Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla e konsideron marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian, si një përgjegjësi të madhe për të gjithë institucionet, përfshirë edhe institucionin që ai drejton, për të rritur efiçencën në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimit të shtetit ligjor në përgjithësi.
Kjo gjë u shpreh nga Llalla gjatë një takimi që zhvilloi me Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, pasditen e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme.
“Prokurori i Përgjithshëm i shprehu diplomates së Brukselit zyrtar vlerësimin për rolin dhe kontributin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri për asistencën e vazhdueshme dhe mbështetjen financiare që i është ofruar ndër vite prokurorisë shqiptare, të cilat kanë ndikuar maksimalisht në rritjen e performancës së institucionit”, bëhet e ditur nga Prokuroria.
Llalla përmendi projektet “Mbështetje për strukturat e luftës kundër pastrimit të parave dhe strukturat e hetimit të krimeve financiare në Shqipëri” IPA 2009; Projekti Rajonal IPA 2010 “Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: Forcimi i Rrjetit të Prokurorëve”, si një Instrument i Bashkimit Europian, në kuadër të të cilit janë zhvilluar një sërë kursesh trajnimi për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore.
Asistenca dhe ndihma e dhënë nga ky projekt ka patur një ndikim pozitiv në punën e Prokurorisë. Po ashtu, në vijim të asistencës së Delegacionit të Bashkimit Europian për prokurorinë shqiptare, Llalla vlerësoi si të një rëndësie prioritare financimin për ngritjen dhe funksionimin e Sistemit të Menaxhimit të Rasteve (Case Management), një projekt që është parashikuar të aplikohet në fillim të vitit 2015 dhe dixhitalizon përpunimin e të dhënave hetimore.
Në bazë të këtij Sistemi, prokuroria shqiptare do të gjenerojë statistika në kohë reale; do të koordinohet në kohë reale me Policinë e Shtetit që në momentin e referimit dhe më tej në fazat e tjera të hetimit, si edhe do të forcojë kontrollin e brendshëm.
Duke u ndalur tek veprimtaria konkrete, Llalla u shpreh se “Prokuroria shqiptare ka ndërmarrë hapa konkretë në rritjen e efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale dhe goditjes së kriminalitetit. Rekomandimet e Komisionit Evropian të shprehura në Raport Progreset periodike kanë shërbyer si një udhërrefyes për punën e Prokurorisë dhe janë vlerësuar e trajtuar si prioritete të aktivitetit institucional”. /gj.k/
Ktyre takimeve ala be..i ka dale tash,e boja . Kto sherbejn vetem si nji fasade per mediat dhe demagogji per popujt ,nderkoh qe ne prapaskene interesat jane krejt te ndryshme me ato qe gjasme kerkohen nga kto misionare nderkombetare .Ktij Show..qeshrak midis Llales – Bozes pri brukseli i duhet afruar karagjozave te prostitucionit ke top-chanel,si IDE ajo qe i ka mbet tashme eshte te shkerdhehen vete me njeri tjetrin ne skene .
Sa i takon integrimit e para ktij njeriu primitiv Llalla as qe i intereson fare e para e dyta ,nqs ne shqiptaret do varnim shpresat ke kta tipa mashtruessish te drejtojn qerren shqiptare drejt europes ,do ishte si nji ender brenda qypit te Llales ,pra thjeshte nji marrezi .
Fuck integrimit ne lalle
Me vjen per te qeshur me shprehjet e Llalles. Vetem prokuror nuk duhet te jete Llalla, se per kryeprokuror nuk behet fjale, sikurse Nishani President.
Ky fshatari prokuror ka gjetur nje stil te vjeter,gjithmone fol per te ardhmen,do te,duhet,por asgje nuk ben,as sot, as mot