Pezullimi i kryepolicit, pas një sherri vajzash. Njëra prej tyre thotë se është qëlluar me shpullë dhe i ra të fikët

27 Nëntor 2014, 10:08Kronika TEMA

Shefi i Komisariatit Nr.2 në Tiranë, Ilir Proda, është pezulluar pasi akuzohet se ka dhunuar një vajzë.

Sipas hetimeve të SHKB-së, vajza pretendon se ai e ka qëlluar me shpullë atë në ambientet e komisariatit.

Për pasojë, vajza thotë se i ka rënë të fikët dhe më pas ka shkuar në spital.

Ajo kishte shkuar në polici, pasi ishte denoncuar nga një tjetër vajzë, e cila thoshte se ishte kërcënuar me anë të mesazheve në telefon nga kjo e fundit.

“Mbrëmjen e së hënës policia është njoftuar për një konflikt mes dy vajzave, pasi njëra prej tyre e identifikuar me inicialet Xh. L, i kishte dërguar mesazhe kërcënuese një tjetre, emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia.

Efektivët e Komisariatit Nr.2, shoqëruan menjëherë vajzën e cila kishte në pronësi një dyqan rrobash pranë Brrylit, si dhe të denoncueses.

Gjatë shoqërimit në Burime nga policia thanë se në një moment dy vajzat janë përballur në korridorin e komisariatit, ku edhe janë përplasur mes tyre.

Burime të ndryshme thanë se në këtë moment ka ndërhyrë shefi i Komisariatit, Ilir Proda.

Nuk dihen saktë rrethanat, por se 19 vjeçarja, Xh.L, është rrëzuar në dysheme, në rrethana të panjohura, ndërsa menjëherë ajo është nisur për në spitalin ushtarak në kryeqytet, ku i është dhënë ndihma e parë.

Më vonë është mësuar se ajo vuante nga sëmundja e epilepsisë dhe për pasojë i ka rënë të fikët”, shkruan “Shekulli”.

Për momentin nuk është vërtetuar nëse Proda e ka qëlluar atë, por deri në përfundimin e hetimeve, ai është pezulluar./b.l

 

 

12 komente në “Pezullimi i kryepolicit, pas një sherri vajzash. Njëra prej tyre thotë se është qëlluar me shpullë dhe i ra të fikët”

  1. Trapi says:

    Te lumte dora o shef,,,,,ooo shefffffff….Pune bucesh dhe [fejsbuku]….

    1. dino says:

      po cfare thush ty. ti ja ke vene vete emrin vehtes.
      po sikur ai “shefi” te te “qelloj” mamane apo motren tende do ti thuash te lumte dora ?

    2. Gimi, says:

      @Trapi,
      Megjithemend qe qenke trap

  2. martin ph says:

    Lereni djalin te punoj,pak dru e duan ca njerez.

    1. i says:

      Ti duhet te jesh nga laQi, se ato e kane si shprehje qe femrat duan k*ar dhe dru qe te jene ne rregull

  3. Tironci says:

    Mendoj se Polici ka vepruar sipas normave, te parandaloje dhunen mes dy personave, qofte edhe me perdorimin e forces ne momente te caktuara kur zgjidhja e problemit nuk eshte e mundesuar me menyra te tjera.
    Fakti eshte se personat kane perdorur force kunder njera tjetres ne komisariat, dhe kjo tregon aresyen e nderhyrjes se forces Policore.
    Tre fuqite e nje shteti jane:
    Legjislative. Judikative, Ekszekutive,
    Polici ne fjale ka vepruar sipas normave me fuqine qe i jep Ekzekutivi.
    Po qe se do injorohet apo futet nen presion edhe Ekzekutivi, atehere do te thote se shteti ka marre fund , se nuk ka me force ligji.
    Ne Gjermani po ti nxjerresh thiken policit te fut plumbin e te con tek te shumtit.Po te mos i ndalosh nuk te kap me vrap por me plumb.
    Duhet te shikohet dhe te respektohet puna e policise se ndryshe humbet forca e Shtetit dhe perfundon ne Anarshi, dhe Shqiperia e di mire se cfare do te thote kjo, se e provoi ne 1997.
    Diten e Mire.

  4. Lani says:

    Futja pordhes grij sallate.
    Lereni cunin te vazhdoje punen. Cjane keto traplliqe. Femra idjote.

  5. Polic i thjeshte says:

    Zoti Proda eshte djale qe perdor trurin dhe jo drurin!!

  6. Siguria says:

    Nuk eshte problem dhune nga shefi po Didi ka shfrytezuar ankesen e nje femre per te emeruar ate qe ka piketuar prej kohesh ne ate vend.Kaloi viti tani fillojne berrylat e xhelozite do hane njeri tjetrin sic ndodh gjithmone.

  7. lokja says:

    Lani po me te fut noi dru ti keshtu do shkrujme ne! Leji ti rrahin cuna idjot! Apo vt….koment idjot. Ta provoj ky trimi me ndonje hundlesh dhe pastaj flasim se sa e bo punen

  8. soni says:

    I lumte dora shefit. ato zihen per dashnoret ti thua po te ishte mamaja jote. ik ore patate.ato jane legene femra.

  9. bobi says:

    Kot e kane mare me qafe shefin… muhabet kurvash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje