Kamëz/ Tritol ndërtesës dy katëshe përballë komisariatit, që ishte sulmuar dhe dy javë më parë

12 Nëntor 2014, 21:52Kronika TEMA

Një banesë dy katëshe në Kamëz është bërë objekt i një shpërthimi mbrëmjen e djeshme.

Ndërtesa që ndodhet në pronësi të shtetasit Ivdi Cani ndodhet përballë Bashkisë së Kamzës dhe komisariatit të policisë.

Për fat, nga shpërthimi nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se edhe dy javë më parë kësaj banese i ishte vënë lëndë ekslpoziv.

News 24 thotë se dyshohet që shkak për këtë shpërthim të përsëritur është konkurrenca në fushën e biznesit të miellit, duke qenë se pronari i ndërtesës merret pikërisht me këtë biznes./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje