Ish-partizani: S’dija ç’ishte komunizmi, do luftoj deri në vdekje për të drejtën

18 Nëntor 2014, 09:50Kronika TEMA
Ish-partizani: S’dija ç’ishte komunizmi, do luftoj deri

Nga Lindita Çela

 

“Nuk isha komunist dhe nuk dija çfarë ishte komuzmi, iu bashkova thirrjes për ti dalë zot Atdheut të pushtuar nga fashizmi”. Kështu e nis rrëfimin e tij ekskluziv në Tonight Ilva Tare në 70-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Xhafer Peçi.

Peçi solli për publikun shqiptar të gjithë peripecitë e luftës, duke rrëfyer se vetëm 21 vjeç u shkëput nga shkolla dhe rroku armët , për të luftuar 19 ditë dhe 19 netë pa pushim deri në çlirimin e kryeqytetit.

Peçi flet për 310 partizanë të vrarë për çlirimin e Tiranës, 127 vetëm nga brigada ku luftonte ai. Më tej ai rrëfen se pas çlirimit Tirana vinte erë barut, zjarr, të vrarë dhe të prerë.

“Na u desh ne me popullin e Tiranës 7-8 ditë për të pastruar kryeqytetin. Pas çlirimit erdhi qeveria demokratike nga Berati. Tek Sahati që i thoshim ne, atje këndohej, hidhej valle me partizanët, popullin” tregon ai.

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Xhafer Peçi, ka një përgjigje edhe mbi debatin e hapur nëse ka pasur luftë civile mes partizanëve dhe ballistëve pas largimit të italianëve.

“Në luftë ka ca ligje, plumbi nuk do të dijë kë vret, si vret dhe cili je ti, deri sa je në front dhe lufton me mua dhe unë me ty. Ata quheshin bashkëpunëtorë të ngushtë të armikut që na kish pushtuar, armiq të partizanëve dhe të popullit. Sepse ti je bashkuar me gjermanin, hitlerianët, që bënin terrorin e popullit”.

Për më tepër rreth rrëfimit të partizanit, Xhafer Peçi, lexoni më poshtë pjesë nga intervista:

Xhafer Peçi: Unë në atë kohë isha në moshën 21- vjeçare dhe sigurisht kishim përvojën tonë të Luftës Nacional Çlirimtare, por jo përvojë që të luftoje në qytetin me forcat gjermane-balliste, të cilat ishin përqëndruar në qytetin e Tiranës. Tirana u sulmua në orën 18:00 të datës 29 tetor 1944 dhe vazhdoi deri në 17 nëntor. Bëmë një luftë heroike ditë dhe natë 19 ditë dhe 19 netë pa pushim.Ndërroheshin vetëm njerëzit sa shkoni e hanin bukë. Ishte e para luftë që ne zhvillonim ne në front të gjerë. Duke marrë Tiranën gjermanët siguronin forcat e tjera gjermane që tërhiqeshin nga Greqia.

Sa ishin forcat partizane që merrnin pjesë në çlirimin e Tiranës dhe kush e udhëhiqte operacionin?

Xhafer Peçi: Për çlirimin e Tiranës kanë marrë pjesë në fillim tre brigada, 1-4-23 që nga Ura e Zezë në Fushë Krujë e në Tiranë, pastaj erdhi brigada e Elbasanit, brigada e 17. Më vonë erdhën brigada të tjera për të ndihmuar. Operacioni drejtohej nga korpormata e parë partizane që e komandonte Dali Ndreu dhe Hysni Kapua. Për t’ia besuar Tiranës që ta çlironte caktuan divizion e parë partizan që komandohej nga Mehmet Shehu. Nuk ishte kaq kollaj, ushtria e partizane ishte e marrë nga italianët dhe ndihmuar nga anglo-amerikanët që na hidhnin materiale qoftë armatim, qoftë veshmbathje. Për çlirimin e Tiranës janë vrarë 310 partizanë , vetëm nga brigada e parë që kam qenë unë janë vrarë 127, mes tyre ka dhe heronj, dëshmorë. Pas çlirimit Tirana vinte erë barut, zjarr, të vrarë dhe të prerë. Na u desh ne me popullin e Tiranës 7-8 ditë për të pastruar kryeqytetin. Pas çlirimit erdhi qeveria demokratike nga Berati. Tek Sahati që i thoshim ne, atje këndohej, hidhej valle me partizanët, popullin.

Ju ishin djalë i ri, pse morët pjesë në luftë?

Xhafer Peçi: Unë kam dalë si partizan, si patriot të luftoj kundër pushtuesve, italinëve që na kishin pushtuar.Të shporrnim fashizimin e Musolinit të Italisë. Është i vetmi vend Tirana,që është çliruar me forcat e veta partizane. Të tjera kryqytete janë çliruar nga forcat anglo-amerikane- ruse.

Me hyrjen e gjermanëve dhe bashkëpunimin e ballistëve thonë që ka pasur një luftë civile mes partizanëve dhe ballistëve në Shqipëri, ka ekzistuar?

Xhafer Peçi-Kur ishin ballistat dhe legalistët e Abaz Kupit, ata kur shoqëronin gjermanët në operacion në Mat, atje kemi luftuar bashkë me ta dhe gjermanët. Në luftë ka ca ligje, plumbi nuk do të dijë kë vret, si vret dhe cili je ti, deri sa je në front dhe lufton me mua dhe unë me ty. Ata quheshin bashkëpunëtorë të ngushtë të armikut që na kish pushtuar, armiq të partizanëve dhe të popullit. Sepse ti je bashkuar me gjermanin, hitlerianët, që bënin terrorin e popullit.

Regjimi që u vendos me pas për 50 vjet, ishit ajo për të cilët luftuat?

Xhafer Peçi: Nuk e kuptojmë atë diktaturën komuniste ne.Edhe sot për demokraci luftoj unë, demokracinë e vërtetë, deri sa të vdes do të vdes me drejtësinë e popullit. Për atë sistem që punuam dhe ndërtuam me gjak dhe shpirt, u ndërtuan hekurudha, rrugë, ka ndërtuar ky pushtet hekurudha? Jo, aq ishin mundësitë.

25 komente në “Ish-partizani: S’dija ç’ishte komunizmi, do luftoj deri në vdekje për të drejtën”

  1. Bimi says:

    Respekt dhe lavdi.keta jane historia e gjalle..spilbergu i katalogoj cifutet qe i mbijetuan kampeve kurse ne è kemi historin live neper kafenet e tiranes.VDEKJE FASHIZMITE, SHQIPRIA E SHQOPTARVE

    1. Adriatik says:

      Mussolini erdhi dhe per 5 vjet ndertoi ate pak qytet qe mund te krenohemi. Sollen civilizim, investime, integrim.

      Dalin fshataret e hinterlandit islamik dhe do bejne lufte. Pastaj ndertuan germalla sovjetike ngjyre gri, te pasuvatuara, me familje qe gatuajne ne banjo.

      Ose krenohen qe i bene lufte gjermanit. Me gjermanet e vrare krenoheni o monstra ????? Qe ne shqiperi erdhen komplet rastesisht dhe as kishin ndonje interes. Ca donte nga ju gjermani?? Ju 5 here ne dite allahu ekber gjithmone me shallvarr te veshur si turq luftuat me gjermanin ju.

    2. WEB says:

      Zoteri veteran ,,,tiranen nuk e cliruan partizanet ,,,ja ku e ke dokumentarin https://www.youtube.com/watch?v=EkesYG9VvoQ

      1. elinor,.,., says:

        Brezi i Youtubit!! Youtube nuk eshte per te marre informacion ne te cilin te bazohesh por per te pare Tom&Jerry! Kur do ta fusni ne koke dicka te tille?!

  2. mer xhaferr,ik ne hell,mer bqire se vetem ate dije te beje.ptuh beqir homo-komonist.

  3. elinor,.,.,. says:

    Sakte mor gjysh i respektuar po leje c’thone hajvanet sot qe mundohen t’ja u heqin vlerat perpjekjeve tuaja dhe shume te tjereve si ti me arsyetimin idiot qe “nuk ishte lufte clirimtare por skllaveruese.” Ata qe moren armet nuk e bene per idealin komunist por per te mbrojtur atdheun ne radhe te pare. Nuk eshte se ata e dinin se mbas kaq vitesh “diktatura e proletariatit” do degjeneronte ne vrasjen dhe burgimin e mijera njerezve vetem pse ata mund te dyshoheshin si armiq te popullit. Tek e fundit, Shqiperia ndryshoi rrenjesisht nen sistemin komunist ne krahasim me ate qe ishte para Luftes.
    Per ju heqim kapelen dhe ju jemi shume mirenjohes dhe ne asnje menyre gjykues. Ata njerez qe ju gjykojne ju per vendosjen e rendit komunist sot jane vete ne pozitat e deshtakeve pse mbajten kaq vite doktor rrumpallen ne krye, nje pasues harbut dhe i paskrupullt i atij rendi por qe, ne ndryshim nga idealet komuniste, e perdori forcen e pushtetit te tij ne interes krejtesisht te tijin dhe familjes se tij. Ne sot duhet te na vije turp per nje deshtim te till katastrofik megjithese kushtet per informacion dhe kontaktet me perendimin i kishim mjaft me favorizuese ne krahasim me kohen e pas luftes ku shumica e popullesise ishte analfabete.

  4. LORA says:

    Nderim dhe perulje nderimi per brezin e zotit Xhafer Peci qe i doli per zot Atdheut dhe Popullit dhe historise se Kombit tone.Jemi me fat qe mund t’a njohim drejtperdrejt kete brez dinjitar shqiptaresh patriote,si historine e gjalle ,pa retushime lapangjozesh.

  5. Me Gjermanin nuk behet shaka! says:

    Pyete dr.sali portopapen!

  6. respekt says:

    Ai komb dhe ata njerez qe nuk respektojne HERONJTE etyre sjane as komb as M… Respekt per brezin qe detyroi boten te njohe ke te vend. Le te hane dhe pak ca sahanlepiresa. Historia nuk harron.

  7. hassan spacca tutto says:

    Onore ai caduti per la patria, onore al grandissimo e legendario comandante supremo Enver Hoxha! Morte i fascisti e kolaborazionisti, morte ai traditori, viva il popolo albanese, viva L’albania.

  8. ALFI says:

    RESPEKTE PER ATA QE LUFTUAN PER CLIRIMIN E VENDITE.

  9. The Times says:

    Kur perallat tregohen shume here fillon ti besosh edhe vete ne pleqeri
    Realiteti eshte tjeter gje,eshte nje vendim i komandes kuislinge ne Tirane per largimin e gjithe trupave nga vendi,meqe bête lufte dhe u “vrane” partizane 310 na thuaj emerat,e dyta po Gjermane kishte te vrare nga kjo lufte,sa prej tyre,po raprezaljen qe u be ne Tirane ate nate nga “partizanet”kunder kujt u drejtua dhe nga kush o zoteria juaj

    1. nigjo ktu' says:

      meqe qenke i time-s, shko pyt arvizun per keto pune;
      zoteria i nderuar perfaqeson ata qe ndoqen E. Hoxhen e PK; dhe te pelq ty apo jo, ishin shumice, d.m.th. mazhorance.

      Nderime zoterise, e te gjithe brezit te tij; turpi te bjere mbi ne, qe i neperkembim tash e 24 vjet!

    2. Ilir, Freiburg says:

      Po te pergjigjem une, meqenese kohe per te kerkuar ne internet, para se te shkruash nje koment te tille, nuk paske: ne Shqiperi jane vrare gjate luftes se dyte boterore 2400 ushtare gjermane nga te cilet 1800 jane identifikuar dhe varrosur ne 87 varreza. A te mjafton, apo do informacion me te hollesishem?

    3. mnjkvgkasdfl anticensurë says:

      or kokrrat e legenëve!!
      këtë shkrim nuk e lexova,por lexova atë që kishte botuar respublica e muçit!(me të njëjtin person peçi)
      ai ta thotë fare mirë se sa u arrestuan!!kuislingë!!
      ju mund të sillni si argumete shumë idiotësira!!ju mund të sillni dhe vedime të tjera për largim të pushtuesit,por asnjëherë këto idiotësira nuk mund tiu nxjerrin në selamet!!
      në rradhë të parë: ju ishit bashkpuntorë të pushtuesit!!përse u bëtë të tillë,arsyet që ju shtynë?! nuk i hyjnë në punë askujt!!
      në rradhë të dytë:luftimi me kundërshtarin,në rasitn tonë me pushtuesin,ndërpriten vetëm në dy momente!
      -nëse ka armpushim
      -nëse dorzohet
      nuk patëm as armpushim dhe aq më pak dorzim të pushtuesit gjerman!!
      për këtë arsye ai duhej luftuar!!u luftua dhe u vra,e na vranë!!
      idiotësitë e tjera me atë që ndodhi pas çlirimit,që ju i paraqisni si fakte për bashkpunimin tuaj me pushtuesin,ose si çvlerësues për LANÇ,i hanë vetëm idiotët(si ju)!
      një fakt i thjeshtë!
      italia fashiste ishte pararendëse e katraurës së LIIB,por italianët e sotëm,atë pak,asqë mund të krahasohet minimalisht me luftën tonë,atë pak luftë që bën kundër nazistëve,e quajnë një fitore të madhe!e përkujtojnë çdo vit!e quajnë çlirim!!
      kështu mor ndyrësira,nëse sot mund ta quajmë një gabim,ose faj paditurie ose leverdije ekonomike deri diku të falshëm,atë të paraardhësve tuaj bashkpuntor të pushtuesit!këtë që ju bëni sot nuk mund tua falë kush!!
      mor njerëz të pjerdhur në tru,akoma nuk e keni kuptuar se një pjesë e madhe e fajit për periudhën komuniste e kanë dhe paraardhësit tuaj kolaboracionistë??harroni se po të kishin luftuar dhe ata kundër pushtuesit dhe jo kundër çliruesit,partizanëve,do të kishte pasur një çlirim dhe më të shpejtë!do të kishte pasur dy forca çlirimtare që do të kishin pretenduar për pushtet!komunistët nuk do të kishin pasur një teren aq të hapur për të zotëruar gjithçka!nuk do të kishin pasur një mbështetje aq të gjërë popullore!!fakti,mundësia ishte që mund të kishim një luftë të vërtetë civile,por sidoqoftë nuk do të kishte mundësi që komunistët të kishin të gjitha mundësitë për të marrë pushtetin si e morën!!
      pa asnjë lloj pengese!ose më mitë të thuash,me ndihmën tuaj!!
      bashkpunimi tuaj me pushtuesin jua bëri rrugën bulevard!ju dha mundësinë që të shkatërronin çdo kundërshtar pa pikën e vështirësisë!!
      këto gjëra ju nuk mund ti kuptoni,sepse akoma harxhoni energji për të mbulluar mutin me shurrë!!megjithëse e dini fare mirë që është e pa mundur!!

  10. era says:

    Respekt dhe nderim per gjysherit dhe stergjysherit e pakte -arshiven e gjalle- qe ka mbetur per te treguar me sinqeritet ate qe kane bere.
    Pse cuditen perverset me luften e djemve te rinj qe e kishin per nder te jepnin jeten per lirine e Shqiperise? Po ajo qe u be ne mbare boten-lufta kunder nazi-fashisteve, perralle ishte? Bota e qyteteruar i nderon per ate qe kane bere. Vetem ne Shqiperi u jepet hapesire spurdhjakeve qe u bashkuan me pushtuesin per te luftuar bijte e gjithe popullit si dhe pinjolleve te tyre per te hedhur balte.

    Edhe 7 breza te shkojne ta harrojne klyshat qe bashkepunuan me fashizmin se do justifikohen me gjoja luften kunder komunizmit per te rehabilituar veten.

    Kjo per luften, ate po perkujtojme.

    Historia e mbas luftes dhe diktatures me te eger nga te gjithe vendet e Europes eshte tjeter gje.

  11. shaban says:

    Po ata qe u vrane ne Tirane i vrate duke luftuar apo shkuat dhe i moret shtepi me shtepi per ti vrare negjakftohtesi ne emer te[enverit]popullit.

    1. Illyrian says:

      Nuk ishte komunist dhe nuk dinte c’ishte komunizmi, por iu bashkua thirrjes per te shkuar shtepi me shtepi dhe me pas ekzekutuar SHQIPTARE.
      ky matuf e shume te tjere si ky, nuk e dinin c’ishte komunizmi, por I sherbeu qorrazi.
      Po kur “u poqe” mor tru thare, prap nuk e more vesh? Po kur po te denoheshin Shehu e Ndreu, prap nuk e more vesh? T’u shofte fara!!!
      God bless Albania and the true albanians, God bless the USA. Perjetesisht ne ferr te gjithe ata qe luftuan ne dem te kombit shiptar. Perjetesisht ne ferr ata qe luftuan perkrah Mugoshes e Popovicit.

    2. MEMEDHETARI says:

      Po,mor Shaban,po.I vrane me urdher te Enverit ngaqe ata e kishin share… ?

  12. LILOLABJA says:

    Nuk i ben me nena burrat si Xhafer Peçi.Jemi me fat qe ndodhet akoma midis nesh .Ky brez jane vlera, qe per kaq vite skemi lene balte pa hedhur mbi ta .Keta jane burrat qe kane bere histori dhe nuk ka bir kurve qe te denigroje keta heronje te kombit .

  13. kujtesa says:

    Ja me ne fund dikush permendi dhe Mehmet Shehun e Gjin Markun,por ka dhe tjere. Asnjehere partizanet e Brigades se Pare nuk vendosen lule tek varri i Komandantit Mehmet Shehu.Nuk mund te kete lufta udheheqes Enver Hoxhen e gjith tjeret edhe ne 2014 vashdojne te jene armiq,agjente,poliagjente, Komisioni i 70 vjetorit te shpalle rivlersimin e pergjithshem te komunisteve qe u vrane qe ne lufte po nga komunistet. Te shpalle reabilitimin e gjith te denuarve ne vite por qe kane qene udheheqes te luftes ose edhe partizane si zoteria me siper.Atehere ka kuptim pervjetori.

  14. illyrians says:

    Keta veterane qe luftuan ne emer te lirise, demokracise dhe drejtesise duhen respektuar pa me te voglin dyshim. Por, te justifikosh Enverin si njeri i madh, hero, bamires, etj etj, me duket me e pakta absurde. Duhen ndare gjerat dhe duhen quajtur me emrin e tyre, lufta kombetar-çlirimtare ishte me se e drejte dhe heroike, kurse Enveri e mori pushtetin me dinakeri, duke eliminuar kundershtaret e vete me plumb pas koke dhe me pas vendosi diktaturen. Enveri ishte diktator, i cmendur, vrases. Sa per ndertimet qe u bene ne Shqiperi, ato ne radhe te pare u bene shumica me pune vullnetare, dhe nuk eshte se u bene per te miren e popullit, ashtu si u pelqen disave, por u bene se duheshin bere, ishte e nevojshme, perndryshe si do jetonte populli, pa pune, pa shtepi, pa buke?? Pastaj, si mund ta mbante popullin nen vete Enveri nese nuk i siguronte jetesen me minimale? Keshtu qe nuk duhen ngaterruar ngjarjet, cdo gje ka vendin e vete ne histori..

  15. Arben says:

    SHUME E SAKTE,

    KESHTU DUHET TE TRAJTOHET HISTORIA E LUFTES

    AJO ESHTE HISTORIA E SHQIPETAREVE QE SAKRIFIKUAN GJITHSHKA, JO E ENVER KRIMINELIT

    QE BERI VETEM LUFTE CIVILE DUKE I HAPUR RRUGEN VETES NE PUSHTET.

    PER ANALOGJI KEMI AKTUALE LUFTEN E UCK-SE.

    SHQIPETARET LUFTUAN PER VENDIN E TYRE, NDERSA HASHIM THACI, JUA THEM ME BINDJE SE TE MOS ISHIN ALEATET PERENDIMORE I KISHTE SHFARROSUR GJITHE RIVALET ME ANE TE AZEM SYLES, NJE KRIMINEL ORDINER QE DITA DITES PO I DALIN TE PALARAT.

  16. illyrian-it says:

    Po mbeti politika dhe shteti ne duart e njerezve si ty, mortja qe se ha kete vend…

  17. Brug says:

    Liria qe ne gezojme sot ishte ideali i te gjitheve njerzeve qe morren pjese ne luften kundra pushtuesve! Nje nderim te madh per keta idealiste te medhej ku liria ishte me e rendesishme se vete jeta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje