I kërkuari ndërkombëtar shkon për vizitë në spital, por e prisnin agjentët e policisë

4 Dhjetor 2014, 09:58Kronika TEMA

I kishte shpëtuar arrestit edhe pse ishte dënuar me 12 vite burg në Itali, por vizita në një spital privat ka “dekonspiruar” ilegalitetin e Lulzim Ademit.

39-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për “Pjesmarrje në organizatë kriminale për trafikim lëndësh narkotike” nga drejtësia italiane.

Specialistët e Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kishin marrë informacion se në një spital privat në Tiranë kishte shkuar për të kryer vizitë mjekësore një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mbi bazën e këtyre informacioneve efektivët e policisë kanë bërë arrestimin e 39-vjeçarit në një nga dhomat e spitalit.

Lulzim Ademi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Breshia Itali gjatë 2012 e ka dënuar me 12 vjet e tre muaj burg.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar dhe një tjetër person që e shoqëronte 39-vjeçarin, Enver Curri.

47-vjeçari në momentin e arrestimit ka kundërshtuar forcat e policisë, por pas ndalimit në çantë ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli model “Ruger”, e mbushur me fishekë he 11.500 euro, një kartë avokati me emrin e tij dhe disa karta krediti.

4 komente në “I kërkuari ndërkombëtar shkon për vizitë në spital, por e prisnin agjentët e policisë”

  1. x says:

    E keni shkruar lajmin me bythe themi neve nga fshati, ne fillim 39 vjec pastaj nga fundi del 47 hajde merre vesh lajmin.

    1. x x says:

      o trasheeeeee, 47 vjec eshte shoqeruesi..
      edhe ti me b*** e paske lexuar.. haha

  2. shp says:

    O X. E digjenerove fshatin.Po ti me cfar e lexove me byth.

  3. Eri says:

    Po ta lexosh me bythe ashtu duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje