Ministria e Mbrojtjes mori në dorëzim helikopterin e katërt “COUGAR”.
Me këtë rast në mjediset e Bazës Ajrore të Helikopterëve në Farkë u organizua një ceremoni e veçantë, ku ishin të pranishëm, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Republikës Franceze në Tiranë, Bernanrd Fitoussi, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura.
Ministrja Kodheli, në fjalën e saj vlerësoi se,” përfundimi i programit të modernizimit të Forcave të Armatosura me të katër helikopterët COUGAR të versionit SAR, MEDEVAC dhe Transport Trupash, të cilët operojnë me të njëjtat standarde si në ushtritë e Aleancës, si dhe me përgatitjen e pilotëve dhe teknikëve pranë kompanive me prestigj në fushën e fluturimit, do të bëjë që Forca jonë Ajrore, të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm në garantimin dhe rritjen e sigurisë dhe të cilësisë së shërbimeve ajrore brenda vendit, por në të njëjtën kohë të kemi mundësinë të kryejmë operacione të përbashkëta në bashkëpunim me komandat e NATO-s për t’i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme”.
Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe ambasadori i Republikës Franceze në Tiranë, Bernanrd Fitoussi.
Helikopteri “COUGAR”, i ndërtuar sipas marrëveshjes me kompaninë franceze “Eurocopter”, është i katërti i këtij lloji që i shtohet Forcave tona Ajrore.
Ky helikopter është i variantit “Transport Trupash” dhe do të përdoret për këtë funksion, por mund të përdoret në rast nevoje edhe për transport ngarkesash apo nevoja të ndryshme specifike.
Me modernizimin e Forcës Ajrore me helikopterë COUGAR synohet të rritet shkalla e operacionalitetit, pasi kjo teknikë është e pajisur me paketë moderne, e cila përfshin sistemet e navigimit satelitor, instrumente tërësisht dixhital dhe në të njëjtën kohë ata garantojnë siguri maksimale për pilotët dhe pasagjerët falë pajisjes së tyre me dy motorë. /gj.k/
Sa i kane kushtuar buxhetit keta kater helikoptere?
Kane kushtuar pak, por na duhet te fuqizojme ushtine. Jemi te rrethuar nga te gjitha anet me gjarperinj qe na urrejne.
Shoqja Mimi, paska filluar modernizimin me nja dy helikoptere. Nuk ke se c’fare ju thua ky po eshte nje modernizim i vertete, nderkohe qe ushtaret nuk kane as kepuce dhe levizin me uniforma te dhuruara nga vendet e Natos. Ehhhh ku vete ky modernizim i varfer, aty ku behen edhe tenderat per levrim parash.
ka lezet. Keshtu vazhdoni znj. Ministre
Modernizimi i ushtris eshte prijoritet i qeveris Shqiptare.
Fuqizimi i rregjimentit te helikoptereve me helikopter te rije
eshte e domosdoshme.
Shqiperia eshte perbadhur me vishteresi te shumta natyrore,helikopteret kane qen ata qe jane gjetur ne gadishemri per te perbadhuar keto situata.
Z.Minister ju lumet per punen tuaj shembullore.
Gjin Musa