Shënim/ Dështimi i opozitës me AMA-n dhe disa gafa të reja të Pollos

8 Nëntor 2014, 20:22Kronika TEMA
Shënim/ Dështimi i opozitës me AMA-n dhe disa gafa të reja

 

Pas më shumë se një viti në pushtet, shumica po ja del të vendos ligjshmërinë në institucionin më të rëndësishëm të rregullimit të medias në vend, duke zgjedhur më në fund drejtorin e AMA. Deri 24 minuta para se të zgjidhej Gentian Sala, opozita po sulmonte përditë si kandidat të qeverisë për interesa të Digitalbit, një tjetër emër, Gentian Skënderin. Për ta njollosur Skënderin, shpikën se ai duhet të ketë lidhje me vëllain e Erion Velisë, pasi të dy kompanitë e tyre, kanë ekspert kontabël të njëjtë me të njëjtën adresë.

Tani është e pabesueshem që meqë opozitës nuk i doli parashikimi i parë për Skënderaj, shpiku që edhe Sala ishte po i klinetit të qeverisë. Kjo më së paku tregon se opozita është krejt rastësore dhe shërben për lufëtra personale, si vrasësit me pagesë.

Sidoqoftë, përtej kësaj lufte të pistë, akuza kryesore që i bëhej Skënderaj ishte se kishte lidhje me Digitalbin dhe se po shkonte aty për të mbrojtur klientin e qeverisë. Në të vërtet Digitalbi është një kompani që është e balancuar në aksionerë mes qeverisë dhe opozitës, për të mos thënë që pas shkrirjes së paketës “Supersport” brenda saj, shumica e aksionerëve janë më afër Berishës.

Telbi i luftës është se opozita ka dështuar me AMA-n, pasi përveçse kishte vendosur në krye të saj një marionetë që përdorej si kamzhik mbi çdo medie kritike ndaj qeverisë dhe për ti dhënë Frangajt sa frekuenca të donte, nuk arriti as të bënte detyrën e saj kryesore, regulimin e tregut të medies.

Biles ishte aq fanatike dhe ushtare e Frangaj, sa brenda llojit persekutoi dhe TV Shijakun, vetëm që Frangaj të mbetej “i vetmi i Doktorit”.

Minstri Pollo, i cili është përgjegësi kryesor për dështimin e tenderit për dixhitalizmin e rrjetit të TVSH, bllokoi ndryshimet në AMA, me shprese se do ishet përfituesi si tenderues i këtij rrjeti.

Në fund me sa duket u përfshi dhe gjobaxhiu me çantë të zezë i Familjes në këtë histori dhe Pollo, si një donkishot i vërtet, ka bërë një gjë të rrallë në historinë e këtij vendi: Ka shpallur dy fitues për një tender, edhe të vetin, edhe të Berishës, për të qenë në rregull, mos përfundonte në burg prej Berishës.

Është kjo arsyeja që procesi u dixhitalizimit u bllokua dhe Shqipëria ka shumë mundësi të humbasë afatin e vënë prej BE për dorëzimin e frekuencave kombëtare dhe futjen e gjithë “TV-ve” në rrjet.

Ky ministër, që për shkak të instiktive të tij të vjetra si hajdut pronash të PD, siç e ka akuzuar vet Berisha, ngaqë u kap mat duke vjedhur nga të vetët dhe u detyrua të dorëzonte lekët, tani bën llogaritë e të tjerëve, duke u thënë shqiptarëve që paketa që ju blini 200 mijë lek të vjetra nga “Digitalb”, mund të kushtoj 90 mijë lek të vjetra. Kjo, përveçse është një idiotësi nga ana profesionale, është dhe një luftë personale ndaj biznesit të një kompanie, e cila me sa duket i ka prishur Pollos planin e tij për t’u bërë milioner me një tender.

Gentian Sala është një teknicien i cili nuk ka punuar vërtet në Digitalb asnjëherë, por ka qenë drejtor i një kompanie të Dritan Hoxhës, që tentoi të bënte një “Dititalb Mobile”, projekt që dështoi dhe nuk vazhdoi më tej.

Por, edhe sikur të kishte punuar në Digitalb, kjo nuk do të ishte më keq se Endira që ka punuar në Kryeministri, apo Pollo që tërë jetën ka bërë vetëm letra për të tjerë.

Shqipëria ka shansin të ketë në krye të një institucioni një teknicen jo politik, ndërsa opozita humbi shansin ta bënte AMA-n një institucion teknik për të rregulluar tregun e medies në vend, për aq sa kishte pushtetin.

Tani që është në opozitë, sa herë flet e na kujton Endirën dhe Pollon, aq herë na bind se këta kanë të drejt të bëjnë atë që duan dhe kur nuk bëjnë atë që duhet.

 

12 komente në “Shënim/ Dështimi i opozitës me AMA-n dhe disa gafa të reja të Pollos”

  1. hajduti says:

    Hahahaha..haha o cu kenaqa!!!

    1. Mondi says:

      Pollo ka rrjedh,ka humb personalitetin dhe ka pesuar disa mutacione ne paraqitje sikur eshte ushqyer me concentrate me OMGJ.Kurse Endire Amanet Bushati nje grua,nene e keq perdorur po keq ama…njerez me komplekse s’ke ci thua.

      1. Eltoni says:

        E thjeshtuar do te ishte:
        – Pollo eshte per burg, kush ka b.the ta rrasi.
        – Saliu vendoste njerezit e tij nga kreyminstria etj, por kjo nuk do te thote qe te njejten gje te beje dhe Edi me keta te siperpemendurit?!!
        – Digitalbi ka shumice ne numer aksioneresh afer Berishes, por ne % aksonesh si eshte bilanci?!!
        – Te gjithe e dine se Genc Sala ka punuar tek e-solution, kompania qe bente dhe shitje abonimesh per digitalbin, ky do “hante” drejtorin e madh madje, por… planet ndryshuan me fatkeqesine e aksidentit te Tanit.

        Lir-indje me pak fjale.
        Mero, sorry por po beheni dhe ju si 55-a.

    2. Epiriiiiii says:

      Opozita eshte bere me keq se Sudja apo Xhaferri. S’kan Faj se nuk dine nga t’ja nisin, 8 vjet ne pushtet kane Humbur Orientimin me Realitetin ne te Verteten

  2. arben says:

    Cja varni ketyre rrumpallave qe u ka ngelur ora akoma ne mitingjet dhe ulerimat e Saliut.Koha po ndryshon per mire per Shqiperine.Me ne fund edhe tek ne po ndertohet shteti i te drejtes dhe haka po shkon tek i zoti.Njerezit e zote dhe te ndershem te marin ne dore fatet e ketij vendi dhe ta cojne perpara se boll u shkaterua nga hajdutet dhe mafiozet berishjane qe e filluan politiken me kepuce te grisura e pantallona plot arne e sot nuk i ze gjumi nga pasurite perallore qe vune ne kurriz te popullit fukara.

  3. Albi says:

    Nuk di cdo gje per te cilem flisni, po per nje genjeni rendshem. Arbi Veliaj eshte vertet perfituesi i ganteve qeveritare per cdo fushate. Biles ka ndertuar dhe faqet e qeverise ne internet, per te tera ministrite. Skenderaj eshte vertet thjesht mbulesa qe i duhet Erionit per te bere transferta te vellai i tij.

  4. SUDJA says:

    GENCI ESHT HAJDUTI ME I MATH NE PD ME VJEN KEQ SE DHE VT NGA PD JA JAM PO ESHT PIS BUR??

  5. HAJDUTI says:

    aldo bumcin e ka pa ndonjeri se na ka humb fare…o aldooo

  6. Ervin says:

    Booo, kaq shume gabime drejtshkrimore kisha, kohe pa lexuar!!!

  7. miri says:

    Po qeveria e sales i ndrovi drejtor kryeprokuror shefa e deri tek pastrueset e rrugeve,dhe kane goje e flasin keta muter

  8. hajde artikull says:

    Titulli bombastik josh per ta lexuar me shprese se do te gjenden argumente e dokumente per te hedhur poshte akuzat. Fatkeqesisht perzien te njejten corbe fjalesh ku nuk kundershtohen akuzat por shkruhet se Sala nuk punonte tamam per Digitalbin por ishte drejtor i Digitalb Mobile qe me pas deshtoi si projekt, duke pranuar keshtu akuzen e Pollos.
    Po keshtu thuhet se ne kohen e Berishes dominoi TVKlani duke nenkuptuar se kjo i jep te drejte qe edhe Rama te beje te njejten gje.
    Njerezit presin qe gjerat te behen ne respektin e rregullave dhe jo duke imituar te keqijat e se shkuares nen fuqine qe te jep pushteti.

  9. drejt says:

    Parim apo Parimor. Aman, e filloi si burre e kthye si femije servil. Tani ka harruar te rritet, ka mbetur femij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje