Gjykata cakton sot masën e sigurisë për Konstandin Xhuvanin

7 Nëntor 2014, 09:26Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës do të caktojë ditën e sotme masën e sigurisë për Konstandin Xhuvanin, i akuzuar për vrasjen e katër personave, mëgjesin e së martën në kryeqytet.

Prokuroria pas hetimeve të bëra ka dalë në përfundimin se Xhuvani është autori i vetëm i katër vrasjeve, dy prej të cilave të ndodhura aksidentalisht. Katër viktimat janë qëlluar nga e njëjta armë, arma që iu gjet në duar Xhuvanit, i cili  pas masakrës kërcënoi policinë dhe u përpoq t’i shpëtonte arrestimit.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se në duart e 25-vjeçarit janë gjetur gjurmët e barutit.
Mbi Kostandin Xhuvanin rëndojnë dy akuza, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ndërsa shoku i tij Erald Sina akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Prostitucioni”./j.h

1 komente në “Gjykata cakton sot masën e sigurisë për Konstandin Xhuvanin”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Jepini masen qe mos ta shohe me driten e diellit ketij monstre, qe vazhdon ti duket vetja i forte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje