Xhuvani e Sida transferohen në burgun e Fushë-Krujës

8 Nëntor 2014, 11:23Kronika TEMA

Konstandin Xhuvani dhe Erald Sida janë transferuar nga paraburgimi i Tiranës, ku ndodheshin prej mëngjesit të së martës, në burgun e Fushë-Krujës.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve theksojnë se transferimi në burgun e Fushë- Krujës është bërë pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj dy të pandehurve Xhuvani dhe Sida, për të cilët u vendos masa e sigurisë arrest me burg.

Sipas prokurorisë, Xhuvani akuzohet për vrasjen e katër personave, ndërsa miku i tij, Erald Sida, për moskallëzim krimi dhe prostitucion.

Ngjarja e rëndë që tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit publik ndodhi rreth orës 04.00 të datës 4 nëntor, në një prej klubeve të natës në Rrugën e Elbasanit.

Mëngjesin e të martës si pasojë e një konflikti të çastit Konstandin Xhuvani ka qëlluar me armë duke vrarë katër persona, 3 të rinj dhe një 60-vjeçar Italian që ndodhej në lokal dhe që nuk ishte i përfshirë në ngjarje. /gj.k/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje