Marrëveshja me Britaninë/ Tahiri: Shqiptarët të frenohen në çdo iniciativë për të shkelur në vendet e BE me kërkesa për azil

5 Dhjetor 2014, 15:52Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur pas takimit me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe Theresa May për detajet e takimit dhe marrëveshjen e nënshkruar. Në një intervistë për Top Channel nga Londra, Tahiri ftoi shqiptarët të mos aplikojnë kërkesat për azil në vendet e BE-së, pasi ato do të refuzohen nga autoritetet.

Zoti Tahiri, sapo keni përfunduar takimin me Ministren britanike të Punëve të Brendshme, znj. May dhe keni nënshkruar edhe një Marrëveshje për Antitrafikun. Cilat janë detajet e kësaj marrëveshje?

Ministri Tahiri: E sigurova Ministren për angazhimin tonë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe për reformat që kemi ndërmarrë, si nga pikëpamja e forcimit të kontrollit në kufi, ashtu edhe nga pikëpamja e përcaktimit të protokolleve të standardizuara për identifikimin dhe luftën kundër viktimave të mundhsme të trafikimit. Ashtu siç i bëra me dije rezultatet tona të deritanishme në luftën kundër krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe terrorizmit.

-Zoti Tahiri në Britani të Madhe ka një numër jashtëzakonisht të madh shqiptarësh që vijnë sot e kësaj dite dhe kërkojnë azil. Çfarë i kërkuat homologes britanike për përshpejtimin e shqyrtimit të atyre që vijnë në Britani të Madhe për azil politik?

Ministri Tahiri: Unë po e shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë me dije qytetarëve shqiptarë që të frenohen në çdo iniciativë për të shkelur në vendet e BE me kërkesa për azil, sepse nuk do të pranohen. Nga ana tjetër i kërkova Ministres të shkurtojnë procedurat e trajtimit të kërkesave për azil, pasi zgjatja në kohë e përpunimit të procedurave dhe e verifikimit shërben si një lloj ftese për ata që duan qoftë edhe të kalojnë atë periudhë kohe, që është shqyrtimi i kërkesës, në Britaninë e Madhe apo ne vende të tjera të Bashkimit Europian. Ministrja më siguroi që janë duke riparë procedurën e vlerësimit të kërkesave për azil nga Shqipëria me qëllim klasifikimin e Shqipërisë si një vend prej nga nuk priten kërkesa për azil dhe shkurtimin e kohës së procedurës, në mënyrë që ne të procedojmë menjëherë me rikthimin e shtetasve që vijnë dhe kërkojnë azil në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

2 komente në “Marrëveshja me Britaninë/ Tahiri: Shqiptarët të frenohen në çdo iniciativë për të shkelur në vendet e BE me kërkesa për azil”

  1. frank says:

    Mos se do mbeten lavazhet e evropes pa shqiptare dhe pa evgjiter.ne angli eshte thenia albanian=skllav lavazhi=ai qe shet motren per skllave seksi.

  2. al paci says:

    O minister legen pse nuk i the atij ministrit anglez qe shqiptaret vijn per pun dhe azili eshte e vetmja rrug qe te qendrojn dhe te punojn ne angli. Dhe pse nuk i kerkove te na fusin sa me shpejt ne evrop qe te mos kerkojn me azil shqiptatre e te jen te barabart me qytetaret e tjer evriopian. Me kete marveshje qe bere i kepute fare ata fukarenjet qe kan paguar nga 6000 eur qe i kan mar dhe borxh. Shqiptaret i shtyn ne rrugen e krimit vet evropa ti vete kerkon pun ata te thon nuk lejohesh se je na albania ca do besh per te mbijetuar vjedhje e trafiqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje