pa leje. Ata që do ta bëjnë do të ndëshkohen me burg.

Për këtë është propozuar ndryshimi i Kodit Penal, sipas të cilit dënohet deri në 1 vit burg ai që ndërton pa leje ose jashtë lejes në tokën e vet dhe deri në 8 vjet ai që ndërton në tokë tjetër, private apo shtetërore.

I njëjti dënim penal parshikohet edhe për të gjthë ata që marrin pjesë në çdo ndërtim të paligjshëm. Ndryshimi i Kodit Penal është në funksion të rolit të ri që do të ketë Inspektoriati i Ndërtimit.

Disa ndryshime ligjore jo vetëm e vendosin atë nën vartësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por i caktojnë atij rolin e kontrollit dhe mbrojtjes së territorit nga ndërtimet e paligjshme, ç’ka i jep edhe emrin e ri Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes se Territorit dhe të drejtën për të paditur këdo që shkel ligjin.

Ndryshimet në ligj u miratuan vetëm në parim nga mazhoranca, por sipas diskutimeve të para, drafti i qeverisë pritet të ndryshojë, sepse disa prej anëtarëve socialistë të komisionit e gjejnë me shumë mangësi ligjore propozimin, që sipas tyre nuk është në përputhje me misionin ligjor të policisë dhe ngushton veprimtarinë e inspektoriatit në kontrollin e cilësisë së ndërtimeve.

Mes socialistëve nuk ka munguar ironia për ndryshimin e vartësisë së inspektoriatit tek Ministria e Brendshme dhe ironia ishte në adresë të kryeministrit Rama./TCH

3 komente në “Kush ndërton pa leje, nga një deri në tetë vjet burg”

  1. koli says:

    Duhej nje denim i tille per te ndalur masakren urbane qe po behet, duhej per te ndaluar shtimin e pallateve te planifikuar per 5 kate deri ne 8 apo 9 te tille.

  2. Mark uk. says:

    Bravo Z.Rama,

    keshtu punon e gjithe bota.

    Ligji eshte Ligj.

  3. ed says:

    A e merrni vesh o popull?!

    Kush guxon e nderton nje garazh makine ne oborr te vet ose ndryshon pragun e deres se shtepise, rrezikon 1 vit burg!!!

    U ftoh dhe rilindja!

    Ne bote, njihen gjobat per kesi punesh, por meqe populli nuk ka lek, i fut qeveria ne burg.

    V.K.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje