Arrestohet 23 vjeçari, dyshohet se vodhi teqenë e “Baba Zenelit”

7 Nëntor 2014, 09:57Kronika TEMA

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Spiro Kotroçi 23 vjeç, si të dyshuar në vjedhjen e teqesë së “Baba Zenelit” në Lazarat.

Sipas policisë, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr 362 datë 02.09.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” , për veprën penale të “Vjedhjes”.

23 vjecari dyshohet se më datën 04.07.2014 , ka vjedhur Teqenë e Baba Zenelit në Lazarat, ku për këtë ngjarje janë siguruar nga grupi hetimor prova shkencore për autorësinë e kësaj vjedhje.

“Njëkohësisht ky shtetas është i dënuar me 6 muaj Burg në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në Janar 2014 me Vendim Nr 396, për veprën penale “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të autometeve të ndodhura më parë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./gj.k/

1 komente në “Arrestohet 23 vjeçari, dyshohet se vodhi teqenë e “Baba Zenelit””

  1. hajdari says:

    Bilanci i vjedhjes ne teqe:
    – 200 kg hashash i presuar
    – 10 kg vaj hashashi
    – 1,000 fidane gati per tu mbjelle ne bahcen e teqese
    – 1 mitraloz 12.7 mm
    – 3 mitraloze te lehte
    – 10 kallashnikove
    – Granata, fisheke dhe “aksesore” te tjere

    Vendim i formes se prere:

    T’i kthehen babait te teqese te gjithe sendet e vjedhura ose te rimbursohet Baba Mondi. Me zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Ilir Meta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje