“Vrasësit e Santos të lirë, për shkak të mungesës së profesionalizmit të policisë”

7 Dhjetor 2014, 17:45Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka pranuar se ikja e vrasësve të Artan Santos në drejtim të paditur, pa lënë asnjë gjurmë, u ndihmua nga mungesa e profesionalizmit të policisë.

Pohimi është bërë në një raport që nxjerr në pah problemet e policisë në Tiranë, Lezhë dhe Fushë-Krujë, raporton ABC News.

Raporti disa faqësh i firmosur nga Didi, përshkruan mungesën e organizimit dhe mungesën e kurajos nga efektivët e policisë.

Pas vrasjes së bankierit, shkruhet në raport, Policia e Durrësit dhe e Lezhës nuk veproi në kohë, duke treguar pasivitet.

Të dyja këto drejtori ishin pa informacione, thuhet në shkresë, por dhe pa plane për të kontrolluar territorin e tyre në situata të tilla.

Sipas Didit, ka patur ngjarje të shkëputura, për të cilat policia as nuk është munduar t’i hetojë ato si të lidhura me vrasjen e bankierit Santo.

Duke u ndalur tek mungesa e koordinimit, Didi shkruan në raport se është urgjente hartimi i një plani koordinimi për drejtoritë e qarqeve Tiranë, Durrës e Lezhë.

Më konkretisht, sipas drejtorit të Përgjithshëm, nevojiten plane për territoret Kavajë, Shijak, Mamurras, Fushë Krujë, Fushë Kuqe e Laç, aty ku dhe aktiviteti i grupeve kriminale është i lartë.

Në bazë të këtij raporti, drejtori i Përgjithshëm i Policisë kërkon nga të gjitha strukturat përgatitjen e analizave, ndërkohë që krahas kësaj nuk duhet të shkëputet vëmendja nga lufta e përditshme kundër krimit./b.l

6 komente në ““Vrasësit e Santos të lirë, për shkak të mungesës së profesionalizmit të policisë””

  1. qytetari says:

    Ketu te gjithe vrasesit , kriminelet,hajdutet e rrezikshem qe shperdorojne pushtetin dhe vjedhin miliona jo vetem qe nuk denohen po vazhdojne te rrine ulur ne karriget e pushtetit ndersa kur nje fukara vjedh se nuk ka te haje apo ben ndonje shkelje tjeter ai eshte i destinuar te marre denimin maksimal.

  2. Daniel says:

    Në fakt policia jonë nuk mund të pretendojë të zbulojë krime të bëra me mjeshtri, pse nuk është ajo e SHBA-ve apo e Anglisë, që edhe ato nuk i zbulojnë gjithmonë. Kush merret me krimin është më i përgatitur se policia edhe nga ana teknike. Më kujtohet koha e gomoneve kur Guardia di Financa italiane, edhe kur i pikaste në det nuk i kapte dot pse ishin më të shpejta se skafet e saj. Dhe nuk duhet të “turpërohet” pse aq fonde e aq mundësi financiare kemi: për një polici modeste. Nuk shkulet gozhda me b…. thotë populli. Megjithatë shpresojmë dhe presim që policia jonë të rritet nga ana profesionale për të mirën e sigurisë së popullit.

  3. Ilir says:

    Jo Didi, nuk je i besueshem aspak per mendimin tim. Nuk mund te shprehesh se ka pase mungese profesionalizmi, sepse eshte me e besueshme te shprehesh se nuk pati deshire per te ndaluar atentatoret qe i morren jeten Artan SANTOS. Perse nje mungese e tille? Ate e dini vetem Ju, drejtuesit e larte te Policise, dhe vetem Ju, ne vecanti Drejtuesit e larte te Tiranes. Ndersa se bashku me Ju bashkengjitet Prokuroria, policia operative e saj.
    Thuhet, prej Jush se Atentatoret jane pare dite te tera neper rruget e Tiranes, gjithmon ne ndjekje te Santos. Dhe nuk kishte mundesi Policia dhe Prokuroria te zbulonte autoret?
    Po menjehere sapo ndodhi ngjarja, perse nuk bllokuat te gjitha hyrjet dhe daljet brenda Kryeqytetit ?, e kishit kete mundesi !
    “Mungonte” Profesionalizmi! – sipas Jush, atehere ku jane masat per te larguar Te Paaftet? Duke filluar qe nga Shefi i Policise se Tiranes, megjithese eshte nga nje dere e nderuar, personalisht kam respekt te vecante, por mos-veprimi ne kete rast ndeshkon pa medyshje personin pergjegjes, e keshtu me rradhe deri tek polici me i fundit qe fshihet pas pemes, ndersa atentatoret largohen.
    Z. Didi, nuk eshte vone, asnjehere nuk eshte vone, per te zbuluar kriminelet, sado te sofistikuar te jene ne fshehjen e provave, keshtu edhe per kete rast. Ne rast se do t’i permbaheni thenies me siper dhe “T’i vini kapak” ketij Krimi atehere ngelet te shprehem se Ju vazhdoni te mosdeshironi kapjen e atentatoreve dhe bashke me Ta, personat qe urdheruan egzekutimin e Artan SANTOS.

  4. Besnik says:

    Noshta di naj gja ajo baxhella me emrin e nyt Grigj Duma Suma se ajo ishte tuj fol ne telefon derisa e vran ate te mjerin.Cfar po ban prokuroria???Po e cote drejt venit ajo putana.

  5. timi says:

    Policia eshte shume e afte te punoje,por nuk doni ti kapni, nuk ju intereson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje