Arrest me burg për 3 ish-zyrtarë të Transportit Rrugor

6 Nëntor 2014, 10:34Kronika TEMA

Pas një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë , Gjykata ka vendosur masën e “Arrestit me burg” për tre ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Tiranë, të akuzuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Vendimi i gjykatës është ezekutuar gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet të arsyeshme se shtetasit R. Vezelaj (ish-arkëtar), K. Kaca dhe A. Murataj (ish-faturistë) nuk kanë derdhur në arkën e institucionit taksat që kanë paguar pronarët e rreth 60 automjeteve, në vlerën e rreth 5.5 milionë lekëve.

Ky proçedim penal është regjistruar mbi bazën e kallzimit të disa qytetarëve, të cilët kanë deklaruar se kanë bërë pagesën  e taksës vjetore në vitin 2012 dhe në vitin 2013 janë vënë në dijeni se taksa e  paguar prej tyre  nuk është arkëtuar në arkën e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë dhe si rrjedhojë nuk figuron e hedhur në sistem.

Nga hetimet ka rezultuar se kallëzuesit janë pronarë të automjeteve të ndryshme dhe kanë kryer rregullisht pagesën e taksve vjetore dhe kolaudimin  e automjeteve sipas  rregullave të përcaktuara në aktet  nënligjore.

Gjatë vitit 2013 dhe 2014 ata  janë paraqitur pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale Tiranë dhe kanë konstatuar se në sistemin  kompjuterik rezultonin debitore për vitin (ose vitet) paraardhëse.

Për të vërtetuar faktin se kanë paguar detyrimet përkatëse të vitit paarardhës ata kanë paraqitur dokumentacionin që vërtetonte pagesën e detyrimit nga ana e tyre. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje