Shpërndanin heroinë në burgun e Peqinit, në pranga 7 persona

13 Nëntor 2014, 16:08Kronika TEMA

Pas 4 muajsh hetimi policia e Elbasanit ka mundur të godasë një rrjet të shitjes së lëndëve narkotike, të cilët shpërndanin heroinë në Korçë, Elbasan si dhe në burgun e Peqinit.

Në pranga në kuadër të operacionit “Goditja”, kanë rënë 6 persona dhe ka nisur procedimi për 1 të dënuar, i cili gjendet në qeli, konfirmoi Drejtori i Policisë së Elbasanit, Neritan Nallbati. Të arrestuarit janë:

Zenel Nezha, me detyrë punonjës policie në L.E.V.P Peqin

Romeo Serica, banues në Elbasan

Ardian Serica, banues në Elbasan

Juxhengs Kurani, banues në Elbasan

Ferit Serica, banues në Elbasan

Altin Bektashi, banues në Korçë

Dorian Tatoshi, i cili vuan dënimin në L.E.V.P Peqin

Trafikantët e arrestuar veçse shpërndanin lëndën narkotike në qytetet Elbasan e Korçë, kishin krijuar lidhje me punonjës policie të administratës së burgjeve dhe shpërndanin heroinë në burgun e Peqinit.

Policia sekuestroi:

150 gram lëndë narkotike e llojit Heroinë

100 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë

50 doza lëndë narkotike e dyshuar si Canabis Sativa

13 celularë

4 automjete, të përdorura nga autorët për shpërndarjen e lëndës narkotike.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje