Tahiri: Krimi nuk njeh kufi, duhet më shumë bashkëpunim

2 Dhjetor 2014, 14:39Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka kërkuar një bashëkpunim më të madh mes Ministrave të Ballkanit perëndimor, pasi krimi nuk njeh kufi.

Deklara u bë  gjatë takimit të ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, Italisë dhe Francës që po mbahet në Romë të Italisë.

Takimi me temë “Lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”, organizohet nën kujdesin e Ministrit italian Angelino Alfano, në kuadër të projektit IPA. Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua edhe lidhur me luftën kundër drogës, terrorizmi, etj.

Ministri Tahiri  ka propozuar ngritjen e mekanizmave për bashkëpunimin dhe koordininin ndërmjet agjencive në rajon. Ai theksoi se krimi nuk njeh as kufij e as burokraci, ndaj nevojitet më shumë bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet shteteve për të qenë më të shpejtë se krimi.

“Bashkëpunimi mes nesh është shumë i rëndësishëm për aq kohë sa ne duhet të shkëmbejmë informacionin për arritjet tona, po njëkohësisht të mësojmë edhe nga gabimet e njëri-tjetrit.

Në këtë fazë sfidat tona janë të përbashkëta, sidomos kur flasim për çështjen e terrorizmit, që është një sfidë sa rajonale aq edhe globale ndaj suksesi ynë varet nga bashkëpunimi.

Një propozim fillestar eshte krijimi i një bordi të veçantë me teknicienë nga rajoni i Ballkanit, të cilët mund të koordinojnë më mirë punën mes tyre, të shkëmbejnë informacione mes agjencive përkatëse, jo vetëm për çështje operacionale por edhe për çështje te tjera.

Kjo do të na ndihmonte në kapacitet tona për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe po ashtu edhe terrorizmin, e trafiqet e paligjshme, për të pasur të dhëna më të qëndrueshme dhe së fundmi të na bëjë më të mirëpregatitur për t’iu bashkuar familjes europiane me vlerat tona të përbashkëta, për të cilat jam i sigurt që duam t’i ndajmë me njëri-tjetrin”, tha Tahiri.

Të pranishëm në punimet e këtij Ministeriali janë edhe Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së vendeve të rajonit, ndërsa merrnin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjes, Serbisë, Kroacisë, si dhe Ministri i Brendshem i Italisë dhe përfaqësues të policise franceze. /gj.k/

3 komente në “Tahiri: Krimi nuk njeh kufi, duhet më shumë bashkëpunim”

  1. Anri says:

    po sigurisht qe po….
    duhet te bashkveprojme te gjithe se bashku

    http://bit.do/Kriminelat-ne-Shqiperi

  2. Tahip says:

    O baxhelle ta futa nuk klikova te linku.

  3. Krimi vjen si rezultat i politikave te gabuara kundrejt popullit .
    jane pikerishte politikat europiane kryesishte ato qe bejn rritjen e kriminalitetit ne europen mbare sidhe ne vendet e ballkanit .
    Nqs njerzit nuk kane nji vend pune ,per te mbajtur gjalle jeten e familjes se vet ,per femijet e tyre do rrezikojn te hyne ne skenat e krimit sepse kjo eshte e vetmja mundesi qe shteti i jep per mbijetese .
    Pra kapardisjet e politikes , dhe pordhet qe leshojn Tv-ve dhe
    kontakteve ndershteterore , te sherbejn per te gjetur shkakun e vertet te krimit ne shoqeri dhe mos te pedorin ne cdo kohe shprehjen popullore shqiptare ;(-Kush Pordhi ? gjithmon -I varfri !) Sepse politikani dhe i pasuri e ka bythen me silenciator . Si nuk u takuan njiher kto poltikan per te zgjidhur papunesin more aman ! Hipokrizi e peshtire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje