Qeveria shqiptare ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për t’i dhuruar një sasi armësh Irakut.
Ky vendim merret me qëllim luftimin e terroristëve të ISIS, në kuadër të dhurimit të armëve Irakut nga një sërë vendesh të NATO-s.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “d”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, datë 26.6.2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e armatimit, pa shpërblim, qeverisë së Republikës së Irakut, të hequr nga armatimi e përdorimi, që është i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë e përbërëse e tij.
Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e publikuar në faqen e Kryeministrisë./b.l
Shqiperia ka bere ate qe duhej, te rreshtohet me kualicionin kunder maskave te zeza, cancerin e njerezimit ISIS.
Armatimi besoj ka qene modest po rendesi ka deshira per te ndihmuar sadopak kete kauze.
Po “partneri ton strategjik” Turqia perse nuk po ben ate qe ben Evropa dhe Shqiperia e vogel, perse zgjat jeten e ISIS dhe te krimeve te tyre makabre mesjetare.
Sepse per Turqin ata jane Vellezrit e tyre Islamik, kalifati eshte endra e Erdoganit. Sorra nuk ja nxjerr syrin Sorres.
po mire o Wendy-B,
parimisht mire e kane bere, po a kemi ne armatime te teperta tua jampim Irakianve? se si po del nga keto dy dhjetevjecare, ushtria jone po behet inekzistente, se ngelli dike dhene armatime, e popullsia shqipetare eshte e tera e armatosur me armet e ushtrise.
Nje byth vend jemi dhe paskemi armatime me shume se NATO, sa ti japim dhe te tjereve!?!?!?
Po more falini se i keni te babait. Po ato jane bere me leket e shqiptareve more e keni mendjen ne vend. Fisheket e kallashnikovit ne Irak keto dite i shesin me 5 dollare copen.
22 milion fisheke i falem kurdeve ne fund te gushtit…sikur me 1 dollar ti shesim me shumice i thone 22 milion dollare.
mos te flasim pastaj per dhjetra mijra granata dore e predha artilerie qe edhe vetem si metal te shiten kane shume vlere.
Sa klinika mjekesore e shkolla ndetohen me 22 milion dollare?
Kembejini me nafte te pakten, se ai shtet qe po i dhuroni nuk eshte i varfer, pjesen me te madhe te armatimeve e pajisjeve i kane blere nga SHBA, Anglia (biles anglezet i kane marre parate dhe akoma nuk i kane dhene armatimet qe kane blere) dhe po blejne edhe 35 helikoptere sulmi nga Rusia. Ne 5 helikoptere transporti mezi i bleme.
Ku e dime ne qe nuk i kane kembyer?
Dhe me cfare?
Pislleqet me pronat shteterore jane te pafund.
Per kete marrin dhe dekorata nga nderkombetaret
Ku eshte gjethi te na tregoje sa jane bere dalje nga magazinat e sa kane perfunduar kunder ISIS??…
armatim irakianeve dhe 150 jihasdiste sunitoshqipfoles per ISIS-in,eshte bilanci i shqiperise per 2014………..
Problematikat e Turqise kane te bejne me Kurdet,te cilet per 20 vjete kane qene organizate terroriste dhe pretendon territore ne Turqi,ndaj ata i druhen me te drejte fuqizimit Kurd.Mbas Isis cdo behet me Kurdet e fuqizuar?
Lerini dhuratat per Irakun dhe meruni me 70 Vjetorin e Clirimit te Shqiperise!
Merni 2-3 kompani e ata 5 helikptere qe kemi dhe na beni nje parade sa per “adet”
Tregoini Botes se edhe ne kemi ushtri!
Tregoini Botes se pas Rusise, jemi i vetmi vend qe u çlirua nga bijte dhe bijat e veta partizane!
Karagjoza!
Mos haroni 28-29 Nentorin per hater te NATO-s!