Vjedhja e thesarit të BSH, vijon gjykimi për 15 të pandehurit/ Ish-drejtori Çollaku kërkon gjykim të shkurtuar

27 Nëntor 2014, 11:21Kronika TEMA

Vijon në Gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor në ngarkim të 15 personave të akuzuar në lidhje me vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë.

Ish-drejtori i Departamentit të Emetimit, Dorian Collaku dhe Lavdim Cani kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Po kështu edhe Gentian Jahjaka dhe Dhimitër Davidhi kërkuan gjykim të shkurtuar.

Bashkim Xhilaga kërkoi heqjen e masës së arrestit me burg, ndërsa Petrit Ramohitaj dhe Elivar Golemi, ish Inspektore e përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, kërkuan ndarjen e çështjes.

15 persona, mes të cilëve Elivar Golemi e Dorian Çollaku, akuzohen për “shpërdorim detyre”.

“Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë, Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, këta persona, nëpërmjet mosveprimeve të tyre, kanë krijuar kushtet për cënimin e një shume të konsiderueshme parash në administrim të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Ndërsa për 4 ish-zyrtarët e tjerë, Ardian Fullanin, Mimoza Bruzian, Ardian Bitrajn dhe Klevis Bejtjan vijojnë hetimet.

Prokuroria e Tiranës ka paraqitur për gjykim kërkesën për të pandehurit:

1. Elivar Golemi, hetuar me masë sigurimi arrest në burg

2. Dorian Çollaku, hetuar me masë sigurimi arrest në burg,

3. Petrit Ramohitaj, hetuar me masë sigurimi arrest në burg

4. Bashkim Xhilaga, hetuar me masë sigurimi arrest në burg

5. Lavdim Cani, hetuar me masë sigurimi arrest në burg

6. Myzejen Belba, hetuar me masë sigurimi arrest në burg

7. Liljana Kola(Tusha), hetuar me masë sigurimi arrest në burg

8. Dhimitër Davidhi, hetuar me masë sigurimi arrest në burg

9. Gentian Jahja, me masë sigurimi arrest në shtëpi,

10. Bahri Allushi, me masë sigurimi arrest në shtëpi

11. Ilir Dedja, me masë sigurimi arrest në shtëpi

12. Fatbardha Gurthi, me masë sigurimi arrest në shtëpi

13. Emiljano Lamçe, me masë sigurimi detyrim paraqitje

14. Mehdi Marku, me masë sigurimi arrest në shtëpi

15. Mehdi Molla, me masë sigurimi arrest në shtëpi    /gj.k/

2 komente në “Vjedhja e thesarit të BSH, vijon gjykimi për 15 të pandehurit/ Ish-drejtori Çollaku kërkon gjykim të shkurtuar”

  1. loni says:

    shpetoi edhe koka e rradhes ardjan fullami,gjin gjonat,arben imami,mziu,basha,fatmir mediu bode,etj koka te pd shpetojne,denohen vetem peshqit e vegjel sa per sy e faqe,ajde drejtesi ajde,kurse salen askush nuk e con ndermend ti thote plac,jo me ta hetojne,se i shpeton shurra ne breke te gjithve,nga kryeministri deri tek ai me i vogli,saliu po ti doje palla jep urdher dhe e arreston edi ramen,un kete kam kuptuar nga ky sistem qe maloku nga tropoja ngrite dhe punoi per 24 vjet ne shqiperi,ajde shtet ajde,keto jan ligje,pastaj shajne diktaturen qe vriste kedo qe vidhte pronen socialiste,ne ate kohe vetem njeshi nuk u denonte,po nuk kishte as dysh dhe as tresh qe ti shpetonte denimit me vdekje kur shkelnin ligjet,kurse tani jo se njeshi nuk kapet,por nuk kapet as pastruesi i njeshit dhe jo me perkrasit e njeshit qe nuk kane asnje shance te hetohen,se te arrestohen nuk mendohet ne kete vend te dhjere.

  2. Gezimi says:

    Ligji deri sa eshte dhe duhet te jete i njejte per te gjithe, te zbatohet njelloj. Por, faktet flasin te kunderten. Vjedh burri i botes 700 milion dollare ne banke (dhe jo do kushdo, por vete Guvernatori (!!), i cili merr nje page mujore sa 150 pensioniste), dhe lihet ne hetim te lire. Tani presim vetem kur te degjojme se doli i pafajshem. Ky vend qenka i denuar te vuaje nga moszbatimi i ligjit dhe nga politikanet zuare dhe krejtesisht te papergjegjshem….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje