Lirimi i Xhuvasit për vrasjen e 2011/Naço: Nuk e di nëse Halimi ka inspektuar vendimin e Gjykatës

6 Nëntor 2014, 12:43Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço komentoi sot lirimin nga burgu të Kostandin Xhuvanit, për vrasjen e kryer në vitin 2011.

Në një prononcim për mediat ministri Naço tha se në atë kohë nuk ka qenë ministër duke e deleguar kështu përgjegjësinë tek paraardhësi i tij Eduard Halimi.

“Nuk kam qenë ministër para disa vitesh. Nuk e di nëse Halimi ka marrë masa për inspektim”, u shpreh Naço.

Këto komente ministri i Drejtësisë i bëri në përurimin e ‘Klinikës së Ligji’ tek Juridiku.

Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun.

Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, pasi menjëherë pas vrasjes ju fsheh policisë. /gj.k/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje