Ekstradohet drejt Beogradit 38- vjeçari i dënuar nga drejtësia serbe

11 Nëntor 2014, 16:51Kronika TEMA

Interpol Tirana ekstradon drejt Beogradit një shtetas të dënuar nga drejtësia serbe me 5 vjet e 3 muaj burg për veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe fallsifikim dokumentesh.

“Më datën 11.11.2014, në orën 15:00, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Tirana drejt Beogradit të shtetasit Afrim NUREDINI, vjeç 38, lindur në Preshevë/Serbi.

Gjykata e Beogradit me vendimin Nr.N.Okz1.br.2407/13, datë 11.06.2013, dhe Gjykata e Vranje, me vendimin Nr.No.K.br210/10, datë 09.09.2013 e kanë dënuar  me 5 vjet për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”dhe me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumentave.

Shtetasi Afrim NUREDINI, , është arrestuar më datë 03.08.2014, gjatë kontrollit të pasaportave në P.K.K.Rinas”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje