Numri i vrasjeve në muajin tetor është 4, ose 66% më pak krahasuar me tetorin e vitit 2013.
Ulje ka patur edhe krimi i vjedhjes me armë. Në tetorin e këtij viti, janë mbi 71% raste më pak.
Të dhënat janë publikuar në buletinin e Ministrisë së Brendshme.
Vjedhjet e bizneseve janë 36% më pak, krahasuar me tetorin 2013, muajin e dytë të pushtetit të mazhorancës së majtë.
Ulje shënon edhe numri i raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 61 % raste më pak.
Me 11 % është ulur edhe numri i të vrarëve në aksidente, megjithatë humbjet në njerëz mbeten shqetësuese.
Akset më problematike mbeten Lushnjë-Fier, ku shkak kryesor është evidentuar shpejtësia e lartë, aksi Elbasan-Tiranë, për mosmbajtjen e distancës dhe mosrespektim të kufijve të shpejtësisë, aksi Tiranë-Kamzë-Fushë Krujë, ku mungon sinjalistika rrugore dhe Korçë-Bilisht, ku veç mungesës së sinjalistikës, shkak për aksidente është vërejtur edhe mosrespektimi i shpejtësisë.
Numri i personave të proceduar për vepra korrupsion është rritur me 177 %, ndërsa 50 persona janë nën hetim për pastrim të parave dhe 200 mijë euro janë sekuestruar si para me burim kriminal.
Rreth 80 vetë janë vënë në pranga për armëmbajtje pa leje nga kontrollet policore.
Referuar operacionit kundër vjedhjes së energjisë që nisi në fund të muajit tetor, Drejtori i Policisë Artan Didi thekson se punohet në drejtim të identifikimit të personave që krijojnë lehtësira për të kryer këtë aktivitet të paligjshëm.
“Në ditët e para të këtij operacioni veprimet e strukturave u përqendruan tek zonat me humbjet më të mëdha në rrjet dhe tek abuzimet e kryera nga subjektet e biznesit, duke proceduar penalisht një numër të konsiderueshëm personash dhe ndërprerë lidhjet e paligjshme të energjisë. Vendosmëria e strukturave për të përballuar me ligjin të gjithë abuzuesit dhe vjedhësit e energjisë, solli një rritje të pagesave të konsumatorëve të energjisë dhe për rrjedhojë dhe rritje të arkëtimeve nga OSHEE”, nënvizon Didi.
Nuk llogariten vrasjet me perqindje se eshte gabim me perqindje llogariten kafshet dhe gjera te tjera dhe jo njerzit prandaj ju te gazetes me kujdes kjo nuk shkon.
HAjDUtE,DIZINFORMUES,ORDINERE,INjORANtE,tE KORRUPtUAR,IDjOtE,BUDALLENj,PROPAGANDIStE,u bete me keq nga ata qe iken nga pushteti,perse na paraqitni vetem tetorin,po shtatori,nendori,nuk keni turp i nxoret bojen vetes,megjithese su ka ngelur me boje juve.Shyqyr Zotit nuk pati shum vrasje ne tetor dhe me vrap ju horrat kriminele ta paraqisni si meriten tuaj,atehere bie qe per nendorin qe pati shume vrasje te keni gisht e pjese dhe ju.lerini statistikat e punoni,se krimi nuk po sherohet,por po kthehet ne gangrene te shoqerise sone.
Ju maskarenjte e Temes tek sukseset e Policise se Shtetit keni harruar te shtoni edhe 81 438 (tetedhjeteenjemijeekaterqindetridhjeteetete) vendet e reja te punes.