Gjika kërkon pafajësi në Gjykatë, vendimi më 17 Nëntor

6 Nëntor 2014, 15:55Kronika TEMA

Zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Shpëtim Gjikës, Kryebashkiakut të Vlorës, i cili akuzohet për fallsifikim dokumentash dhe për të cilin prokuroria ka kërkuar katër vite burgim.

Avokati mbrojtës i Gjikës ka kërkuar pafajësi për klientin e tij, ndërsa ka radhitur dhe argumentat se përse Gjika duhet të shpallet i pafajshëm.

Kryebashkiaku Gjika deklaroi se nga trupa gjyqësore do drejtësi dhe për këtë ai kërkoi të shpallej i pafajshëm.

“Unë dua drejtësi dhe drejtësi do të thotë të shpallem i pafajshëm”, theksoi Gjika. “Prej një viti jam nën akuzë. Jam munduar të jem korrekt me autoritetet. Kërkoj drejtësi dhe nëpërmjet saj kërkoj pafajësi”, nënvizoi Gjika.

Në seancën e kaluar Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vite burg, si dhe largimin për tre vjet nga funksionet publike për kryetarin e Bashkisë së qytetit bregdetar, Shpëtim Gjika.

Qytetari i parë i Vlorës, akuzohet se në bashkëpunim me vartësen e tij Eleni Dardhaj, ka falsifikuar dy procesverbale të Këshillit të Rregullimit të Territorit, mbi bazën e të cilave u ka dhënë leje subjekteve ndërtuese për të ndërtuar dy pallate disakatëshe.

Gjykata e Tiranës shtyu për në 17 nëntor vendimin për kreun e Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Vendimi i trupës gjykuese erdhi për shkak se njëri nga avokatët e të pandehurve nuk kishte përgatitur mbrojtjen. /gj.k/

2 komente në “Gjika kërkon pafajësi në Gjykatë, vendimi më 17 Nëntor”

  1. Kanan Djali says:

    Jepjani pafajsine se gjynah,e ka bere Vloren Kandahar po ska gje…
    Plehre bure

  2. LIGJI says:

    CA BOHET KESHTU ME HAJDUTET EDHE KUR I DENOJNE PAK ATA KERKOJNE ASPAK………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje