Asgjesohen në Shqipëri 17 tonë municione nga Mali i Zi

5 Dhjetor 2014, 11:43Kronika TEMA

Shqipëria përfundon me sukses të plotë agjësimin e 17 ton municioneve të ardhura nga Mali i Zi.

Procesi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e cila thekson se demontimin i municioneve është kryer në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit.

Sipas Ministrisë, finalizimi i këtij projekti është i një rëndësie të veçantë, pasi e kthen Shqipërinë në një qëndër të specializuar demontimi, duke rritur njëkohësisht mundësinë për hapjen e vendeve të reja pune.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë inspektimit që bëri në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, u shpreh mjaft optimiste për mundësitë që i ofrohen qeverisë shqiptare me përfundimin e sukseshshëm të këtij projekti pilot.

Në njoftimin e Ministrisë theksohet se “për zbatimin e këtij projekti nga punonjësit e Uzinës në Mjekës u ndoqën me rregullat e zbatimit teknik të kushteve dhe normave të sigurisë sipas standardeve të NATO-s dhe sipas kërkesave të projektit tonë teknologjik, si dhe në përputhje të plotë me planifikimin nga ana jonë.”

Gjatë zhvillimit të këtij projekti, u realizua asgjësimi i 17 ton municion i ardhur nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar për këtë qëllim midis dy palëve. /gj.k/

4 komente në “Asgjesohen në Shqipëri 17 tonë municione nga Mali i Zi”

  1. lkkfibmj anticensurë fhzri says:

    lajm i bukur i iluartuar dhe arsyetuar po aq bukur!!
    “hapen vënde pune”,”shqipria vënd i specializuar për çmondimin e municioneve”,”projekt pilot”,”normat e nato-s”etje,etj!
    nuk do të ishte mirë oj mimi të na thoshe se sa është fitimi që i sjell ekonomisë shqiptare ky “projekt pilot”??flisni me shifra,ato janë të kapshme,dhe jo me fjalë të bukura,jo vetëm me demogogjira!jo vetëm për të fituar ndonjë votë të qelbur pas tre vjetësh!!
    unë nuk po përmënd aspak pasojat negative që mund të ketë ky “projetkt pilot”!fola vetëm për ato të mira që ti na ke përmëndur!!

  2. vikitor Hoti says:

    gjithnje kemi q

  3. vikitor Hoti says:

    Gjithnje kemi qene te paret per te prishur

  4. Luani says:

    Mimi, Kujdes se mos serbet e Malit te Zi u fusin ndonje bombe me sahat, qe te shpertheje brenda ne impjantin e smontimit dhe pastaj e vene ne hije Salen me ngjarjen e Gerdecit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje