Gjirokastër, ndalohen nga policia 65 klandestinë sirianë

9 Dhjetor 2014, 11:58Kronika TEMA

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar mbrëmjen e djeshme 65 klandestinë sirianë në fshatin Arshilengo, Gjirokastër.

Burime nga policia e qytetit të gurtë njoftojnë se ndalimi i tyre është realizuar rreth orës 19:30 të së hënës.

Mësohet se klandestinët ishin duke udhëtuar nëpërmjet fushës së fshatit Arshilengo të komunës Antigone të rrethit Gjirokastër, kur uniformat blu kanë ndërhyrë duke bërë të mundur bllokimin dhe shoqërimin e 65 shtetasve nga Siria. Ndër ta kishte 5 gra dhe 2 fëmijë.

Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek me destinacion Malin e Zi.

Vijon puna nga specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, për rikthimin e tyre në shtetin grek, pasi klandestinët dispononin leje qëndrimi të shtetit grek./gj.k/

2 komente në “Gjirokastër, ndalohen nga policia 65 klandestinë sirianë”

  1. Bollano karafla says:

    Mbrapa ne shtetin “europian” Yunanistan

  2. Zigur Qarri says:

    Nuk besoj se kufiri grek eshte han me kater porta,ku 65 klandestine kalojn kufirin(nderkoh qe shteti grek ka angazhuar forca te shumta ushtarake nga shkaku i kalimit te droges) pa u vene re,dhe ky fenomen ndodh gati çdo jave!Keto jan pasojat kur fut jevgjitet e pabese ne KE.Sa ka mut te mire aq ka edhe grek te sinqerte.Ky esht morali pevers i shtetit grek inspiruar nga Kisha greke,flit ndryshe bej ndryshe.Pale,keto plehra na e mbajn veten edhe per pasardhes te qytetrimit helen!Vangjel Duleviç helen,jevgjiti Evangelos Doules qe sa here flet nenqesh ne menyre cinike,helen!
    Nese do ngrihej Sokrati nga varri,kur te shihte se çfar vemjesh gelojn ne
    Atdheun e tij,do te nderrote menjehere nenshtetsine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje