Protesta/400 policë për sigurimin e rendit dhe sigurisë

22 Nëntor 2014, 14:10Kronika TEMA
Protesta/400 policë për sigurimin e rendit dhe sigurisë

Policia e Shtetit ishte në gadishmëri të plotë për të ruajtur rendin dhe sigurinë përgjatë protesës që u zhvillua nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe që përfundoi paqësisht pa probleme.

Rreth 400 punonjës policie, dhjetra furgona të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, disa autoabulanca dhe një helikopter vrojtuan vijueshmërinë e protestës, të nisur në orën 12:00, nga Partia Demokratike.

Shumica e punonjësve  të policisë të angazhuar ishin efektivë të komisariateve në Tiranë.

Në rreshtin e parë përpara Kryeministrisë ishin punonjëset femra të policisë, por për të shtuar sigurinë, kësaj rradhe vajzat ishin shoqëruar edhe nga punonjës policie meshkuj./gj.k/

4 komente në “Protesta/400 policë për sigurimin e rendit dhe sigurisë”

  1. timeta says:

    Numri ska rendesi, ka rendesi mesazhi, nese do merren me numrat fitojne horrat gjithmone. Vetem drejtesia e shpeton kete vend, asgje tjeter, asnje biznesmen qe ka 20 vite qe ka abuzuar me energjine duke e vjedhur nuk eshte denuar. Thjeshte po i bejne fresk drejtesise duke u dhene mijra euro per te dale nga burgjet sepse qeveria po mburret me numrat e fukarenjeve qe skane para te paguajne faturat. Shumica e administrates por dhe e drejtesise, duke pasur pasiguri ne punen e tyre kane filluar te vjedhin me te madhe sidomos ne tatime, ne prokurori e gjykata. Ky eshte momenti me delikat qe duhet kontrolluar…nuk dihet ende cdo ndodhe, pasiguria eshte e madhe. Si i majte qe jam mesazhi perforcohet, drejtesi per 21 janarin, gerdecin, rrugen e kombit, shitjen e detit, gropen e zeze financiar, funksionimi i drejtesise, me shume pune per qytetaret dhe parate e energjise te mos falen kurre por ti paguajne me breza. Por tja nisin nga kryekriminelet e jo nga fukarenjte.

  2. Aa says:

    Ska me hekra rrethes, saliu dhe luli jan karagjozat e vendit

  3. Gori says:

    Saliu duet te futet ne burg.vendit I ka smell shume deme

  4. Rroku i Druve says:

    Dy nenvizime (paraprakisht):
    1. Sipas gjykimit tim, ashtu si ne viziten e Papa Franceskut, po dhe sa here te “protestohet” nga “kinostudioja Lulzim Basha”, sic eshte bere popullore ky togefjalesh, te cilen s’di se kush e ka shpikur, per te hyre ne “Bulevardin e shpreses” se bjerrun te Sali Berishes, qysh ia vuri emrin sot, duhet te ngrihen disa pika kontrolli me nga nje tabele siper “Paraqit detyrimet ndaj shtetit, si per drita, uje etj dhe hyr brenda”. Pra, pa keto libreza, te puthen me Milon, se mitingashe, neser edhe falangiste te kryekriminelit SRB-i nxjerre sa te duash.
    2.- Degjova thirrjen “Duam buke!”. Nga afer pashe edhe ate qe bertiste me shume. Nje patriot i imi, i njohur per humorin e tij, e ndali “protestuesin” si nja 60 vjeç dhe i tha “C’ke qe bertet dua buke, dua buke, kur yt bir ka dy furra buke dhe po hap te treten?! “Epo keshtu me kane thene me bertite, ia ktheu “2000 mije lekshi” i kinostudios se Lulkes.
    Per te tjerat jam ne kerkim, do po m’i nisin. Store e madhe. Si kjo (jo e fundit): Ore, edhe keta privatizuesit e objekteve social-kulturore te qytetit te Lezhes paskeshin ardhur ne proteste?! Mos mo, e dini sa mjedise ka aktualisht Shtepia e Pionierit, a si thuhet tani Qendra Kulturore e Femijeve? Sallen e madhe dhe…vec zyren e drejtorit! I kane nxjerre femijet jashte keta demokake te medhenj! Pastaj prodhohen me shumice mitingashe, hajduter, injorante, se i kane kthyer ne shtepira e klube, qe fitojne keta medemek pronaret e tyre”. Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje