Vrau shokun e dehur pse e qëlloi me shpullë, ekstradohet nga Italia 50-vjeçari

13 Dhjetor 2014, 11:03Kronika TEMA

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një të dënuar me 18-vjet burg.

Bëhet fjalë për Fiqiret Seferin, 50 vjeç, banues në Kavajë.

Ai është dënuar në mungesë për vrasjen e një shokut të tij, i cili në gjendje të dehur e kishte qëlluar me shpullë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.112, datë 02.11.2011, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë me Nr.133 datë 15.12.2009,e cila e ka dënuar me 18 vjet  burg shtetasin e sipërpërmendur, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 76 dhe 50/gj, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas kësaj të fundit, më 06.03.2006 ora 22.30 shtetasi  Fiqiret Seferi ka qenë së bashku me shtetasin Lutfi Kibja dhe me  shtetasin A. M. duke pirë në lokal, ku kanë konsumuar sasi alkoli dhe shtetasi A.M ka qenë në gjendje të dehur.

Në këtë gjendje, pas një keqkuptimi në bisedë, shtetasi A.M, ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Fiqiret Seferi ,i cili ka reagur se nesër do përgjigjesh se këtë nuk ta fal.

Pas mesnatës janë larguar të tre me të njëjtën makinë ,por pa arritur në shtëpi  dhe të nesërmen shtetasi A. M., është gjetur i vrarë me mjete prerëse, thikë me tëtë plagë në trup.

Seferi vrasjen e ka kryer në bashkëpunim me të dënuarin tjetër, Lutfi Kibja./b.l

1 komente në “Vrau shokun e dehur pse e qëlloi me shpullë, ekstradohet nga Italia 50-vjeçari”

  1. tfg says:

    tjeter killer,tjeter sunit………pune korrakesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje