Tahiri takon prokurorin Kombëtar të Antimafias italiane: Bashkëpunim për hetimin e aseteve kriminale dhe pastrimin e parave

6 Nëntor 2014, 12:23Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri zhvilloi një takim pune me Prokurorin Kombëtar të Antimafias Italiane, Franco Roberti, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

Takimi u fokusua në çështje me interes të përbashkët të të dy vendeve, duke e vënë theksin te hetimi i aseteve kriminale dhe pastrimi i parave me burim kriminal.

Prokurori Roberti i bëri me dije ministrit Tahiri se Shqipëria është vendi prioritar për Italinë dhe se mbeten të gatshëm të ofrojnë ndihmë dhe ekspertizë, për konsolidimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ministri Tahiri theksoi angazhimin e plotë të Policisë së Shtetit që pas rezultateve në luftën kundër drogës, do të kthehet në prioritet hetimi i pasurive të pajustifikuara dhe aseteve kriminale.

Ai u shpreh për domosdoshmërinë e shtrirjes dhe forcimit të bashkëpunimit mes organeve ligjzbatuese në të dy anët e kufirit,  pasi mafia dhe organizatat kriminale nuk kanë barriera mes tyre.

Prokurori Kombëtar i Antimafias e ftoi Ministrin Tahiri për një vizitë në Romë. /gj.k/

1 komente në “Tahiri takon prokurorin Kombëtar të Antimafias italiane: Bashkëpunim për hetimin e aseteve kriminale dhe pastrimin e parave”

  1. albatros says:

    ERDHEN TE SHKATEROJNE MAFIEN SHQIPTARE QE TI HAPIN RRUGE MAFIAS ITALIANE NE SHQIPERI PO NE DUA JUA LEROJME ITALIANEVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje