Policia e Dibrës parandaloi një vrasje, arrestoi 3 autorët e dyshuar të saj dhe shpalli në kërkim porositësin, i cili mësohet se banon jashtë Shqipërisë.
Strukturat policore të për Aktet Terroriste dhe Krimet e Rënda kanë vënë në pranga:
Ndërkohë u shpall në kërkim shtetasi me inicialet M.O, 33 vjeç, me banim në Gjoricë.
Ata akuzohen për vrasje me paramendim, të mbetur në tentativë.
Ngjarja ishte planifikuar të ndodhte në 10 nëntor, rreth orës 22:00, në fshatin Gjoricë.
Policia ka mësuar përmes dëshmive të siguruara dhe përgjimeve se autorët kanë tentuar të vrasin banorin e Gjoricës, me iniciale F.A. Leonard Xhixha, Bujar Leza si edhe 21-vjeçari V.C. nga Gjorica, ishin paguar për të eleminuar të riun nga ky fshat, i cili ishte në konflikt me porositësin që banon jashtë vendit.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndërhyrjes në kohë të strukturave policore është bërë e mundur parandalimi i vrasjes, dhe kapja e autorëve te dyshuar.