Llalla-Van Leeuw: Belgjika hetim shqiptarëve të akuzuar për krime edhe në territorin shqiptar

13 Nëntor 2014, 13:36Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla zhvilloi një takim me Prokurorin Federal të  Mbretërisë së Belgjikës Frédéric Van Leeuw, ku u diskutua për thellimin e mëtejshëm të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar.

Kryeprokurori Llalla i shprehu homologut të tij gatishmërinë e plotë të prokurorisë shqiptare për të zhvilluar hetime në territorin e Shqipërisë për çdo qytetar shqiptar që dyshohet ose është i akuzuar nga autoritetet belge për përfshirje në trafiqe të paligjshme dhe kriminalitet të organizuar.

Duke e pasur të qartë se numri i emigrantëve shqiptarë në Belgjikë është relativisht i madh, Llalla, theksoi se “ekzistojnë mundësitë reale që shtetas të ndryshëm shqiptarë të jenë të përfshirë në krimin e organizuar dhe që mbajnë lidhje me vendin e origjinës, sidomos në tentativat për të pastruar produktet e veprave penale, pra të ardhurat e krijuara nga veprimtaria e paligjshme”. 

Në këtë këndvështrim, të dy bashkëbiseduesit shprehën qëndrim të njëjtë se goditja kundër grupeve dhe organizatave të përfshira në krim të organizuar, ka sukses nëse goditen në aspektin financiar të tyre.

“Krimi i organizuar ka si karakteristikë të tij synimin e përhershëm të përfshihet në ekonominë legale. Për këtë arsye, është shumë i nevojshëm të rritet volumi i shkëmbimi të informacionit ndërmjet strukturave hetimore për të frenuar shtrirjen e aktivitetit kriminal në veprimtari të ligjshme financiare”, u shpreh Llalla.

Prokurori federal i Belgjikës, Leeuw, vlerësoi nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit, duke theksuar shpejtësinë e reagimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë për hetime në kuadër të komisioneve rogatore, të cilat janë ekipe të përbashkëta hetimore, të ngritura mes dy vendeve për çështje konkrete.

Në këtë kuadër, Van Leeuw, solli si shembull konkret një aksion të përbashkët të kohëve të fundit, në të cilin nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet hetimore shqiptare, u arrit të goditej në Belgjikë një grup i strukturuar kriminal që merrej me vjedhje, i përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët të ardhurat i dërgonin pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri. /gj.k/

4 komente në “Llalla-Van Leeuw: Belgjika hetim shqiptarëve të akuzuar për krime edhe në territorin shqiptar”

  1. Biznesmeni i gjaqeve says:

    Vetem Frrokajt mos i luani!

    1. albatros says:

      pO CDUAN TE HUAJT NE TOKEN TONE? PO AFRIKANET DHE ARABET PO BEJNE KERDINE NE BELQGJIKE DHE BELGET HANE MUT. POSHTE QEVERIA E SHITUR SHQIPTARE

  2. titi says:

    mire eshte qe keta te huajt te hetojne edhe llallen me prokuroret e tjere te korruptuar.

  3. Krimi i organizuar e ka qendren ne bruksel dhe larot e prekorurise shqipkare
    boll me te tilla show mafiozesh me kollaro se na keni ardhur ne maje te hundes kurva politike.
    Kujtoni se po vazhdoni te mashtroni popujt akoma plehra pederaste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje