Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ për rastin e publikuar në media për pezullimin nga detyra të 131 punonjësve të drejtorisë së burgjeve, pasi këta të fundit nuk kishin paguar energjinë elektrike.
Sipas burimeve nga AP, mësohet se lidhur me këtë hetim, i është nisur kërkesa për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për dijeni ministrit të Drejtësisë, Nasip Naços.
Në kërkesat e parashtruara nga AP, këtyre dy institucioneve u është kërkuar, numrin e punonjësve të larguar nga puna për këtë rast, motivacionin e përdorur nga ana e institucioneve për zgjidhje të marrëdhënieve të punës si dhe baza ligjor të cilës i jeni referuar nëse ka raste të tilla.
Gjithashtu, i është kërkuar një kopje të urdhërave të largimit nga puna si dhe çdo dokumentacionin tjetër që provon shkaqet ligjore për zgjidhje të marrëdhënieve të punës.
Ministria e Drejtësisë largoi nga detyra 131 punonjës burgjesh me arsyen se nuk kishin paguar energjinë elektrike./gj.k/
Po cfare pret Avokati i Popullit, qe keta te justifikojne bazen ligjore per keto veprime? Nuk ekziston baza ligjore, dhe ai e di shume qe kjo eshte e jashteligjshme, bile do te thosha kriminale. Qeveria po vepron si nje bande ne pushtet, ashtu si edhe qeveria paraardhese e Sali Berishes. Kjo eshte fytyra e vertete e shtetit Shqiptar!
Me shume po komentoj kete Eraldin e pastaj Avokatin e Popullit.
Po mire more Erald,mbase nuk ka baze ligjore per ty dhe hajdutet e tjere si ty te energjise elektrike per pushimin nga puna,po a ka baze ligjore qe ne shumica e Shqiptareve te paguajme per vjedhjen tuaj?Kot e barazon me qeverisjen e Berishes qeverisjen e sotme.Ti e ke dashur dhe enderron te vije perseri ajo qeveri,pamvaresisht se kamuflohesh me cilesimin e saj si nje bande ne pushtet.Ndryshimi midis dy qeverive eshte se kjo e dyta po mundohet te crenjose pasojat e asaj bandes te Berishes dhe tuajen si pjese perfituese e hajduterise te saj.
Tani nje pyetje kam per ju z.Avokat i Popullit.A do na i paguash ne te tjereve qe paguajme edhe pjesen e hajduteve.Si te duket nje baze ligjore qe te rekomandoj une:
Nepunesi i shtetit ne se nuk njeh dhe likujdon detyrimet qe percaktonjne ligjet e ketij shteti ,nuk eshte i denje te perfiotoje nga buxheti i shtetit.Ai eshte nje hajdut dhe jo mbrojtes i pasurise te shtetit te cilit duhet ti sherbente.Pike dhe mos e zgjat me tej.