Mosmarrëveshjet me ndërtuesin, 11 persona kërcënojnë se do hidhen nga pallati

20 Nëntor 2014, 16:24Kronika TEMA

11 persona kanë kërcënuar se do të hidhen nga një pallat nëntë katësh në Tiranë.

Shkak për këtë veprim janë bërë mosmarrëveshjet me ndërtuesin e pallatit.

11 shtetasit, ish-pronarët e tokës, kërkojnë që ndërtuesi i pallatit aktual t’u kthejë atyre paratë e tokës.

Sipas banorëve, ndërtuesi i pallatit nuk i është përmbajtur marrëveshjes së bërë më herët, për t’u dhënë banorëve apartamente në pallat në këmbim të tokës.

Për këtë arsye, personat që i kanë dhënë tokën, kanë hipur në pallat, duke kërcënuar se do të hidhen.

Ngjarja ndodhi në zonën e Yzberishtit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila është duke negociuar me ata që të zbresin./b.l

 

4 komente në “Mosmarrëveshjet me ndërtuesin, 11 persona kërcënojnë se do hidhen nga pallati”

  1. webapp says:

    premtuar?? premtim me kontrate ligjore apo??

  2. pisi says:

    hidhuni o burra ,gallate do shikojme,po sjeni burra ju ja do e shohim.

  3. Xha Saliu says:

    A nuk do te ishte me racionale ta hidhnit nderuesin nga kati i 9?. Kot po them.

  4. Klaus says:

    O Shqiptare, ka kontrata apo jo.Nje pale xhinse nuk blihen pa garanci!Mesohuni me kontratat ndryshe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje