Vranë biznesmenin fierak, 72 vjet burg babait dhe 2 djemve të tij

3 Dhjetor 2014, 16:37Kronika TEMA

Gjykata e Fierit ka dënuar me 72 vjet burg gjithsej babain dhe dy djemtë që akuzoheshin për vrasjen me paramendim të biznesmenit të hidrokarbureve, Naim Suli

Gjykata shpalli fajtor tre të akuzuarit Gëzim Sulo, që u dënua me 26 vjet burg, Ervis Sulo 25 vjet dhe Endri Sulo 22 vjet burgim.

Gëzim Sulo, babai i dy të rinjve, në seancat e mëparshme kishte deklaruar se vrasjen e ka bërë i vetëm, duke shfajësuar djemtë e tij.

Megjithatë, trupi gjykues shpalli fajtor të tre të pandehurit, duke i dënuar me 72 vjet burg gjithsej.

Biznesmeni 45 vjeçar Naim Suli u vra teksa hynte në banesën e tij në lagjen “liri Gero” të Fierit me breshëri automatiku.

Ngjarja ndodhi më 10 nëntor të vitit 2012.

Shkak për të u bë një konflikt i çastit.

Bëhet fjalë për një sherr për parkimin mes dy familjeve fqinje, çka sollit vrasjen e biznesmenit Naim Suli./b.l

3 komente në “Vranë biznesmenin fierak, 72 vjet burg babait dhe 2 djemve të tij”

  1. fieraku4u says:

    TI BEJNE TE 72 VITE NE BURG TE TRE, DHE JO TE DALIN PAS 3 APO 4 VITESH.

    KJO ESHTE DREJTESI… QE TA PAGUAJN PER KRIMIN QE KAN BERE.

  2. Shoku N. Vjosa says:

    26+25+22 = 73 dhe jo 72!!!
    Ore gazetar, a e ke mbaruar filloren apo e ke lene pergjysem????

  3. maximus says:

    po ku ka drejtesi ne shqiperi, pa u futur mire ne burg, jua fali nje vit burg gazetari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje