Tahiri inspekton aksionet kundër vjedhjes së energjisë: Paratë e munguara, më pak investime

24 Nëntor 2014, 13:16Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndoqi një nga aksionet e OSHEE-së, të mbështetura edhe nga policia, për prerjen e energjisë elektrike ndaj debitorëve, apo atyre që e vjedhin atë. Inspektimi u krye në zonën e Fushës së Aviacionit në Tiranë.

“Ti paguan energji elektrike edhe për ata që nuk e paguajnë. Nëse do të paguanin të gjithë, do të ishte çmimi më i lirë. Me ato para do të investoheshin më shumë. Janë para që kthehen te populli me investime. Në këtë mënyrë edhe pabarazi nuk ka, edhe t’i të jesh infomal dhe zotëria në krah të jetë formal nuk ka. Edhe të jetojmë me 2 standarte, që ti je rehat se nuk paguan e lë energjinë gjithë kohën takuar atje, ndërsa ky kursen edhe nga pensioni, edhe kjo nuk është e pranueshme. Edhe ne kemi më shumë mundësi t’i përgjigjemi qytetarëve, me investime, me shkolla me kopshte. Ti qan enegjinë sot, por nesër do mendosh për kopshtin e fëmijës, për shkollën, për punësimin” u shpreh ministri gjatë bashkëbisedimit me banorë të zonës.

Banorë debitorë kërkuan më shumë lehtësi nga OSHEE, në pagesat me këste të faturave të papaguara në vite. Drejtori i OSHEE-së Arben Seferi premtoi marrëveshje lehtësuese.

Një qytetar invalid tha se “aksioni është i vonuar. Tani ndihem i barabartë, sepse ndihesha keq që unë sakat njeri i paguaja, dhe ai me vilë 3 katëshe nuk paguante”.

Në 27 ditët e operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, janë ushtruar rreth 30 mijë kontrolle dhe janë prerë mbi 16 mijë lidhje të paligjshme, vjedhje apo ndaj debitorëve. 423 persona janë arrestuar, ndër ta më shumë se 300 biznesmenë që e vidhnin energjinë.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje