“Shpërthen” Julian Sinanaj: Përse nuk arrestohen emrat e tjerë që kam denoncuar

11 Dhjetor 2014, 09:42Kronika TEMA

Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, ka reaguar ashpër në seancën e djeshme gjyqësore kundër tij.

Ai ka thënë se policia dhe prokuroria janë të korruptuar.

Kjo, pasi sipas tij, nuk janë arrestuar disa persona që ai i ka denoncuar për atentatet që ka kryer në Vlorë.

Sinanaj thotë se një prej tyre është i afërm i një politikani.

“Nuk bëhet gjyq me polici e prokurori të korruptuar”, tha Sinanaj gjatë fjalës së tij.

Sinanaj ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke qenë se ka rrëfyer porositësit e krimeve që ka bërë.

Për këtë arsye, edhe pse mbi të rëndojnë disa vrasje, ai pritet që të mos dënohet me burgim të përjetshëm./b.l

6 komente në ““Shpërthen” Julian Sinanaj: Përse nuk arrestohen emrat e tjerë që kam denoncuar”

  1. seriali says:

    po imagjino te jene te verteta keto e thote ky vrasesi

    http://bit.do/miqte-e-deputeteve-qe-nuk-denohen-nga-gjykata

  2. fisheku says:

    mesa di une policia te arreston vetem ne flagranti per shkelje te ligjit,kur paraqitet rrezik per veten ose per nje tjeter nga nje denoncim,kur je ne kerkim dhe ka nje urdher arresti nga gjykata. kurse ne keto kushte ka nje flete-arresti me kerkese nga prokuroria dhe leshohet nga gjykata po ky nuk i di mbase keto rregulla. prokuroria ose eshte ne hetim e siper per te siguruar provat e duhura te cilat mbase nuk jane te mjaftueshme, ose po fle gjume dhe sdi nga te ja filloj ose eshte ashtu sic pretendon sinanaj qe me qellim e ngadaleson ose po e bllokon hetimin dhe paraqitjen e te dyshuarve para gjyqit per shume qellime duke filluar qe nga zhdukja e provave apo e largimit nga vendi te personave te dyshuar e deri tek thyerja e afateve te procedimit.kjo ka qene dhe eshte per fat te keq akoma menyra se si punon prokuroria dhe drejtesia e shtetit shqiptar. duhet reforme e fuqishme ne drejtesi se perndryshe nuk do te funksionoje ajo qe kjo qeveri ka marre persiper krijimin e nje shteti demokratik ligjor.

  3. Arben says:

    DOSJET E SIGURIMIT E MBAJNE TE “LIDHUR” DREJTESINE.

  4. fredi guri says:

    rrofte ripjellja kane bere nje gabim keta qe nuk e hoqen qafe sik kane ber qe ne 1941 keshtu nuk do i degjojej me zeri

    1. kriminel says:

      DENIM ME VDEKJE PER VRASESIT.

      Kjo do te qetsoje shpirtrat a albanistanezve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje