Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar në rrjetin social Facebook të dhëna mbi aktivitetin dhe arritjet e policisë përgjatë 400 ditëve. Tahirit përmes postimeve të tij ka sqaruar se policia nuk ka vënë asnje gjobë ndaj asnjë shoferi për mungesë të jelekut të verdhë dhe për mbajtjen e zjarrfikëses.
Kjo, sipas ministrit te Brendshëm për një arsye të thjeshtë; nuk ka asnjë ligj që e kërkon pasjen në makinë të këtyre dy zërave shumë të përfolur ditët e fundit..
“A e di se Policia ka vendosur 0 (zero) gjoba për zjarrfikësen në makinë sepse nuk e kërkon ligji një gjë të tillë?
A e di se Policia ka vendosur 0 (zero) gjoba për jelekun e verdhë sepse nuk e kërkon ligji një gjë të tillë?”.
“A e di se Janar-Shtator 2013, Policia ka vendosur 1.957 gjoba për kutinë e ndihmës së shpejt përkundër 380 gjobave gjatë këtyre 400 ditëve?”.
Më tej ministri renditi statistika të tjera për 400 ditët e pune se tij, ku sipas shifrave policia ka arrestuar 9 821 persona për krerjen e veprave të ndryshme penale.
“A e di se këto 400 dite, Policia ka kontrolluar 536.611 mjedise/mjete? (1.341 mjedise/dite).
A e di se këto 400 dite, Policia ka sekuestruar 301.383 municion të paligjshëm? (753 municione/dite).
A e di se keto 400 dite, Policia ka sekuestruar 1.175 arme pa leje? (3 arme/dite).
A e di se keto 400 dite, Policia ka trajtuar 63.535 konflikte ndermjet qytetareve? (159 konflikte/dite).
A e di se keto 400 dite, Policia ka arrestuar 9821 persona per vepra penale te ndryshme? (24.5 persona/dite)”, shkruan ministri i Brendshëm Saimir Tahiri./j.h
Ky eshte kodi rrugor.
http://qbz.gov.al:81/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/Kodi%20rrugor-2012.pdf
Lexojeni me kujdes qe te kuptoni abuzimet e paligjshme qe ben policia rrugore te cilat jane qe nga sekuestrimi i patentes e deri te dokumentat, duke mos llogaritur shkeljet e tjera.
I sygjeroj zotit Tahiri qe ta lexoj edhe ai me shume kujdes, qe te kuptoj se kush po e shkel ligjin!
O Zoti Minister, a di ti qe ne nuk mund te mbajme Kodin RRugore ne xhep dhe tja lexojme policit,dhe polici nuk duhet te na kercenoje me heqje patente pavaresisht se ligji nuk e thote!!!!????
Keto ligje rilindin sa here nderrohen qeverite domokratike ne periudhen postdiktatoriale.Ky ligj eshte tepke si ai qe kerkohej te zbatohej me force nga policia ne periudhen e mbreterimit te Saliut te Pare.Ka qene aty nga viti 1994.Te gjitheve, ne shoferave te fugoneve qe benim rrugen Fier-Vlore-Fier na kujtohet mire ai polic mustaqja nga Treopoja qe zinte Uren e Mifoli qe ne 8.00 te sabahut dhe fillonte(ne emer te ligjit natyrish):1-patenten,2-zjarrfiksen,3-fashon,4-jelekun,dhe po te ishe ne rregull,vazhdonte 5- po rrotat,rrotat nuk i kane lulet ne norme dhe keshtu 6- perfundonte me nje 2000 lekesh per cdo fugon “ne emer te ligjit”.Per ata qe nuk respektojne ligjin(1-6)do t’ju mesoj cifteline,shtonte mbi ligjin polici.Gojet e liga,atehere thoshin zjarrfiksja eshte e Agronit,jeleku eshte i Blerimit,fashua eshte e Tritanit.Gojet e liga flasin prape sot.Te jete e vertete valle?
Buuu-Thote italiani.
Ceshtja eshte se ciftelia nga Tropoja u zvendesua me gerneten nga Tepelena dhe perseri vazhdon e njejta linje, pa u pyetur fare se c’fare thone ligjet e shtetit. Metode e njohur kjo qe nuk ndryshon kurre ne Shqiperi, pavaresisht ngjyres politike.
3 arme ne dite do te thote qe jane armet e vrasjeve. te ndodhura ne nje dite te vetme…